Politikë
Mediu pa Bashën në zgjedhje/ Nis mbledhjen e firmave për tu regjistruar në KQZ

Gjetja e gjuhës së përbashkët mes kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kreut të Partisë Republikane Fatmir Mediu duket se është shumë larg.
Kreu i republikanëve përveç listës së kandidatëve po ndërmer edhe hapa të tjerë për të shkuar drejt zgjedhjeve të 25 prillit i vetëm.
Mediu u kobntaktua nga CNA.al dhe u pyet nëse ka nisur punë për të shkuar drejt zgjedhjeve parlamentare, dhe ai pohoi se këto ditë do të nisë me mbledhjen e firmave për tu regjistruar si subjekt politik.
“Këto ditë do të nisim me mbledhjen e firmave”, u shpreh shkurtimisht për CNA.al kreu i PR Fatmir Mediu.
Kjo tregon se Fatmir Mediu nuk do të humbë kohë nëse nuk gjen gjuhën e përbashkët me Lulzim Bashën, por do të garojnë të vetëm më 25 prill./CNA.al
https://www.cna.al/2021/01/13/prezantoi-36-kandidatet-mediu-tregon-pse-doli-me-liste-me-vete/
https://www.cna.al/2021/01/13/percahet-opozita-aleati-historik-i-pd-del-me-liste-me-vete/