LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr mes vëllezërish/ Plagoset me thikë 47 vjeçari në Vlorë

21 Janar 2021, 12:47, Kronika CNA
Sherr mes vëllezërish/ Plagoset me thikë 47 vjeçari

Policia e Vlorës ka arrestuar një 38-vjeçar me iniciale B.T. pasi akuzohet se pas një sherri për motive të dobëta ka plagosur me thikë të vëllanë e tij F. T., 47 vjeç.

Ky i fundit është dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

?Arrestohet në flagrancë një 38-vjeçar, për veprën penale ?Plagosja e rëndë me dashje?. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B. T, 38 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në banesë, ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, vëllanë e tij, shtetasin F. T., 47 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë). Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme?, njofton policia./CNA.al

Lajmet e fundit nga