Connect with Us

10 vite nga ngjarja e 21 janarit/ Rama: Katër viktimat shpallen “Dëshmorë të Atdheut”

Aktualitet

10 vite nga ngjarja e 21 janarit/ Rama: Katër viktimat shpallen “Dëshmorë të Atdheut”

Publikuar

-

Kryeministri Rama gjatë një fjalimi përballë familjarëve të viktimave të 21 Janarit bëri më dije se 4 të vrarët gjatë protestave në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut”.

Katër viktimat Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj qeveria i ka shpallur “Dëshmorë të Atdheut”.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se humbja e 4 jetëve kanë ndikuar historinë e Shqipërisë në dy drejtime, marrëdhënien e qeverisë në raport me protestën dhe transformimin e sistemit të drejtësisë.

“Në këtë 10 vjetor të 21 Janarit, qeveria e Republikës së Shqipërisë ka vendosur që të japë titullin e lartë të ‘Dëshmorit të Atdheut’ për 4 dëshmorët e protestës paqësore të 21 Janarit. Njëkohësisht sot është dita për të bërë një reflektim pas këtij rrugëtimi 10-vjeçar, në përpjekjen për të kuptuar bashkërisht se si ajo ngjarje tragjike dhe katër jetë të pafajshme të humbura kanë ndikuar historinë tonë të re në dy drejtime themelore, nga njëra anë në drejtim të marrëdhënies së qeverisë me protestën dhe nga ana tjetër në drejtim të transformimit të sistemit të drejtësisë. 21 Janari përtej plagëve të pangushëllueshme që hapin shpirtin e familjeve të 4 dëshmorëve, dhe përtej plagës së madhe që hapin në shoqërinë tonë, shërbeu për të nxjerrë në pah në sytë e të gjithëve llumin e politikës dhe të drejtësisë”, u shpreh Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Detaje nga aksidenti me 45 të vdekur/ Dyshimet e para, tejkalim i shpejtësisë dhe gabimi i shoferit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Janë zbardhur detaje nga aksidenti tragjik në Bullgari që mori jetën e 45 personave.

Sipas raportimeve dyshohet se tejkalimi i limitit të shpejtësisë dhe shpërqendrimi i shoferit ka shkaktuar aksidentin tragjik në Bullgari.

Nuk duhet thënë, pamja është e frikshme, ata u hodhën nga dritarja e pasme në anën e djathtë të autobusit”, tha sekretari i Këshillit të Sigurisë Rajonale të Pernikut, Vasko Pirgov për BTV.

Sipas tij, mjeti është ndalur në një pikë karburanti, e cila është vetëm 20 minuta larg vendit të ngjarjes. Pirgov thotë shoferi me siguri po lëvizte me shpejtësi mbi 100 km/h dhe gabimi i tij ishte se po lëvizte në korsinë e djathtë.



Fillimisht autobusi goditi gomën e parë djathtas në një shenjë që fluturoi 45 metra përpara. Rruga ishte e përsosur dhe autobusi nuk ka rrëshqitur, thjesht shoferi nuk ka reaguar siç duhet. Me shumë mundësi ka pasur fërkim metal-metal që krijoi shkëndijat duke sjellë më pas edhe zjarrin”, theksoi ai.

LEXO EDHE:  Dy viktima në 24 orë/ Dhjetëra raste të reja me Covid në Greqi

LEXO EDHE:  Kancelari i Austrisë i çon të fala Ramës

Sipas policisë, zjarri filloi nga pjesa e përparme e autobusit ndërsa në gomat rezervë mësohet se kishte tuba vaji, të cilat kanë shkaktuar përhapjen e zjarrit. Kjo u zbulua nga fakti se rruga ishte e mbushur me vaj.

Sipas Vasko Pirgov, shumica e viktimave ndoshta janë asfiksuar. “Mendoj se në 2-3 minuta autobusi u dogj”, tha ai ndërsa bëri me dije se pjesa e përparme e autobusit është djegur plotësisht, aq sa është shkrirë edhe llamarina./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Firmat për Kuvendin e 11 Dhjetorit/  Agron Shehaj do të nis verifikimin

Publikuar

-

Nga

Firmat për mbledhjet e Kuvendit Kombëtar të PD-së me 11 Dhjetor, janë në zyrën kreut të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka.

Ky i fundit në vijimësi ka bërë thirrje që kush është i interesuar mund të shkojë dhe t’i verifikojë.



Deputeti Agron Shehaj, i cili ka garuar edhe për kreun e PD ka njoftuar se do të paraqitet për të verifikuar firmëtarët për degët ku ai është dejtues politik.

LEXO EDHE:  Skandal- “Jo vetëm stadiumi me kullë”/ Zbulohet pakti i Ramës me Veliajn

LEXO EDHE:  Kryemadhi zbulon pse punimet e Unazës filluan në dimër/ Paralajmëron Ramën, do jetë tmerri jot  

“Në orën 15.00, z Agron Shehaj do jetë në zyrën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, z Paloka, për të verifikuar firmëtarët për degët, ku ai është drejtues politik”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kontrabandë materialesh me vlerë 1 milion euro/ Arrestohen 6 persona, dyshohet se trafikonin drogë dhe armë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia ka arrestuar 6 persona të cilët akuzohen për kontrabandë të mallrave tekstile dhe veshjeve.

Sipas Report Tv, raportohet se janë bllokuar 5 magazina industriale në Tiranë.



Kontrabanda e tekstileve kapte vlerën e 1 milionë eurove. Sipas gazetarit Arsen Rusta dyshohet se këta shtetas bënin dhe trafik droge dhe armësh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE