Connect with Us

Orët e para në detyrë/ Biden shfuqizon disa nga politikat e ish-Presidentit Trump

Bota

Orët e para në detyrë/ Biden shfuqizon disa nga politikat e ish-Presidentit Trump

Publikuar

-

Ndër 17 urdhërat ekzekutivë të nënshkruar gjatë orëve të para në detyrë nga Presidenti Joe Biden, dy prej tyre forcojnë bashkëpunimin e dëmtuar me Kombet e Bashkuara në drejtim të përmirësimit të shëndetit global dhe luftës ndaj ndryshimeve klimatike.

Duke përmbushur premtimet elektorale, Presidenti Biden ndali tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe riktheu vendin në Marrëveshjen e Parisit për Klimën të vitit 2015.
“Jam i angazhuar të punoj nga afër me Presidentin Biden dhe udhëheqësit e tjerë për të përballuar emergjencën klimatike dhe COVID-19tën”, u shpreh në një deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Gjithashtu, Presidenti Biden nënshkroi urdhëra ekzekutivë me shtrirje të gjerë, të cilët u japin fund kufizimeve të udhëtimit nga vende afrikane dhe me shumicë myslimane, fillojnë ndaljen e financimit të murit kufitar, si dhe forcojnë mbrojtjet për emigrantët e sjellë në moshë të mitur në rrugë të paligjshme. Këta urdhëra çmontojnë disa prej pjesëve kryesore të politikave kufizuese ndaj emigracionit të vendosura nga ish-Presidenti Donald Trump.

Kufizimet ndaj udhëtimeve

Shtëpia e Bardhë Biden-Harris përmbysi urdhërat që ndaluan shumicën e njerëzve nga disa vende myslimane dhe afrikane për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara. Në një konferencë me gazetarët, këshilltari i sigurisë kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan, përshkroi politikën e ish-Presidentit Trump si “asgjë më pak se një njollë mbi kombin tonë” dhe si “të rrënjosura në ksenofobi dhe armiqësi fetare”. Ish-Shtëpia e Bardhë Trump i kishte mbrojtur urdhërat si të nevojshëm për ta mbajtur Amerikën të sigurt.

Megjithëse urdhëri thotë se do të sigurojë asistencë për familjet që ishin ndarë nga kufizimet ndaj udhëtimit të ish-Presidentit Trump, urdhëri gjithashtu bën thirrje për forcimin e kontrollit dhe verifikimit për udhëtarët duke “përmirësuar shkëmbimin e informacionit me qeveritë e huaja”.

Programi DACA

Presidenti Biden po “ruan dhe përforcon” programin DACA, i cili ka mbrojtur nga deportimi qindra mijëra migrantë të sjellë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara kur ishin të mitur. Në urdhërin e tij, Presidenti Biden i bën thirrje Kongresit të miratojë legjislacionin që u jep përfituesve nga DACA, statusin e përhershëm ligjor dhe një mundësi drejt shtetësisë amerikane.

DACA u krijua nga administrata Obama në vitin 2012 dhe u sulmua vazhdimisht për t’u ndërprerë nga administrata Trump. Gjykata e Lartë më në fund e ruajti programin, duke konkluduar se administrata Trump kishte kërkuar në mënyrë të parregullt shpërbërjen e tij.

LEXO EDHE:  Akuzat për sulm seksual/ Biden: Nuk ka ndodhur kurrë, kurrë!

Janë rreth 700’000 njerëz të regjistruar në programin DACA, i cili ende përballet me sfida ligjore.

Muri kufitar

Presidenti Biden i dha fund deklaratës së emergjencës kombëtare që Presidenti Trump lëshoi për ndërtimin e shpejtë të mureve përgjatë kufirit SHBA-Meksikë. Megjithëse Kongresi autorizoi fonde shtesë për murin në fund të vitit të kaluar, administrata Biden pritet të shqyrtojë kontratat e ndërtimit dhe të ndalë shtimin e barrierave të mëtejshme kufitare.

Deportimet

Administrata e re ka ndaluar dëbimet e emigrantëve pa dokumenta ndërsa Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) do të rishikojë përparësitë e zbatimit të ligjit.

Alejandro Mayorkas, i përzgjedhur nga Presidenti Biden për të qenë Sekretar i Sigurisë Kombëtare, u paraqit për një seancë konfirmimi në Senat të martën. Zoti Mayorkas u zotua të ndiqte ligjin amerikan të emigracionit në marrjen e vendimeve nëse emigrantët dhe personat pa dokumenta duhet të qëndrojnë në vend.

