Connect with Us

Shkodra ”kërcënohet” nga reshjet/ Prefektja: Jemi në gatishmëri

Sociale

Shkodra ”kërcënohet” nga reshjet/ Prefektja: Jemi në gatishmëri

Publikuar

-

Shkodra ''kërcënohet'' nga reshjet, prefektja Majlinda Angoni: Jemi në gatishmëri

Pas të ftohtit dhe acarit nga nesër pritet të rikthehen reshjet e dendura të shiut në Shqipëri, ku intesitetit më i madh i tyre do jetë kryesisht në zonën veri-perëndimore.

Për këtë, Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile ka paralajmëruar se rajoni i Shkodrës do të goditet nga reshje të shumta shiu, që do zgjasin rreth katër ditë, situatë kjo që mund të shoqërohet me përmbytje.

Prefektja e qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni, tregoi për Euronews Albania, masat, që sipas saj janë marrë për të përballuar situatën. Ajo tha se strukturat janë vënë në gatishmëri të plotë për t’u kujdesur për banorët në rast nevoje.

“Pritet të kemi reshje sipas Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile (AKEC), që bazuar edhe tek IGJEUM, do të kemi reshje të një intensiteti të lartë, kjo na vuri para përgjegjësisë. Përqendrimi i reshjeve është në Shkodër dhe në Vaun e Dejës. Ka një mirëmenaxhim të kaskadës së Drinit, dhe kjo është dhe falë shkarkimeve qëjanë bërë gjatë gjithë kësaj jave”, tha ajo.

Ajo tha se ka një përmirësim të ndjeshëm të situatës nga përmbytjet e pak ditëve më parë. Sipas znj. Angoni në të gjithë qarkun e Shkodrës përllogariten sot rreth 910 hektarë tokë, e cila është mbuluar nga uji.

LEXO EDHE:  Kush është treshja e diktaturës që nxit dhunën?/ Flet kreu i PD-së, Lulzim Basha

“Ne nuk kemi pasur shtëpi të përmbytura. Nuk kemi pasur persona të evakuuar, nuk kemi pasur gjë të gjallë të evakuuar. Në Shkodër nuk kemi pasur, por kemi pasur vetëm një familje në Vaun e Dejës dhe ajo është strehuar tek fisi i vet. Kemi pasur sipërfaqe nën ujë. Kemi si qark i Shkodrës 910 ha tokë  nën ujë. Kemi një rëni të ujërave si në Bunë, Drin, dhe ashtu dhe në Liqenin e Shkodrës”,  shtoi ajo./euronews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Aktualitet

Nis vaksinimi në Lezhë/ Manastirliu lajmëron ardhjen e 8000 dozave të tjera nga Pfizer

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme ka nisur vaksinimi për të moshuarit mbi 90 vjeç në Lezhë. Të pranishëm ishin dhe Kryeministri Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta

Manastirliu, e cila ka lajmëruar se në 15 mars priten të vijnë dhe 8000 diza të tjera nga vaksina Pfizer.

“Kemi arritur 15 mijë vaksinime, 12 mijë janë personel shëndetësor. Bëjmë çdo ditë të paktën 1000 vaksinime dhe besoj se do të bëjmë akoma më shumë me ardhjen e vaksinave nga Pfizer. Me datë 15 Mars vijnë rreth 8000 vaksina nga Pfizer”- tha Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Humbi jetën nga Covid-19/ Zbulohen detaje të reja për 27-vjeçaren nga Berati

Publikuar

-

Nga

Kurba nuk njeh ulje/ Konfirmohen 851 raste të reja, ja sa kanë humbur jetën sot

Detaje të reja janë zbardhur mbi vdekjen e 27-vjeçares nga Berati, si pasojë e Covid-19.

Mësohet se Arjola Cakollari mbërriti në gjendje të rënduar në spital dhe pasi ju dha ndihma e parë dhe ju bënë ekzaminimet rezultoi që covid i kishte prekur 90% të mushkërisë. Mjekja infeksioniste në Repartin Covid-19 të Spitalit Rajonal të Beratit, Etleva Vila deklaroi se pasi u pa se gjendja e saj ishte kritike u vendos që vajza të dërgohej drejt spitalit Infektiv të Tiranës për mjekim të specializuar, megjithatë e reja nuk ja doli dot.

27-vjeçarja ishte kthyer në Berat për t’u shërbyer prindërve të saj, të infektuar me Covid-19, por u infektua dhe vetë, duke humbur dhe jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rriten temperaturat/ Parashkimi i motiti për sot

Publikuar

-

Nga

Keni bërë plane për ditën e sotme?/ Ky është parashikimi i motit

Orët e para të ditës janë dominuar nga kthjellimet në të gjithë Shqipërinë.

Sipas Metoalb, pasditja dhe nata sjellin kalime vranësirash nëpër territor, ku më të shpeshta vranësirat paraqiten në zonat jugore-juglindore. Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C minimumi deri në 18°C maksimumi.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët./CNA.al

LEXO TE PLOTE