Connect with Us

Deklarata e fortë e deputetit të PS/ Isha afër Ziver Veizit, e pash kush e vrau

Aktualitet

Deklarata e fortë e deputetit të PS/ Isha afër Ziver Veizit, e pash kush e vrau

Publikuar

-

Deklara e fortë e deputetit të PS/ Isha afër Ziver Veizit, e pash kush e vrau

Deputeti socialist Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë në RTV Ora, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në 21 janar 2011, ku ky i fundit mbeti i vdekur.

Hyseni thotë se e ka parë me sytë e tij se kush e vrau Aleks Veizin, ndërsa komentoi edhe vendosjen e ish-gardistit Agron Malaj si kryebashkiak i Matit, duke thënë se ai nuk ka qenë i akuzuar.

Hyseni: Unë isha 2 metra larg nga Aleksi dhe 4 metra nga Ziveri, nuk ishte paqartë se kush qëlloi. Unë e pashë me sytë e mi kush vrau dhe si unë ishin me qindra.

Unë kam bërë çdo gjë që është në fuqinë time dhe të partisë time për të vënë drejtësinë në vend.

LEXO EDHE:  PD kallëzim penal ndaj Klement Zgurit/ Tallet keq Topollaj: Arritën rekord të ri

Lela: Njërin nga gardistët e akuzuar e keni bërë kryetar bashkie.

Hyseni: Ish-gardist i 21 janarit nuk ka qenë në bankën e të akuzuarve. Në Gardë ke njerëz të nderuar që bëjnë detyrën. Nuk ka qenë gjithë Garda, por një pjesë e Gardës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Aktualitet

Najada Çomo në listat e PS/ Kikia: Kemi humbur një mjeke që i duhet sistemit të shëndetësisë

Publikuar

-

Nga

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar lidhur me kandidimin e mjekes Najada Çomo në listat e PS.

Kikia thekson se sot ne kemi humbur një mjeke që i duhet sistemit të shëndetësisë, dhe kemi fituar një politikane që s’ka ç’i bën hiç sistemit politik. Gazetari shprehet i sigurt se edhe nëse mjekja e ka për mision, nuk do të mund të shërojë asnjë plagë nga trupi i kësaj politike.

“Politika e sëmurë dhe shpresa tek doktorët elektoralë. Pashë shumë fyerje e sharje ndaj doktoreshës së njohur Najada Çomo, në rrjet, pse ajo vendosi të heqë bluzën e bardhë dhe ti drejtohet fushë-betejës së politikës. Nuk është e para, e nuk do të jetë as e fundit, as majtas e as djathtas.
Pa asnjë dyshim, sot ne kemi humbur një mjeke që i duhet sistemit të shëndetësisë, dhe kemi fituar një politikane që s’ka ç’i bën hiç sistemit politik. Por është e drejtë e saj të zgjedhë çfarë do të bëjë me karrierën e saj.

Zoti Rama tha se doktoreshë Najada do të vijë që të mos bëhet një nga deputetët e radhës, por të ndikojë që të tjerët të bëhen si ajo. Nëse edhe vetë doktoresha mendon kështu, atëherë mendoj se duhet ta sigurojmë se e ka të humbur betejën.
Nuk është herë e parë që politika u hap derën njerëzve që nuk kanë qenë pjesë aktive e saj. 8 vjet më parë PS mori borxh shumë njerëz nga shoqëria civile. Më herët PD kishte bërë të njëjtën gjë me KOP-in. U shtua numri i grave, duke thënë se ato do ta zbusin politikën, do ta bëjmë ne qytetare, më civile etj etj.
Por asgjë nuk ndodhi.

Këta njerëz që u “importuan” vetëm për qëllime elektorale, ose u bënë më keq se ata që gjetën në parlament, ose nuk mund të bëjnë asgjë, pasi askush nuk i dëgjoi. Ndaj unë sot nuk u bashkohen atyre që e shigjetojnë doktoreshën pse dëshiron ti futet politikës, por jam i bindur se doktoresha, edhe nëse e ka për mision, nuk do të mund të shërojë asnjë plagë nga trupi i kësaj politike”, shkruan Kikia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Largimi i Tritan Kalos/ Brataj: Zgjedhje personale, ka mijra ekspertë të tjerë

Publikuar

-

Nga

U shfaq entuziast për rënien e shifrave/ Brataj reagon pas “kryqëzimit”

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka komentuar largimin e mjekut Trita Kalo nga Komiteti i Ekspertëve.

Brataj tha se largimi i Tritan Kalo ishte një zgjedhje personale, për të cilën ai i shpjegoi arsyet. Ndër të tjera Brataj shtoi se Kalo ka dhënë dhe vazhdon të japë kontributin e tij gjatë gjithë jetës, por ekspertë ka pafund.

“Largimi i Tritan Kalo, zgjedhje personale. Kalo i shpjegoi arsyet e largimit nga Komiteti. Kalo ka dhënë kontribut gjatë gjithë jetës, por ka dhe mijra ekspertë të tjerë.”-u shpreh ai në intervistë për News 24./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Falsifikonin vaksinat anti-Covid/ Arrestohen 80 persona

Publikuar

-

Nga

Falsifikonin vaksinat anti-Covid/ Arrestohen 80 persona

Mbi dy mijë doza të vaksinës anticovid të falsifikuara janë sekuestruar në Kinë dhe në Afrikën e Jugut.

Lajmi është bërë i ditur nga Interpol, i cili dhe më herët ka ngritur alarmin se vaksinat do të ishin objektiv kryesor për organizatat kriminale.

Rreth 400 ampula, ekuivalente me rreth 2,400 doza të vaksinës se rreme u gjetën në një depo në Kinë së bashku me një sasi të madhe maskash. Policia arrestoi 80 persona në një fabrikë që pretendohet se prodhonte vaksinë false.

LEXO EDHE:  Foto-“Kryetarit të Bashkisë i djegin makinën/ Policia hesht”

LEXO EDHE:  Reshjet e shiut dëmtojnë ‘Urën e Zogut’ në Milot

Hetimet vazhdojnë dhe Interpol po merr gjithashtu raporte shtesë të shpërndarjes të vaksinave false dhe përpjekjeve të mashtrimit që synojnë organet shëndetësore, të tilla si shtëpitë e të moshuarve./CNA.al

LEXO TE PLOTE