Censusi

Zoti Biden shfuqizoi gjithashtu një plan për të përjashtuar emigrantët pa dokumenta nga censusi, në bazë të të cilit vendoset përfaqësimi i secilit shtet në Dhomën e Përfaqësuesve. Administrata e re thotë se dëshiron që Byroja e Censusit të ketë kohën e nevojshme për të përfunduar “një numërim të saktë të popullsisë”.

Në vitin 2018, ish-Presidenti Trump kërkoi të përfshinte një pyetje për shtetësinë në pyetësorin e regjistrimit, por u bllokua nga Gjykata e Lartë. Vitin e kaluar, sidoqoftë, Gjykata e Lartë rrëzoi një padi ndaj planit të administratës së atëhershme për të përjashtuar të padokumentuarit nga regjistrimi që përdoret për të përcaktuar përfaqësimin në Kongres.

Legjislacioni për emigracionin

Presidenti Biden gjithashtu ka paraqitur një plan që parashikon një proces tetëvjeçar drejt shtetësisë për emigrantët pa dokumenta. Senatori Bob Menendez, demokrat nga shteti New Jersey, ka rënë dakord për ta prezantuar projekt-ligjin në Kongres.

Legjislacioni do të mundësonte që miliona emigrantë të padokumentuar të kualifikoheshin për qëndrim të përhershëm në SHBA pas pesë vitesh dhe të kualifikoheshin për të aplikuar për shtetësinë tre vite më vonë. Afati kohor do të përshpejtohet për përfituesit nga programi DACA dhe personat me Statusin e Mbrojtjes së Përkohshme, të cilët i janë larguar konfliktit të armatosur ose katastrofave natyrore. Aplikantët do të duhet të kenë hyrë në Shtetet e Bashkuara para 1 janarit të këtij viti./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Bota

SHBA: Zbulimi rus përhap dezinformime për vaksinat Pfizer dhe Moderna

Publikuar

-

Nga

SHBA: Zbulimi rus përhap dezinformime për vaksinat Pfizer dhe Moderna

Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar tre publikime në internet të drejtuara nga shërbimet e zbulimit rus, që po përpiqen të sabotojnë vaksinat e prodhuara nga kompanitë Pfizer dhe Moderna, tha një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit.

Zëdhënësja tha se publikimet në fjalë “kanë përhapur shumë lloje dizinformimesh, duke përfshirë ato për vaksinat Pfizer dhe Moderna, si dhe për organizata ndërkombëtare, për konflikte ushtarake, protesta dhe për çdo çështje që mund të krijojë përçarje dhe që ata mund ta shfrytëzojnë”.

Gazeta Wall Street Journal (WSJ) raportoi e para për identifikimin e fushatës dizinformuese.

Kremlini i mohoi pohimet amerikane se Rusia po përhap informacione të rreme rreth vaksinave.

Rusia e miratoi vaksinën e saj Sputnik V në muajin gusht, para se të fillonte një provë në shkallë të gjerë, duke thënë se ishte vendi i parë që realizoi vaksinën kundër COVID-it. Testimet e vlerësuara nga ekspertët e fushës disa muaj më vonë provuan se vaksina ishte rreth 92% e efektshme në luftimin e virusit.

LEXO EDHE:  I forti i Serbisë do të zgjidhet president

LEXO EDHE:  Evropianët në grackën e Trumpit

Pfizer, me seli në New York dhe BioNTech në Gjermani, prodhuan vaksinën e parë të autorizuar në Shtetet e Bashkuara, të cilën rregullatorët e miratuan në muajin dhjetor. E dyta, e prodhuar nga Moderna, me qendër në Masaçusets, u autorizua po atë muaj.

Zëdhënësja tha se publikimet ruse u identifikuan nga Qendra Globale e Angazhimit pranë Departamentit të Shtetit, e ngritur për t’iu kundërvënë fushatave të propagandës dhe dizinformimit.

Ajo tha se “Departamenti do të vazhdojë të ekspozojë aktivitetet keqdashëse të Rusisë në internet.” “Ne gjithashtu do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë për një përgjigje globale kundër dezinformimit,” shtoi ajo./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

8 Marsi/ Thirrja e Angela Merkel: Të mos kthehemi tek modeli i vjetër i roleve

Publikuar

-

Nga

Kancelarja Merkel mendon, se në kohën e koronavirusit shpesh gratë janë më të ngarkuara. Janë sërish gratë ato që duhet të përballojnë vështirësitë mes homeschooling, kujdestarisë për fëmijët dhe profesionit të tyre, thekson ajo në podcastin e saj.

