Connect with Us

“Rama të dënohet për grusht shteti”/ Berisha i bindur: Ngjarja e 21 janarit do zbardhet

Politikë

“Rama të dënohet për grusht shteti”/ Berisha i bindur: Ngjarja e 21 janarit do zbardhet

Publikuar

-

“Mandati i tretë i Ramës është në burg”/ Berisha: Ka fshehur 200 milionë euro në offshore

Ish kryeministri Sali Berisha shprehu bindjen se ngjarja e 21 janarit 2011 do të zbardhet dhe përgjegjësit do të shkojnë para drejtësisë.

Në një intervistë për “Syri Tv”, Berisha u shpreh se Edi Rama duhet të dënohet për grushtin e shtetit që bëri 10 vite më parë dhe shkeljen e Kushtetutës.

Sipas tij, njëri nga viktimat ishte brenda perimetrit të ndaluar, ndërsa për tre viktimat e tjerë Berisha tha se nuk kishte informacion.

“Katër viktimat janë dëshmorë të puçit të Edi Ramës. Kam shprehur nga ora 7 ku kam dalë në konferencë shtypi dhe u kam shprehur ngushëllime familjarëve dhe hetim të plotë për viktimat. Por që unë të pranoj përpjekjen për të marrë pushtetin me dhunë nuk e bëj asnjëherë.

LEXO EDHE:  Luli Basha’s anniversary/ 4 years from the protests under the tent, which he sold to Edi Rama

Edi Rama i përdor ata për mburojë për vete. Rama për grushtin e shtetit dhe shkeljen e kushtetutës meriton dënim të përjetshëm. Njëri është goditur brenda rrethimit, për të tjerët nuk kam informacione. Ata të cilët lejuan puçin e tyre po hetohen. Ajo ngjarje jam i bindur që do zbardhet sepse ka shumë indicie që kishte bashkëpunëtor mes policisë.

Unë di që për një pjesë të madhe të shqiptarëve ishte një përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë, per pjesën tjetër nuk di gjë. Komandatin e grupit të zjarrit e kanë zgjedhur kryetar. Unë di edhe që janë bërë hetime. Kaq di unë”, tha Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Demostrohet identifikimi elektronik i zgjedhësve ne Kukës/Celibashi:”Siguri për procesin zgjedhor”

Publikuar

-

Nga

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka njoftuar se ka nisur demostrimi i Identifikimit Elektronik të zgjedhësve në Kukës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Celibashi theksoi se ky sistem është siguri për një proces zgjedhor të rregullt dhe të ndershëm dhe se është i thjeshtë në përdorim.

“ 𝐏𝐚𝐣𝐢𝐬𝐣𝐚 𝐞 𝐈𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐟𝐢k𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐄𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤, 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐧𝐬𝐭𝐫𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧ë #𝐊𝐮𝐤ë𝐬. Për të prezantuar funksionalitetin e Pajisjes Elektronike të Identifikimit të zgjedhësve, u simulua procesi i votimit. Sistemi i Identifikimit Elektronik të zgjedhësve që do të përdoret në ditën e votimit është i thjeshtë në përdorim për votuesit dhe i sigurtë. Sistemi i Identifikimit Elektronik, siguri për një proces zgjedhor të rregullt dhe të ndershëm”, shkruan Celibashi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta kercënon Ramën/ “Po dhunove zgjedhjet nuk do kesh vend ku të futesh

Publikuar

-

Nga

Meta del me mesazhin e fortë/ ‘Treni është nisur, mjerë ai që i del para’

Presidenti Ilir Meta gjatë takimit online me përfaqësuesit civilë tha se kushti kryesor për negociatat e integrimit në BE është që këto zgjedhje të jetë të lira dhe të ndershme. Ndër të tjera Meta tha se nësë Partia Socialiste do të fitojë pa prekur votën, ai do të japë dorëheqjen më 26 prill.

“Nëse kjo shumicë konfirmohet pa prekur votën, Presidenti jep dorëheqjen më 26 prill. Të jenë të qartë të gjithë, Presidenti do të shkojë në të gjithë Shqipërinë me këto mesazhe: Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen se në demokraci, fuqia e tyre është vota.

Ta përdorin votën për të zgjedhur dhe për të ndëshkuar. Ta orientojnë votën e tyre tek kandidatët më me integritet. Për mua ka rëndësi të ringjallet besimi tek demokracia. Presidenti nuk do të fshihet kurrë nga një sfidë e madhe, angazhimi për të ndalur çdo përpjekje që synon të vrasë demokracinë.

Nuk i jam shmangur asnjëherë kësaj sfide, por ama që ti të dhunosh dhe njëherë popullin shqiptar, kushdo qofsh, kjo është një gjë që nuk ka më ku të shkojë e ku të rrijë, sepse e dimë më c’do të thotë të humbasë edhe njëherë Shqipëria” tha ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Albin Kurti i thotë jo koalicionit me partitë shqiptare/”Kandidatët tanë të pavarur”

Publikuar

-

Nga

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti në fjalën e tij nga Gjirokastra, ku zyrtarizoi kandidimin në zgjedhjet e 25 prillit, hodhi poshtë mundësinë për koalicion me partitë e tjera në Shqipëri.

Ndër të tjera, Kurti, tha se kandidatët e LVV do të jenë të pavarur dhe se ka kërkuar angazhimin e tyre sepse Shqipëria ka nevojë për zhvillim që sjell punësim. Ai po ashtu deklaroi se ka patur takim me Edi Ramën, Ilir Metën dhe Lulëzim Bashën.

“Sot jemi këtu në Gjirokastër, tek vendi ku një javë pas ngritjes së flamurit nga Ismail Qemali në Vlorë, u ngrit edhe në Gjirokastër. Unë kam takuar dje të tre, edhe kryeministrin Edi Rama, edhe presidentin Meta, edhe kryetarin e PD, Basha. Janë tre kandidatë të pavarur që ne i mbështesim. Kreshnik Merxhani në Gjirokastër, Boiken Abazi në Tiranë dhe Iljaz Shehu në Lezhë. Duam të angazhohen sepse Shqipëria ka nevojë për zhvillim që sjell punësim” -tha Kurti./CNA.al

LEXO TE PLOTE