Connect with Us

Ku çalon kërkesa e Policisë për hapjen e dosjes së “21 Janarit”

Kronika

Ku çalon kërkesa e Policisë për hapjen e dosjes së “21 Janarit”

Publikuar

-

ku çalon kërkesa e Policisë për hapjen e dosjes së “21 Janarit”

Për katër vrasjet e ndodhur më 21 janar 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” institucionet e drejtësisë kanë arritur të zbulojnë autorët për vetëm dy viktimave. Për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës por edhe për disa plagosje të ndodhura atë ditë, hetimet janë pezulluar.

Policia e Tiranës në 10-vjetorin e kësaj ngjarjeje të rëndë, i ka dërguar një shkresë Prokurorisë ku kërkohet rihapja e hetimeve.

Më konkretisht, gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati thotë se kërkohet ri inspektim nisur nga fakti se pas 10 vitesh nga ngjarja teknologjia ka përparuar dhe mund të zbulohen prova të reja.

Policia kërkon ri inspektim duke u dërguar qoftë dhe në një laborator jashtë vendit dhe gjithashtu kërkohet marrja në pyetje e funksionarëve të Gardës së Republikës.

Por sipas gazetari Ferhati “kërkesa duket e pamotivuar ligjërish, pasi Kodi i Procedurës Penale parashikon që për të rihapur një çështje të gjykuar duhet të ketë një provë të re ose dëshmi të reja.

LEXO EDHE:  Detaje të reja/ Policia zbardh vrasjen e 19-vjeçarit në Elbasan

“Në kushtet kur nuk kemi prova të reja është e pamotivuar ligjërisht”, tha Eni Ferhati.

Edhe mundësin për kalimin e dosjes për gjykim në SPAK ai e konsideron çështje të interpretimit të ligjit, ndërkohë që SPAK Është krijuar për të hetuar krimin e organizuar dhe për të marrë këtë dosje do të duhet të ketë vepër të kryer në bashkëpunim dhe ku janë përfshirë zyrtarë të lartë.

“Nuk ka asnjë pengesë ligjore për të kaluar në SPAK por nevojiten prova dhe fakte konkrete”, deklaroi gazetari i Euronews Albania./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Lista me të dhënat private/ SPAK drejt sekuestrimit të materialeve forcërisht

Publikuar

-

Nga

Lista me të dhëna konfidenciale të kategorizuar si “mbështetës” ose jo të Partisë Socialiste, janë publikuar  së fundmi në media.

Bëhet fjalë për të dhëna sensitive të 910 mijë qytetarëve, banorë të Tiranës, ku përfshihej numri i ID dhe numri i telefonit.

Për këtë çështje një hetim ka nisur edhe nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Për të hedhur dritë më tej në SPAK, kanë dëshmuar  Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, të cilët nxorën në median listën me të dhënat private.

Ndërkohë, SPAK i ka çuar shkresa zyrtare Agjencisë Kombëtare e Shoqësisë së Informacionit dhe Partisë Socialiste për t’u dhënë informacion të plotë mbi sistemet që ata kanë dhe mundësinë që të jetë abuzuar, në atë që pretendohet në lidhje me publikimin e të dhënave personale.

LEXO EDHE:  “Më bënë paturpësisht vrasës”/ Lleshaj flet pas largimit: Dua të gjej reflektim!

LEXO EDHE:  “Më bënë paturpësisht vrasës”/ Lleshaj flet pas largimit: Dua të gjej reflektim!

Burime nga SPAK i thanë CNA.al se ende nuk janë marrë përgjigjet zyrtare as nga PS as nga AKSH-i dhe në rast se do të refuzohet përgjigja prej tyre, do të përdoret forca nga ana SPAK.

Pra, do të ndërhyhet në PS dhe AKSH për të marrë të gjithë dokumentacionin që është i nevojshëm për hetimin e kësaj çështje, sasktësojnë burime nga SPAK, për CNA.al.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau gruan/ 35 vite burg për gardistin

Publikuar

-

Nga

35 vite burg, për ish gardistin Alket Arapaj i akuzuar për vrasje në familje. Ky ka qenë vendimi që ka marrë Gjykata e Tiranës, paraditen e sotme.

Kujtojmë se me 12 shkurt 2019, ai ekzekutoi në banesën e tij bashkëshorten Evelina Seferaj, në Allias.

Krimin e kreu me armën e shërbimit, duke e qëlluar tre herë bashkëshorten e cila mbeti në vend e vdekur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasen me policinë/ Arrestohen dy të rinj

Publikuar

-

Nga

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit F. O., 24 vjeç, dhe E. B., 23 vjeç, banues në Tropojë.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta dy shtetas janë konfliktuar me persona të tjerë në një lokal në qytetin e Bajram Currit, duke dëmtuar një tavolinë dhe një kompjuter në ambientet e lokalit.

LEXO EDHE:  I shpallur në kërkim kombëtar/ Arrestohet 26-vjeçari  në Durrës

LEXO EDHE:  Detaje të reja/ Policia zbardh vrasjen e 19-vjeçarit në Elbasan

Gjatë shoqërimit nga patrulla e Policisë, këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar automjetin e Policisë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. O. i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thikë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE