Connect with Us

Ndahet nga jeta balerini i njohur shqiptar, Kujtim Hoxha

Kultura

Ndahet nga jeta balerini i njohur shqiptar, Kujtim Hoxha

Publikuar

-

Ndahet nga jeta balerini i Teatrit Operës dhe Baletit balerini Kujtim Hoxha.

Drejtoresha e TKOB ka njoftuar se, balerini Kujtim Hoxha është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë. Çela teksa shpreh ngushëllimet për familjen, ka shkruar edhe kontributin e Kujtim Hoxhës në baletin shqiptar.

“Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të balerinit Kujtim Hoxha.
Kujtim Hoxha u shua sot në moshën 64 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë të cilën nuk e mposhti dot. Kujtim Hoxha ka lindur në vitin 1956 në Tiranë. Ka filluar punë pranë institucionit të TKOB që në vitin 1975 si balerin pranë trupës së baletit të Teatrit të Operas pas mbarimit të Akademisë së Dancit. Që nga ajo kohë ka punuar me përkushtim duke filluar që nga Dekadat e përvitshme të Majit e deri tek shfaqjet e baletit të trupës së TKOB. Ka zbatuar me përpikmëri detyrat që i kanë ngarkuar koreografët, gjë që vërtetohet edhe me ecjen e tij profesionale duke filluar si kërcimtar trupe deri tek solist. Krahas interpretimit si balerin në pjesën më të madhe të baleteve të vëna në skenën e TKOB me trupën e baletit, ka interpretuar dhe role solistike në baletet si: “Duarartët vigjilentë”, “Tokë e pamposhtur”, “Para stuhisë”, “Don Kishoti”, “Halili dhe Hajria”, “Arrëthyesi”, “Bajadera”, “Liqeni Mjellmave”, “Maxhordomi”, “Lumi i vdekur”, “Coppelia”, “Delina”, “Zhizel”. Një kontribut të rëndësishëm ka dhënë për përgatitjen e brezave të rinj si në mësimin e repertorit, ashtu edhe në rritjen cilësore për realizimin e roleve. Në vitin 2001, si rezultat i kësaj pune, ai u emerua përgjegjës i trupës së baletit. Që nga ky vit ka punuar pranë koreografit Agron Aliaj dhe koreografëve të tjerë edhe si koropetitor i veprave që viheshin në skenën e TKOB, në veprat si: “Rajmonda dhe Spartaku”; “Shehrezade”; “Caravaggio”; “Dansi i Puanteve”; “Migjeniana”, “Carmina Burana”; “Zhizel”; “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”; “Delina”; “Zorba”; “Coppelia”. Gjatë gjithë karrierës së tij artistike në TKOB është karakterizuar nga impenjimi dhe korrektësia në punë. Ka pasur marrëdhënie shumë të mira si me punonjësit e administratës ashtu edhe me artistët balerinë dhe të sektorëve të tjerë artistikë. Shpreh me dhimbje te thelle ne emrin tim dhe artisteve e punonjesve te TKOB , ngushëllime familjes e miqve të shumtë të balerinit Kujtim Hoxha. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, shkruan Çela./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kultura

“Një yll i ri ka lindur”/ Kush është Enkelejda Kamani, sopranoja shqiptare që po arrin majat në Itali

Publikuar

-

Nga

Enkelejda Kamani është sopranoja e talentuar shqiptare, soliste në Teatrin e Operës dhe Baletit, e cila në vitin 2015 fitoi vendin e parë në festivalin “Marije Kraja”.

Ajo gjithashtu u rendit e para ndër 6 fituesit e Akademisë “La Scala” për periudhën 2017-2019. Enkeleda Kamani, jo vetëm që e arriti në një moshë të re, por ia doli të renditej e para mes gjashtë finalistëve të Akademisë së këngëtarëve Operistikë.

Roli i fundit, para se qeveria italiane, të vendoste masat e ashpra të karantinës, ishte ai i Lucias në “Lucia di Lammermoor” të Donizetti-t. Dalja nga izolimi e riktheu shpejt Kamanin në dritat e skenës, në rolin e Oscar-it tek opera “Një Ballo me Maska”.

