Kronika
Dosja e 21 Janarit/ Artan Hoxha: Është kërkuar të hetohet nga SPAK

Një ditë para 10 vjetorit të 21 Janarit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues në Bulevard, policia e Tiranës ka kërkuar hapjen e hetimeve.
CNA.al mësoi mbrëmjen e djeshme se në orën 16:00 Policia e Tiranës ka dorëzuar në Prokurori kërkesën për rihapjen e hetimeve për 21 Janarin, por nuk u regjistrua si dosje, pasi kishte ardhur pas orarit zyrtar.
Por kjo kërkesë është regjistruar sot dhe për këtë dosje ka folur edhe gazetari investigativ Artan Hoxha.
Hoxha deklaroi se kjo kërkesë vjen për t’i hapur rrugën rihapjes së hetimeve edhe për 10 vitet e ardhshme, ndërsa theksoi se është kërkuar që këtë radhë dosjen ta marrë përsipër SPAK.
“Nëse nuk hapej çështja deri në datën 21, rrezikonte që të parashkruhej dhe nuk kishte më mundësi për ta kryer hetimin. Me këtë që ka bërë policia i ka dhënë një afat 10 vjeçar hetimit të çështjes. Në dijeninë time është kërkuar që çështjen ta hetojë SPAK, jo prokuroria e Tiranës.
Është kërkuar ta bëjë SPAK-u për shkak edhe të dyshimeve dhe akuzave që janë ngritur dhe ideja është se duke e hetuar SPAK-u hetimi mund të shkojë edhe te urdhëruesit”, deklaroi Hoxha në emisionin “Opinion”./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Lala bën deklaratën e fortë/ Behar Sofia i përfshirë në fushatë elektorale, do hapte thesin për…
Gazetarja Klodiana Lala, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme për vrasjen e Behar Sofisë në mes të Tiranës, i njohur ndryshe si...

“Ke shkuar me gruan time, më ke turpëruar”/ Burri nga Kukësi i zhvat 12 milionë lekë 72 vjeçarit
Një të moshuari në Kukës i janë zhvatur në periudha të ndryshme kohore 12 milionë lekë të vjetra nga një bashkëqytetar. Mësohet se qytetari e...