Connect with Us

Eurostat: Mars-tetor 2020, rreth 300 mijë vdekje më shumë në BE nga Covid-19

Sociale

Eurostat: Mars-tetor 2020, rreth 300 mijë vdekje më shumë në BE nga Covid-19

Publikuar

-

Pandemia e Covid-19 e ka rritur vdekshmërinë në 27 vendet anëtare të BE-së me ritme dyshifrore gjatë periudhës mars -tetor 2020 ne krahasim me mesataren e se njëjtës periudhë në vitet 2016-2019, raportoi sot Eurostat.

Gjatë marsit 2020, numri i vdekjeve për shkak të Covid-19 filloi të rritet me shpejtësi në disa vende evropiane. Në disa pjesë të Europës, si në Itali, Spanjë vdekjet ishin jashtëzakonisht të larta, krahasuar me vdekshmërinë mesatare të viteve të mëparshme. Për të dhënë një panoramë më të qartë të ndikimit të pandemisë në mortalitet, Eurostat nisi të raportojë shtesën e vdekjeve bruto në vitin 2020 në raport me vitet paraardhëse.

Nga të dhënat rezultoi se, rreth 297 500 vdekje të tjera ndodhën në BE gjatë periudhës maj-tetor krahasuar me të njëjtën periudhë në 2016 – 2019.

Shtesa bruto e vdekshmërisë ishte e lartë në prill 2020, me një rritje prej 25% krahasuar me mesataren e të njëjtit muaj mbi 2016 – 2019.

Gjatë muajve shtesa e vdekjeve disi dhe nisi përsëri në gusht – shtator, me valën tjetër të pandemisë. Vdekjet shtesë u rrit me 8% në shtator dhe me 17% në tetor mbi mesataren. Treguesi u rrit më tej në nëntor 2020 në të gjitha shtetet anëtare të BE-së me të dhënat në dispozicion.

Megjithëse shtesa e mortalitetit u vu re gjatë gjithë vitit, në të gjithë Evropën, kulmi dhe intensiteti i shpërthimit ishte i ndryshëm në të gjithë vendet.

Duke iu përgjigjur kërkesës në rritje për të dhëna në kohë mbi krizën aktuale shëndetësore pas shpërthimit të COVID-19, treguesi i ‘vdekshmërisë shtesë’ shprehet si përqindje e vdekjeve shtesë krahasuar me periudhën fillestare. Sa më e lartë të jetë vlera, aq më shumë vdekje shtesë kanë ndodhur krahasuar me mesataren para vitit 2020.

Sipas Eurostat gjatë fazës së parë të pandemisë në muajin mars Spanja dhe Italia kishin normat më të larta të mortalitetit prej pandemisë, ku norma e vdekshmërisë bruto u rrit me 40%, ndërsa në prill u përfshinë edhe disa rajone të Francës, sidomos në Veri. Më pas gjatë verës nga qershori në shtator, norma e vdekshmërisë ishte 10-20 për qind me rritje sipas vendeve. Me valën e dytë të pandemisë vdekshmëria u rrit me 40% në disa vende të Europës Lindore dhe 0-30 % në vendet e tjera.

LEXO EDHE:  Integrimi në BE/ Kreu i opozitës greke kërcënon Shqipërinë

Shqipëria, rritje 25.7% për 9 mujorin

Edhe Shqipëria ka shënuar një rritje të lartë të vdekshmërisë. Gjatë 9 -mujorit 2020, janar-shtator, në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT, u shënuan gjithsej në vend 6,294 vdekje, me një rritje prej 25.7% në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 1,288 vdekje më shumë, duke arritur nivelin më të lartë rekord të dekadës së fundit.

Në krahasim me mesataren historike të pesë viteve të fundit (periudhës 2015-2019) prej 5,005 personash po të tremujorit të tretë ka një rritje 26% mbi mesataren historike 5-vjeçare (1,289 persona më shumë).

Historikisht, të dhënat tregojnë se periudha kur ka më shumë humbje jete është tremujori i parë, ku për shkak të motit të ftohtë bie imuniteti kryesisht i të moshuarve. Në tremujorin e dytë e të tretë. numri i vdekjeve bie dhe në tetor-dhjetor, kur fillon e ftohet moti, rritet sërish, por duke mbetur nën nivelin e janar-marsit.

Por, rritja e vdekjeve në tremujorin e tretë të këtij viti ishte aq e fortë, sa jo vetëm ktheu tendencën rënëse të 6 -mujorit, por bëri që 2020-a të jetë viti me vdekjet më të larta të paktën që nga 2011-a, kur raportohen të dhënat, duke ia kaluar 2015-s, që e mbante rekordin deri tani./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Aktualitet

Nis vaksinimi në Lezhë/ Manastirliu lajmëron ardhjen e 8000 dozave të tjera nga Pfizer

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme ka nisur vaksinimi për të moshuarit mbi 90 vjeç në Lezhë. Të pranishëm ishin dhe Kryeministri Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta

Manastirliu, e cila ka lajmëruar se në 15 mars priten të vijnë dhe 8000 diza të tjera nga vaksina Pfizer.

“Kemi arritur 15 mijë vaksinime, 12 mijë janë personel shëndetësor. Bëjmë çdo ditë të paktën 1000 vaksinime dhe besoj se do të bëjmë akoma më shumë me ardhjen e vaksinave nga Pfizer. Me datë 15 Mars vijnë rreth 8000 vaksina nga Pfizer”- tha Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Humbi jetën nga Covid-19/ Zbulohen detaje të reja për 27-vjeçaren nga Berati

Publikuar

-

Nga

Kurba nuk njeh ulje/ Konfirmohen 851 raste të reja, ja sa kanë humbur jetën sot

Detaje të reja janë zbardhur mbi vdekjen e 27-vjeçares nga Berati, si pasojë e Covid-19.

Mësohet se Arjola Cakollari mbërriti në gjendje të rënduar në spital dhe pasi ju dha ndihma e parë dhe ju bënë ekzaminimet rezultoi që covid i kishte prekur 90% të mushkërisë. Mjekja infeksioniste në Repartin Covid-19 të Spitalit Rajonal të Beratit, Etleva Vila deklaroi se pasi u pa se gjendja e saj ishte kritike u vendos që vajza të dërgohej drejt spitalit Infektiv të Tiranës për mjekim të specializuar, megjithatë e reja nuk ja doli dot.

27-vjeçarja ishte kthyer në Berat për t’u shërbyer prindërve të saj, të infektuar me Covid-19, por u infektua dhe vetë, duke humbur dhe jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rriten temperaturat/ Parashkimi i motiti për sot

Publikuar

-

Nga

Keni bërë plane për ditën e sotme?/ Ky është parashikimi i motit

Orët e para të ditës janë dominuar nga kthjellimet në të gjithë Shqipërinë.

Sipas Metoalb, pasditja dhe nata sjellin kalime vranësirash nëpër territor, ku më të shpeshta vranësirat paraqiten në zonat jugore-juglindore. Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C minimumi deri në 18°C maksimumi.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët./CNA.al

LEXO TE PLOTE