Connect with Us

Disfata në derbi, Nevil Dede i surprizon të gjithë me deklaratën pas ndeshjes

Sport

Disfata në derbi, Nevil Dede i surprizon të gjithë me deklaratën pas ndeshjes

Publikuar

-

Trajneri i Tiranës, Nevil Dede, foli pas humbjes minimale në derbi ndaj Partizanit me rezultatin 1-0. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku kryeqytetas u shpreh:

“Çdo njeri e sheh ndeshjen dhe futbollit sipas këndvështrimit të tij. E falëm një ndeshjen, për shumë arsye. Gabuam në disa momente. Në pjesën më të madhe të lojës kontrolluam ndeshjen. Gjithçka ishte nën kontroll dhe skuadra funksionoi në ekuilibër. Humbja në derbi djeg shumë dhe të le një shije jo të mirë. Mund të administronim më mirë. Gabimet sollën ndëshkimin tonë.

Kale dhe Celhaka po rikthehen. 2 sulmuesit që kemi marrë do të na japin më shumë thellësi dhe pika pasimi ku skuadra mund të dalë më thjeshtë. Sot Seferi bëri mirë, siç bëri mirë edhe skuadra në përgjithësi. Jam  i kënaqur me Seferin, është kohë e gjatë që nuk ka luajtur. Shpresojmë të bëjë mirë edhe në ndeshjet në vazhdim.

Muçi mund të bënte shumë herë më mirë sot. Ndoshta ngarkesa e derbit ka bërë punë e saj. Janë një dyshe interesante me Seferin. Kjo ka qenë ndeshja më e mirë që ne kemi zhvilluar nën drejtimin tim.

Në fund fare është rezultati ai që mbahet mend, pavarësisht statistikave. Dalja e Bathës me të kuq, na prishi ekuilibrat. Jam i qetë dhe gjithmonë kam qenë që arbitrat janë pjesë e lojës, siç gabova unë dhe skuadra jonë, mund të gabojnë dhe arbitrat.

Tirana me Bathën u penalizua më shumë. E kishim ndërtuar manovrën tonë nëpërmjet Bathës, Muçit dhe Seferit. Torasa bëri super ndeshje. Po të ishim më altruistë, mund ta kishim zgjidhur ndeshjen. Duhet të pranojmë që Seferi ka pak kohë me ne dhe i duhet kohë të përshtatet. Në dyshe me Muçin, ata mund të bëjnë gjithmonë mirë.

15 pikë nga kreu? Është e vështirë, duhet të presësh që kundërshtari të gabojë 5 herë dhe ne mos bëjmë asnjë gabim. Duhet të jemi gjithmonë këmbëngulës dhe të bëjmë punën tonë. Kemi bërë shumë gabime dhe kemi shpërdoruar shumë. Ndoshta skuadra do të jetë më imponuese dhe duhet të shënojmë më shumë.

E mira s’ka fund. Kur të rikuperojmë Çelhakën dhe Kalenë, atëherë besoj se do të jetë një skuadër që të pretendojë për kampion. Nuk heqim dorë nga objektivat tona. Do të dalim në cilësitë tona më të mira, që skuadra të shprehet sa më mirë.

Kam mësuar nga futbolli që i vogël, që mbi të gjitha duhet të përcjellim mesazhe që është “Fair Play”. Rezultati është gjithmonë në plan të dytë”, u shpreh Nevil Dede.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Seria A

Juventusi po vjen, mposht Spezian dhe afrohet me kreun

Publikuar

-

Nga

Juventusi është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur ditën e sotme Specian me rezultatin 3-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të.

Bardhezinjtë marrin kështu një fitore shumë të rëndësishme, e cila i dërgon në kuotën e 49 pikëve, 3 më pak se Milani i vendit të dytë dhe 7 më pak se Interi kryesues.

Për të kaluar te ndeshja, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ku bardhezinjtë kishin disa raste shënimi, por nuk ia dolën të shënojnë.

Pjesa e dytë ishte një tjetër histori, teksa ndeshjen do ta zhbllokonte Alvaro Morata, i cili  1 minutë pasi ishte aktivizuar, ia doli të shënojë në minutën e 62’. 9 minuta më vonë mendoi Kieza për të dyfishuar shifrat she për të qetësuar Pirlon.

Megjithatë ndeshjen e vulosi Kristiano Ronaldo, i cili pasi ishte ndalur te shtylla në pjesën e parë, në minutën e 89’, shfrytëzoi në maksimum një asist të Bentakur, për të shënuar golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Merret vendimi zyrtar për ndeshjen Lazio-Torino

Publikuar

-

Nga

Ka ardhur komunikimi zyrtar nga gjyqtari Piccinini, ndeshja Lazio – Torino nuk luhet sepse Torino nuk u shfaq as pas 45’ minutave nga koha kur loja duhej të startonte.

“Granata” nuk u nisën për në Romë sepse ishin në izolim, sipas parashikimeve të autoritetit shëndetësor lokal.

Por ndeshja e planifikuar për në orën 18:30 nuk është shtyrë sepse Lega Calcio beson se “Toro” ka përdorur tashmë bonusin e një shtyrje sezonale për ndeshjen kundër Sassuolos. Është një rast i ngjajshëm më atë të Juventus – Napoli.

Tani mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Federatës së Futbollit të Italisë në lidhje me këtë çështje.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Rastet me “Covid-19”, Torino nuk del në fushë, Lazio e pret

Publikuar

-

Nga

Tetë rastet me “COVID-19” në ekipin torinez, madje me variantin britanik, i bënë autoritetet të mos bënin ndonjë lëshim, ndaj edhe Torino nuk u paraqit sot në ndeshjen me Lazion në Romë.

Takimi Lazio-Torino ishte parashikuar të niste në orën 18:30, por që tashmë i takon federatës italiane të futbollit që të vendosë për këtë sfidë…, me institucionin e futbollit që ka kërkuar që sfida të luhet.

Pas ndeshjes me Sasuolon, kjo është ndeshja e dytë që Torino nuk zbret në fushën e lojës.

LEXO TE PLOTE