Politikë
Zgjedhjet e 25 prillit/ Murrizi prezanton kandidatin e Durrësit

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do ta gjejnë vendin tonë me parti të reja, të cilat kanë pretenduar se do të kenë kandidatët e saj në çdo qark.
Një prej tyre është edhe partia Lëvizja Demokratike Shqiptare e Myslim Murrizit, i cili ka prezantuar edhe kandidatin për qarkun e Durrësit.
Murrizi ka zhvilluar një takim me banorët e Shijakut, nga ku deklaroi se kandidati për deputet në këtë zonë do të jetë Ergys Leba.
“Nje takim ne Shijak ( 4 Rruget) me Qytetaret organizuar nga Ergys Leba kandidat i Partise Levizja Demokratike Shqiptare per qarkun Durres
Me 25 prill do te ndeshkojme me vote çdo parti politike qe e ka trajtuar si prone prej 30 vitesh voten tone dhe çdo politikan mashtrues qe pasi shkon ne Parlament, nuk flet dhe nuk pyet më per Votuesit”, shkruan Murrizi./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

“Nëse Basha del forcë e parë ia japim mandatet”/ Topollaj: Marrëveshje me PD vetëm me një kusht
Anëtari i bordit drejtues në Bindjen Demokratike Fabjan Topollaj u shpreh se nëse kreu i PD Lulzim Basha merr mbështetje masive dhe mund të fitojë...