Showbizz
U nis e vetme drejt Londrës në moshën 15-vjeçare/ Dua Lipa: E dija çfarë doja

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka zbuluar detaje nga jeta e saj në Londër dhe largimi nga Kosova në moshën 15 vjeçare.
E ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel Live, ajo ka treguar se nuk e shihte veten të krijonte karrierrë në Kosovë ndaj dhe ishte e vendosur të zhvendosej në Londër.
“Epo mirë, unë shikoj tani vëllain tim dhe mendoj se është çmenduri sepse nuk mund ta imagjinoj atë duke e bërë këtë, por nuk e di, unë gjithmonë isha e vetëdijshme dhe e dija çfarë doja të bëja në muzikë dhe sa isha duke jetuar në Kosovë, nuk e ndjeja se kisha të njëjtat mundësi dhe më duhej të isha në Londër, ku çdo gjë po ndodhte dhe ishte sikur po bëja gjënë duhur, tani kur e mendoj prapa, unë nuk e di se si i binda prindërit e mi”- ka treguar Dua.
Kënëgtarja tregoi se kur u zhvendos në londër e ndate qeranë e saj me një studente me të cilën ka shkaputur tërësisht kontaktet pasi e spiunonte tek e ëma.
” Isha duke jetuar me një vajzë tjetër nga Kosova, e cila po bënte master në Londër, kështu që e ndanim shtëpinë së bashku. Nuk jam në kontakt me të, sepse nuk ishte shumë e mirë me mua për të qenë e sinqertë. Ajo shkonte dhe i bënte fotografi dhomës time e cila ishte rrëmujë dhe ia dërgonte mamasë time”, ka thënë Dua./ CNA.al