Connect with Us

Dëbimi i diplomatit rus/ Reagon ambasada: Akuzat janë të pabazuara

Aktualitet

Dëbimi i diplomatit rus/ Reagon ambasada: Akuzat janë të pabazuara

Publikuar

-

Foto- Kjo është diplomatja shqiptare që u dëbua sot nga Rusia

Qeveria shqiptare e shpalli diplomatin rus Alexei Krivosheev person “non grata” pasi nuk respektoi masat e marrë në kuadër të pandemisë së koroanvirusit.

“Ai duhet të largohet nga vendi brenda 72 orëve”, – thuhej në njoftimin e ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme shqiptare.

Por ambasada Ruse në Shqipëri i quajti të pabazuara akuzat ndaj diplomatit rus. Selia diplomatike konfirmoi për agjencinë “RIA Novosti” se ka marrë notën nga pala shqiptare dhe informoi Ministrinë e Jashtme Ruse.

LEXO EDHE:  Si po e privatizon qeveria Tiranën përmes Rindërtimit?

“Ne i konsiderojmë të pabazuara të gjitha akuzat ndaj diplomatit rus të përmendura në këto dokumente. Ne gjithashtu vërejmë se shënimi në njoftimin për shtyp të emrit dhe mbiemrit të punonjësit tonë bie ndesh me praktikën e vendosur diplomatike ndërkombëtare”, tha ambasada ruse në Tiranë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Bota

Falsifikonin vaksinat anti-Covid/ Arrestohen 80 persona

Publikuar

-

Nga

Falsifikonin vaksinat anti-Covid/ Arrestohen 80 persona

Mbi dy mijë doza të vaksinës anticovid të falsifikuara janë sekuestruar në Kinë dhe në Afrikën e Jugut.

Lajmi është bërë i ditur nga Interpol, i cili dhe më herët ka ngritur alarmin se vaksinat do të ishin objektiv kryesor për organizatat kriminale.

Rreth 400 ampula, ekuivalente me rreth 2,400 doza të vaksinës se rreme u gjetën në një depo në Kinë së bashku me një sasi të madhe maskash. Policia arrestoi 80 persona në një fabrikë që pretendohet se prodhonte vaksinë false.

LEXO EDHE:  “Afati për largimin nga territori 0 ditë”/ Zbardhet urdhëri për dëbimin e gylenistit

LEXO EDHE:  Sherr mes policëve në Tiranë/ Efektivi i SHÇBA-së kanos me armë dy kolegët

Hetimet vazhdojnë dhe Interpol po merr gjithashtu raporte shtesë të shpërndarjes të vaksinave false dhe përpjekjeve të mashtrimit që synojnë organet shëndetësore, të tilla si shtëpitë e të moshuarve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Një pyetje publike Monika Kryemadhit, Ilir Metës dhe LSI për inceneratorët

Publikuar

-

Nga

Caktimi i datës së zgjedhjeve/ Meta fton Kryemadhin për konsultime

Monika Kryemadhi dje në një dalje televizive në emisionin “Opinion” në Tv Klan denoncoi atë skandalin e madh që pritej dhe në fund bëri një vrimë në ujë.

Fatkeqësisht pritshmëritë ishin të mëdha se çfarë do të thoshte e do bënte Monika Kryemadhi në paralajmërimin e saj të bërë dy ditë më parë dhe në fund shkoi tek një denoncim që është bërë nga mediat. Është investiguar nga CNA.al dhe dokumentat janë publikuar të gjitha, edhe gjatë kohës kur Monika ka qenë në pushtet me Edi Ramën. Në kohën kur Lefter Koka ishte ministër, pasi skandali i inceneratorëve nuk fillon pas 2017.

Inceneratori i Tiranës është firmosur në 2017, gjithçka fillon gjatë qeverisjes Rama-Meta. Doli dhe tha ato që BIRN, CNA.al, Hashtag e shumë media të tjera i kanë shkruar më parë i kanë denoncuar. Ndërsa disa media të tjera në atë kohë në shërbim edhe të Ilir Metës nuk i denoncojnë edhe sot e kësaj dite dhe nuk i raportojnë.

