LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Hetimi është i sabotuar”/ Artan Hoxha zbulon detaje të reja për ngjarjen e 21 Janarit

21 Janar 2021, 20:25, Kronika CNA
‘Hetimi është i sabotuar”/ Artan Hoxha zbulon detaje

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga rihapja e hetimeve për ngjarjen e 21 Janarit.

Në një intervistë për Fax neës Hoxha tha se ish ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka këmbëngulur që të rihapë çështjen pasi një prej viktimave, Aleks Nika, është me origjinë nga Lezha.

?Ky është një vendim i vonuar se dy prokurorët e kanë pezulluar që në 28 shkurt të vitit 2020, pra për gati 10 muaj ka ngelur çështja e arshivuar. Nuk kishte nevojë të mbërrinte 21 janari për ta rihapur. Ka pasur një tentativë për ta rihapur çështjen meqë një nga viktimat është nga Lezha dhe çështja është ndjekur nga ish ministri Sandër Lleshaj. Ai ka këmbëngulur me një grup personash, oficerë të policisë dhe familjarë të Aleks Nikës. Ata janë munduar të gjejnë formën për të rihapur çështjen dhe ka gjetur këtë mënyrë?, tha Hoxha.

?Vrasjet nuk i kanë bërë protestuesit por i ka bërë garda. E kam parë me sy të lirë dhe mendoj se duhet të ishte raportuar. Për dreq, në atë kohë përdorja një telefon të vjetër dhe nuk kisha lidhje me internetinfare dhe e marr e çoi te montazhi që ishte duke hedhur pamje. I them hap kasetën, e shikojmë dritarja nga ku Agim Llupo qëllon Ziver Veizin edhe i them ja ku i ke vrasjet, ja kush e ka bërë.

Për mua vrasjet janë të qarta. Aty është bërë një eksperiment duke vendosur në pozicion qitësit që kanë qëlluar  një person me lazer dhe në pozicionin ku kanë qenë personat e vrarë, janë vendosur të tjerët. Deri në atë moment, po hetohej që vrasjet i ka bërë turma. Ai moment ktheu dhe doli që i ka bërë garda. Mbaj mend që më thirrën në prokurori dhe thashë që për mua është e qartë që shoh lëvizjen e dorës të gardistit që me një lëvizje të vogël qëllon me automatik e më pas sposton pak dorën e vret tjetrin.

Për mua, që në fillim hetimi është i sabotuar. Nuk ka pasur integritet prokuroria ta bëjë atë hetim. Kjo historia që u bë për rihapjen e çështjes ka synuar që të mos lejojë parashkrimin e çështjes. Pra nëse nuk do ishte e hapur, do të parashkrohej dhe nuk do të mundësi për hetim për ngjarjen e 21 janarit. Fakti që u rihap dje, do të thotë që tashmë kemi dhe një 10 vjeçar tjetër në dispozicion të organeve të drejtësisë për të hetuar se cfarë ka ndodhur më 21 Janar?.

 

Lajmet e fundit nga