Kamani u rikthye këtë sezon në rolin e Gilda-s, në “Rigoletto”, në 120 vjetorin e kompozitorit Giueppe Verdi dhe të shquar Davide Livermore. Një prej roleve më të dashur, siç thotë ajo. Nje “Gilda” magjepsëse!

Një soprano e bukur, shumë e ëmbël dhe zë të butë, shumë muzikor dhe uniform në çdo regjistër, i japin karakterit të Gildës trashësinë e duhur të një vajze pa përvojë, por me vullnet të fshehur mirë, duke e privuar atë falë leximi i drejtorit të orkestrës dhe regjisorit, i çdo qëndrimi fëminor apo koketë që shpesh i jepet vajzës së varfër të protagonistit. Vlen të përmendet “Të gjitha festat në tempull” të kënduara me buzët e një zëri të butë lotësh nga Enkelejda Kamani.

LEXO EDHE:  Lëngu i portokallit të kuq/Ja pse duhet ta pijnë personat që marrin ilaçe

LEXO EDHE:  “Nga sot, gati për kufoma në Elbasan”/ Paralajmërimi i Artan Hoxhës pas vendimeve për Çapjan dhe Çelën

Rrugëtimi i sopranos shqiptare në Itali vijon, ndërsa shumë media italiane shkruajnë se “një yll i ri ka lindur”.

Enkelejda Kamani po ecën në gjurmët e sopranos Ermonela Jaho, e cila ka krijuar një karrierë të suksesshme në botë.

Brenda marsit kjo  opera do jepet në streaming dhe audiencës i duhet lënë që do të njoftohen së shpejti se kur mund ta ndjekin sopranon e shquar në streaming./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Kultura

Aurela Gaçe e trishtuar për humbjen e Agim Krajkës: U prehsh në paqe kolos i muzikës tonë

Publikuar

-

Nga

Aurela Gaçe e trishtuar për humbjen e Agim Krajkës: U prehsh në paqe kolos i muzikës tonë

Mbrëmjen e kaluar u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare, kompozitori i madh Agim Krajka. Lajmi i hidhur u bë i ditur nga i biri Ulis Krajka.

Të shumtë kanë qenë artistët që kanë treguar dhimbjen e tyre për humbjen e kompozitori të madh. Një ndër to është dhe këngëtarja Aurela Gaçe, e cila ka kujtuar disa nga krijimet më të njohura të kompozitorit.

Sa shume la mbas …thesare ,vepra që i rezistuan çdo sistemi. Këngët që këndoi rinia atehere e tani ,mbajnë firmën e tij: “Lemza”, “Djaloshi dhe shiu”, “Kënga e gjyshes”, “Nuk e harroj ” e shume shume kenge te muzikes se lehte Shqiptare. Kryeveprat e kinematografisë shqiptare ,si: “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti”, “Një shoqe nga fshati”, u shoqëruan nga kolonat zanore te shkruara nga “Nderi i Kombit” Agim Krajka .U prehsh në paqe profesor,kolos i muzikes tone!”, shkruan Aurela në postimin e saj./ CNA.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)

LEXO TE PLOTE

Kultura

Bota e artit në zi/ Ndërron jetë i madhi Agim Krajka

Publikuar

-

Nga

Bota e artit në zi/ Ndërron jetë i madhi Agim Krajka

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme kompozitori i madh Agim Krajka.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i kompozitorit Ulis Krajka, i cili njofton lajmin e hidhur për miqtë.

I madhi Krajka, i vlerësuar me çmimin “artist i popullit”, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, duke lënë pas një dosje të pasur muzikore.

Veprimtaria e tij muzikore është shumë e gjerë dhe përfshin një periudhë prej tri dekadash, pasi ai ka shkruar muzikë në shumë zhanre.

Krajka ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ai ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pasviteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961.

LEXO EDHE:  Dy vdekje brenda pak ditësh/ Najada Çomo: Graviteti i sëmundjes vazhdon

LEXO EDHE:  Më thuaj kur ke lindur, të të them sëmundjen që lidhet me ty

Ai është nderuar me mbi 15 çmime të dyta, 3 çmime të treta dhe vetëm një çmim të parë në Festivalin e vitit 1987, me këngën “Nuk e harroj”, të kënduar nga motrat Libohova./ CNA.al

LEXO TE PLOTE