Monika nxorri një tufë me letra dhe nuk bëri gjë tjetër, thjesht dhe vetën tha se Arben Ahmetaj i kishte kopsitur letrat, pra shfajësoi ish ministrin e Financave, atë aktual sot të Rindërtimit për akuzat që ishin ngritur në opinionin publik ndaj tij, kryesisht nga Partia Demokratike dhe Lulzim Basha gjatë shtatorit të vitit të shkuar i cili denoncoi publikisht inceneratorët pas këmbënguljes së fortë të medias.

Edhe Lulzim Basha, edhe Monika Kryemadhi janë kujtuar të flasin pas katër vitesh për këtë aferë korruptive që është skandali më i madh, ndoshta i 30 viteve demokraci. Thelbi i asaj që Monika duhet t’i qendronte fort ishte shkelja e madhe e ligjit që nuk ka SPAK që mund ta mbulojë as Klodian Zoton, as gruan e Mirel Mërtirit, Stela Gugallen, as inceneratorin e Elbasanit, të Fierit apo Tiranës ku në dy prej tyre ende nuk ka inceneratorë. Ai i Elbasanit kontestohet, por gjithësesi ka një fakt shumë të rëndësishëm, qeveria shqiptare ka paguar para përpara se inceneratorët të jepnin shërbim. Kjo është pika që Monika nuk e tha ashtu siç duhej. Nuk e ka thënë as Lulzim Basha, nuk i ka qendruar askush në kokë.

Kjo është pika që “varros” korrupsionin e inceneratorëve. Qeveria shqiptare ka firmosur një kontratë dhe me paratë e saj ia ka dhënë një privati i cili ka marrë ato nga taksat e shqiptarëve për të ndërtuar inceneratorët. Pra janë ofruar nga buxheti i shtetit miliona euro pa pasur një shërbim. Por, thelbi i gjithçkaje nuk qendron vetëm këtu, qendron tek fakti pse foli Monika pas katër vjetësh.

Ne kemi disa pyetje publike për të:
Së pari a ka marrë LSI apo njerëz pranë saj, fonde, shuma parash nga pronarët e inceneratorëve dhe investimet e bëra nga taksat e shqiptarëve?

A ka pasur LSI, njerëzit që firmosën inceneratorët në listat e saj si kandidatë për deputetë?

A ka marrë para zyrtarisht ose jo zyrtarisht LSI nga inceneratorët ashtu siç marrin shumë media në Shqipëri me fatura ose pa fatura.

Pse ka heshtur katër vite Monika Kryemadhi?

Pse nuk e denoncoi Lefter Kokën që në fillimin e aferës por kujtohet tani, pak javë para zgjedheve?

Këto janë disa nga pyetjet që nëse Monika nuk i jep përgjigje ne mund tja themi dhe shqiptarët do t’i mësojnë.
Jo se do mbrojmë inceneratorët, ata për ne janë një aferë e madhe korruptive dhe ne do të vazhdojmë t’i denoncojmë me dokumenta ekskluzive. Ato që Mona i valviste dje, ne kemi vite që i nxjerrim, por morali i gjithë fabulës është një:

LEXO EDHE:  Sherr mes policëve në Tiranë/ Efektivi i SHÇBA-së kanos me armë dy kolegët

LEXO EDHE:  LSI pas skandalit me gjyqin 44 milionë euro për kompaninë greke të rrugës Tiranë - Elbasan

Pse foli kaq vonë Monika dhe a ka marrë para? A mund të flasë Monika për inceneratorët kur firmëtarët e tyre kanë qenë përfaqësues të LSI. Le të presim Monikën të përjigjet dhe të thotë të vërtetën./CNA.al

 

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

“Buzëkuqi” i krimit të Ramës me inceneratorin e Tiranës/ Si do mbulohet hajdutëria dhjetëra milionë euro

Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë

 

Thellohet skandali me koncesionin 128 milion euro/ Zbulohen të tjera dokumente

 

 

 

 

Kryemadhi “shkel me këmbë” Lefter Kokën/ Bëri aferën e inceneratorëve bashkë me Ramën

Akuza për inceneratorin e Tiranës/ Lefter Koka i përgjigjet Kryemadhit: 25 prilli do vijë furishëm

Kryemadhi kujtohet për koncesionet e inceneratorëve/ Është afera më e madhe korruptive

Afera e inceneratorëve/ SPAK vë nën hetim zyrtarë e përfitues të koncesioneve

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

 

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

Inceneratoret marrin 47 mln euro financime nga buxheti, 14 mln shkojnë për Tiranën

 

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Skema korruptive e koncesionit të inceneratorit të Elbasanit/ Si u gllabëruan miliona euro

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Skandali në Zimbabve/ Mirel Mërtiri: Nuk jam unë Ilir Dedja

Afera e inceneratorëve/ Pse u detyrua të flasë “fantazma” Stela Gugallja?

Skandali me inceneratorët/ PD padit qeverinë në SPAK

Skandali-Basha “fle” mbi dosjen e inceneratorëve/ Bën avokatinë publike të aferës korruptive

Inceneratorët/ Pse nuk flet më Basha?

CNA denoncoi skandalin me inceneratorët/ Basha thirrje SPAK: Justifikoni ekzistencën tuaj

Skandali në Zimbabve/ Mirel Mërtiri: Nuk jam unë Ilir Dedja

 

Skandali në Zimbabve/ Mirel Mërtiri: Nuk jam unë Ilir Dedja

 

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Thirrjet e Metës për prerje të duarve/ Krasniqi: Po shkojmë në zgjedhje jo në konflikt, kthehuni në rolin Kushtetues

Publikuar

-

Nga

Thirrjet e Metës për prerje të duarve/ Krasniqi kritika: Po shkojmë në zgjedhje jo në konflikt

Presidenti Ilir Meta zhvilloi paraditen e sotme një bashkëbisedim me aktivistë të Shoqërive Civile, ku ajo që ra në sy ishte “kryqëzimi” që i bëri analisti Afrim Krasniqi.

Ky i fundit, duke iu referuar thirrjeve të presidentit për prerje të duarve në 25 prill kush prekte kutitë e votimit, u shpreh se qytetarët shqiptarë në datë 25 prill nuk do të shkojë në konflikt por në zgjedhjet e 10-ta parlamentare. Sipas tij, këto retorika të Metës mund të shmangeshin.

“Unë do doja si qytetar i këtij vendi që Institucioni i Presidentit t’i rikthehet dhe t’i përshtatet kostumit kushtetuese, dhe solemnitetit që kërkohet nga kryetari i shtetit.

Disa akte dhe retorika mund të evitoheshin. Nuk po shkojmë në një situatë të konitit të madh, por në një situatë që mund të ndryshojë me vullnet dhe me pjesëmarrjen e madhe të shqiptarëve”, i tha Krasniqi Metës.

LEXO EDHE:  Sherr mes policëve në Tiranë/ Efektivi i SHÇBA-së kanos me armë dy kolegët

LEXO EDHE:  Si po e privatizon qeveria Tiranën përmes Rindërtimit?

Ndërkohë, presidenti Meta pranoi “kritikat” e Krasniqit dhe tha se në këto zgjedhje nuk konkuron Presidenti por forcat politike. Edhe për retorikën e fortë, Meta tha se ajo nuk është më e mira, por ai është i detyruar.

“Është e vërtet që nuk konkurojnë dhe nuk duhet të konkurojnë institucionet në këto zgjedhje, por forcat politike. Në këto zgjedhje nuk konkuron presidenti me asnjë institucion, por ju e dini shumë mirë, pavarësisht edhe nga retorika që është i detyruar presidenti herë pas herë të përdorë./CNA.al

LEXO TE PLOTE