Connect with Us

21 janari dje dhe sot!

Politikë

21 janari dje dhe sot!

Publikuar

-

Në 21 janar të vitit 2011, opozita e atëhershme e drejtuar nga Edi Rama organizoi një protestë, demostratë, do ta quante kryeminstri sot.
Mijëra njerëz u vërsulën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ngjarje të dhunshme, policia u masakrua nga protestuesit, pas komandave politike të dhëna nga drejtuesit e partisë. Më pas forcat e Gardës vrasin në mënyrë tragjike katër persona të pafajshëm.

Përgjegjësi dhe oragnizatori i parë ishte Edi Rama. 10 vite më pare i çoi njerëzit atje , i la në Bulevard dhe iku me vrap, nuk qendroi në krye të turmës, nuk doli të mbronte njerëzit e tij po iku në fund. I lejoi të përplaseshin dhe për gati 5-6 orë të ushtrohej dhunë e pandalur nga turma mbi policinë dhe më pas nga policia mbi turmën.

Edi Rama sot është kryeministër i Shqipërisë, sot pas 10 vitesh nuk ka drejtësi në vend. Pra, ai mori atë që deshi, pushtetin! U bë kryeministër dhe nuk mbolli drejtësi, mirëqënie apo zhvillim siç u premtoi mbështetësve të tij në atë kohë, por mbolli korrupsion dhe PPP të cilat i solli pas aleancës me Ilir Metën.

Ilir Meta në atë kohë ishte ministër i Ekonomisë, zuri vendin e Dritan Priftit ndërkohë që do të publikohej video e famshme 700 mijë eurove për Gimin, një videopërgjim i bërë nga Dritan Prifti ndaj Ilir Metës.

Një video që tregonte jo pak sesi funksionin strukturat e LSI, kreu i saj, ministrat dhe ku kishte katandisur shteti shqiptar. Video solli një reagim të ashpër nga Ilir Meta i cili e quajti Edi Ramën kreun e sektit të spiunave, përdorues droge e të tjera si këto, por çdo akuzë e harroi.

Njerëzit në fakt Edi Rama i nxorri në protestë për bllokun e Ilir Metës, por edhe Rama e harroi bllokun e Metës. Të dy bashkë bënë aleancë pas gati dy vitesh dhe erdhën në pushtet duke marrë gati 1 milion vota, mbi gjakun e të vrarëve, mbi bllokun e 21 janarit, mbi çimkat mbi spiunët.

Dhe ja ku jemi sot, Ilir Meta është president i zgjedhur nga socialistët, nga ata që dolën në protestë për bllokun e Ilir Metës, e votuan e bënë president dhe sot Ilir Meta kërkon t’i rrëzojë nga pushteti dhe me kë?

LEXO EDHE:  Rama largoi të gjithë drejtuesit e spitaleve/ Shpërthen ish kreu i LSI: Pse nuk shkarkon veten

Lulzim Basha, minister i Brendshëm i 21 janarit, njeriu që për orë dhe ditë të tëra nuk doli nga shtëpia. Ishte i trembur, thonë që ishte lagur, u dorëzua në zyrën e ish ministrit të Brendshëm, në atë kohë ministër Transportesh, Sokol Olldashi. Rrinte i trembur dhe dridhej, ishte i zverdhur, i llahtarisur, ishte njeriu përgjegjës i trupës policore që kishte vrarë katër persona, katër viktima të pafajshme, mbështetës të Partisë Socialiste që kishin dalë për të kërkuar bllokun e Ilir Metës dhe ishin vrarë në bulevard gjatë kohës që Basha ishte ministër i Brendshëm dhe drejtonte Gardën e Republikës.

Sot, Lulzim Basha është në opozitë, ka marrë Ilir Metën bashkë me bllokun e tij dhe partinë e tij dhe kërkon të vijë në pushtet për të rrëzuar Edi Ramën, atë që erdhi në pushtet pikërisht me bllokun e Ilir Metës dhe gjakun e katër të vrarëve.

Gjakun e tyre e ka edhe Lulzim Basha i cili këtë herë kërkon që ta përdorë ashtu si Rama për të ardhur në pushtet, por ndryshe, duke marrë atë për të cilin njerëzit shkuan të protestonin, Ilir Metën, i cili sot është presidenti i zgjedhur nga socialistët dhe me Lulzim Bashën i cili ishte minister i Brendshëm i 21 janarit kërkojnë të vijnë në pushtet.