Kancelarja Angela Merkel tërheq vëmendjen për përpjekje të mëtejshme për barazinë gjinore. Nëse i hedh një sy sektorëve drejtues në ekonomi, por edhe në politikë vëren, që „ne ende nuk e kemi arritur objektivin”, deklaroi kancelarja në podcastin e saj të përjavshëm.

Nuk mund të pranohet, që „gratë të kontribuojnë masivisht në shoqërinë tonë dhe njëkohësisht të mos marrin pjesë si të barabarta në vendimmarrje të rëndësishme në politikë, ekonomi dhe në shoqëri”, nënvizon Merkel duke iu referuar 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas. 8 Marsi na tërheq vëmendjen, që „gjithmonë të jemi kritikë dhe të shtrojmë pyetjen se çfarë mungon ende në rrugën drejt barazisë gjinore”.

Mbi 75 përqind e grave në sektorin e shëndetësisë

Njëkohësisht ajo paralajmëron të mos lejohet që kriza e koronavirusit „të na kthejë në modelin e vjetër të roleve, që mendonim se e kemi kapërcyer”. Janë kryesisht gratë, të cilat me angazhimin e palodhur të tyre në sektorin e kujdesit social dhe shëndetësor aktualisht kanë mjaft ngarkesë, tërheq vëmendjen kryeministrja kristiandemokrate. Merkel thekson, se në sektorin e shëndetësisë mbi 75 e të punësuarve janë gra, por vetëm 30 përqind janë gra në pozicionet drejtuese të këtij sektori. Pikërisht tani gjatë pandemisë lipset barazia në të gjitha sferat e shoqërisë, bën thirrje kancelarja. „Për këtë duhet që gratë të paguhen po aq sa edhe burrat.”/DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen/ Përfitoi nga kontratat për maskat

Publikuar

-

Nga

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen/ Përfitoi nga kontratat për maskat

Një ligjvënës i partisë së kancelares gjermane Angela Merkel tha të dielën se ai do të lëshojë vendin e tij në parlament dhe do të largohet nga politika, vendim që pason publikimin e të dhënave se kompania e tij ka përfituar nga marrëveshjet për të blerë maska në fillim të pandemisë. Publikimi i rastit ka nxitur kritika të ashpra ndërsa vendi ndodhet në një vit zgjedhor.

Nikolas Loebel, ligjvënës i Bashkimit Kristian-Demokrat të Qendrës së Djathtë të zonjës Merkel, u kritikua nga anëtarë të partisë së tij dhe kundërshtarë politikë pas publikimit të njoftimeve të premten se një kompani që ai drejton, ka fituar rreth 300,000 dollarë nga kontratat e ndërmjetësimit për të blerë maska. Duke thënë se duhej të kishte qenë më “i ndjeshëm” zoti Loebel pranoi se kishte gabuar dhe hoqi dorë nga vendi i tij në parlament.

Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për kritikët, veçanërisht pasi shteti i tij i Baden-Wuerttemberg-ut më 14 mars pritet të zgjedhë organin legjislativ rajonal. Ndërkohë më 26 shtator pritet të zhvillohen zgjedhjet në rang kombëtar, proces gjatë të cilit gjermanët do të zgjedhin parlamentin e ri dhe do të përcaktojnë se kush do të pasojë zonjën Merkel.

Të dielën, zoti Loebel tha se ai do të largohej menjëherë nga grupi i partisë së tij në parlament dhe se në gusht do të lëshonte vendin si ligjvënës. Agjencia e lajmeve gjermane “dpa” njoftoi se ai kërkoi falje dhe tha se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e shtatorit.

LEXO EDHE:  Akuzat për sulm seksual/ Biden: Nuk ka ndodhur kurrë, kurrë!

LEXO EDHE:  Ish-presidenti i Argjentines del ne gjyq per shperthimin ne qendren hebraike

Po marr përgjegjësinë për veprimet e mia“, tha ai.

Rasti i zotit Loebel nuk ishte i pari që ka tronditur bllokun e qendrës së djathtë. Georg Nuesslein, një ligjvënës i shquar i Bashkimit Social-Kristian, partia simotër e Kristian Demokratëve, përballet me një hetim për korrupsion nga prokurorët e Mynihut, lidhur me marrëveshje mbi prokurimin e maskave. Zoti Nuesslein i ka hedhur poshtë akuzat./ VOA

LEXO TE PLOTE