LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e 25 prillit/ Soreca takim online me kreun e KQZ

20 Janar 2021, 09:23, Aktualitet CNA
Zgjedhjet e 25 prillit/ Soreca takim online me kreun e KQZ

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka zhvilluar një takim online me kreun e KQZ Ilirjan Celibashi.

Përmes një postimi në Tëitter, Soreca shprehet se tema e diskutimit ishte zbatimi i Kodit të ri Zgjedhor në zgjedhjet e 25 prillit si dhe për rinovimin e kartave të identitetit, që sipas Sorecës është një sfidë e madhë.

?Shkëmbim i mirë me kreun e KQZ Ilirjan Celibashi. Po punohet për zbatimin e kodit të ri zgjedhor bazuar në reformën 5/6. Por rinovimi i shumë dokumenteve biometrike të ID është një sfidë e madhe. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që t’i rinovojnë ato urgjentisht para ditës së zgjedhjeve?, shkran Soreca./CNA.al

Lajmet e fundit nga