Ky është 21 janari i 10 viteve me parë, ky është 21 janari i sotëm ku Edi Rama, Ilir Meta dhe Lulzim Basha i kanë të tre duar të lyera me gjak.

Njerëzit protestuan për Ilir Metën, i organizoi Edi Rama dhe ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha,. Edi Rama më pas mori Ilir Metën dhe qeverisi për katër vite dhe tani Metën e merr Lulzim Basha, por rrugës Rama dhe Basha qeverisin edhe bashkë. E pra, këta janë ata të tre të zhytur në gjakun e viktimave të 21 janarit, një ngjarje e cila ende nuk i ka përgjegjësit në karrigen e drejtësisë, atje ku nuk do të qetësoheshin vetëm shpirtrat e familjarëve të tyre, por ndoshta do të fillonte një epokë e re në politikën shqiptare. Kjo epokë nuk fillon sepse Rama nuk e do drejtësinë e sotme sepse ka frikë për drejtësinë ndaj tij, nesër./Elvi FUNDO-CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Rama nuk harron Erion Braçen/ I pari në listën e Fierit

Publikuar

-

Nga

Rama nuk harron Erion Braçen/ I pari në listën e Fierit

Listën e Partisë Socialiste në Fier do ta kryesojë zv.kryeministri Erion Braçe.

Kështu u shpreh kryeministri Rama gjatë prezantimit në selinë e PS.

Rama tha se kjo do të jetë një skuadër që ka edhe palcën e PS, por edhe frymëmarrje me figura të reja.

“Zgjeron kufijtë e PS. Është një skuadër që ka të gjithë palcën e PS por edhe një frymëmarrje shumë më të madhe që shkon përtej organizmit. Duke e bërë PS pasqyrë të shoqërisë, të gjitha kategorive”, shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama prezanton kandidatët e PS-së/ Kush do kryesojë listat në Elbasan, Gjirokastër, Lezhë dhe Durrës

Publikuar

-

Nga

Rama prezanton kandidatët e PS-së/ Kush do kryesojë listat në Elbasan, Gjirokastër, Lezhë dhe Durrës

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mbrëmjen e sotme kandidatët e Partisë Socialiste për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë një konference për shtyp, Rama tregoi se Elbasanin do ta përfaqësojë ministrja e Arsimit, Evis Kushi, Gjirokastrën Mirela Kumbaro, Lezhën Lindita Nikolla dhe Durrësin Milva Ikonomi.

“Vendi i parë në Elbasan e njihni, është ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Ka bërë më të mirën në Kuvendin e Shqipërisë për të përfaqësuar Elbasanin dhe jo vetëm. Është një nga surprizat më të mira.

Mirela Kumbaro në Gjirokastër ku faktikisht ne kemi objektivin bazë për dy deputetë dhe i dyti do të jetë Bledi Çuçi.

Lindita Nikolla do të jetë në krye të vendin në zonën e Kurbinit, në të gjithë qarkun e Lezhës për arsye krejt të mirëkuptueshme, sepse unë besoj shumë fort që në atë zonë, gratë janë e ardhmja.

Kam akoma, se harrova…Durrësi, aaa, praprë një grua, Milva Ikonomi…”, thekosi kreu i qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Emrat e parë në lista/ Luljeta Bozo dhe Najada Çomo udhëheqin Tiranën

Publikuar

-

Nga

Rama prezanton emrat e parë në lista në 12 qarqe/ Luljeta Bozo dhe Najada Çomo udhëheqin Tiranën

Kryeministri Rama ka zbuluar emrat e parë që do të kryesojnë listat në 12 qarqet.

Në qarkun e Tiranës do ta udhëheqin, Luljeta Bozo dhe Najada Çomo.

“Pensionistët për herë të parë do të kenë deputetin e tyre, gjyshet të ndihen të përfaqësuara dhe për herë të parë të mos kenë të tjerë që flasin për ta por një prej tyre që i përfaqëson dhe është një mesazh i bindjes sime se nuk është  mosha, që sjell të renë” tha ai.

LEXO EDHE:  “Tentuan të na vrasin brenda Teatrit”/ Budina thirrje të forta: Të hetohet ngjarja

LEXO EDHE:  “Tentuan të na vrasin brenda Teatrit"/ Budina thirrje të forta: Të hetohet ngjarja

Në Dibër listën do ta drejtojë emigranti shqiptar që vjen nga Londra, Lavdrim Krashi, ndërsa në Berat do të jetë Hatixhe Konomi.

LEXO TE PLOTE