Sport
VIDEO/ Debutim përrallor, talenti shqiptar i shënon Galatasarayt

Veton Tusha as që e kishte menduar që në ndeshjen e tij të parë si profesionit do të ndëshkonte gjigantin turk të Galatasarayt. Sulmuesi 18-vjeçar, i panjohur për shumëkënd, është pjesë e Denizlispor në Turqi.
Pesë ditë më parë nënshkroi si profesionist me klubin turk dhe sot u aktivizua sapo nisi pjesa e dytë dhe shënoi për tre minuta, golin që i çoi shifrat në 3-1. I vetëm me portierin, sulmuesi i Kosovës U19, nuk fali.
Sigurisht Galatasaray është një klub i madh dhe më pas ka realizuar edhe dy gola të tjerë, duke e kryesuar ndeshjen me rezultatin 5-1.