Kronika
U kap me armë në kufi/ Fjolla Morina “arratiset” nga banesa

Këngëtarja Fjolla Morina e cila u kap me dy armë në kufi është larguar nga banesa në Kukës ku qëndronte në “arrest shtëpie”.
Mësohet se një patrullë e policisë së drejtorisë së Qarkut Kukës ka bërë kontroll në banesën ku ajo qëndronte me qira pasi kishte informacione se Morina nuk e respektonte masën “arrest shtëpie”.
Banesa ishte e mbyllur dhe është kërkuar prej minutash hapja e derës. Këngëtarja e akuzuar rezulton e larguar. Deri tani ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një arratisje apo vetëm me thyerjen e masës “arrest shtëpie” që i është vendosur nga gjykata.
Kemi të bëjmë me një arratisje apo vetëm thyerje e masës së sigurisë mbetet për tu zbardhur.
Nëse vërtetohet thyerja e masës së sigurisë, kjo bën që Fjolla Morina të rikthehet në qeli./CNA.al