Connect with Us

Tirana me sulm të frikshëm në derbin ndaj Partizanit

Sport

Tirana me sulm të frikshëm në derbin ndaj Partizanit

Publikuar

-

Tirana po merr çdo ditë e më shumë lajme të mira. Nëse drejtuesit prezantojnë një sulmues si Veirinen me CV të rëndësishme, në kampin stërvitor Dede merr një tjetër lajm interesant. Elton Kale, në stërvitjen e djeshme ka bërë një përgatitje të plotë me të gjithë shokët e skuadrës.

Braziliani ka nisur që të integrohet plotësisht me grupin, duke dhënë sinjalet se do të jetë një opsion i shtuar për cilësinë e Tiranës në vazhdim. Gjithashtu, shtim të ngarkesave ka marrë edhe Jurgen Çelhaka, duke u bërë edhe ai një rikthim i rëndësishëm në tentativë.

Dje ishte seanca e parë për javën derbi. Trajneri Dede nuk kishte në dispozicion lojtarë si Behiratçe apo Giamfi, të angazhuar me ekipin U-21. Në stërvitjen e djeshme, trajneri ka përzier kartat për të mos zbuluar asgjë për ndeshjen derbi. Mirëpo, në stërvitje, gjatë tentativave për të ndarë grupin në dy ekipe, është vënë re një test me dyshen Seferi-Muçi.

Duke ditur që të dy këto lojtarë mund të bëjnë disa role në manovrën sulmuese, jo vetëm të “pukave” në udhëheqje të manovrës, por edhe të “numrit 10”, apo edhe të sulmuesve anësorë, atëherë Dede mund të ketë një shumëllojshmëri zgjidhjesh taktike. Pa harruar edhe Kale, Danso, Halili dhe Ismajlgeci të gjithë alternativa cilësore për krahët, atëherë, formacioni i bardhebluve është gjithnjë e më shumë një pazëll me pjesëza të shtuara vazhdimisht për t’u zbuluar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Sport

Djarmati karikon shkodranët: Fitorja me Teutën na rikthen aty ku ishim

Publikuar

-

Nga

Matko Djarmati, drejtori sportiv i Vllaznisë, mendon se kuqebluve u mjafton një fitore ndaj Teutës për t’i kthyer në euforinë dhe lojnë ku ishin deri pak javë më parë. Në një prononcim për “Procesi Sportiv” ai shpjegoi se kjo vështirësi me të cilën po ndeshej ekipi, vinte nga fakti se tani të gjithë ishin shumë më të motivuar ndaj Vllaznisë që nuk ishte më surprizë për askënd.

“Ka një javë që merremi si do të dalim nga situata, ne çdo ditë provojmë si të dalim nga ajo situatë e të kthehemi ku kemi qenë para 3-4-5 javësh. Ne nuk jemi më surprizë e kampionatit, jemi ekip real, që lufton për titullin kampion dhe vendet për Kupat e Europës. Këtu jemi dhe nuk jemi më surprizë, çdo ekip jep 120% me ne. Nuk kemi ndryshuar shumë gjëra, i vetmi problem që mendoj ka ndikuar më shumë është stërvitja, për fushat, për barin sintetik, nuk ishte në nivelin që kishim qejf ne.

Po bëjmë analizë, mundohemi çdo ditë të shkojë aty ku ishsim më parë. Nuk kemi probleme financiare deri më tani, klubi është mbështetur në maksimum në çdo lëvizje. Mendoj se kemi nxjerrë maksimumin nga lojtarët dhe buxheti për skuadrën.

A ka aleanca? Mi thoni pak kush janë këto aleanca, rreshtoni kush janë.

Klubi në ankand? Është e vërtetë me datë 9 mund të vijë një pronar tjetër e do të thotë që nuk do të jeni më. Ka shumë mundësi. Por unë kam besim që personi që na ka sjellë, Alban Xhaferi, besoj se na ka dhënë mbështetje, ka besim e ka qejf të marrë klubin. Por ai është ankand e çdokush mund të bëjë ofertën.

Kemi diskutuar a na duhet psikolog, por kemi vendosur për momentin jo. Kemi trajner që bën edhe psikologun. Jam i sigurt se me një fitore ndaj Teutës, do të jemi aty ku kemi qenë më përpara. Por nuk është e thjeshtë.

Vllaznia e ka absolutisht grupin, është i bashkuar. Edhe një herë e çoj te analiza, këto janë lojtarët që kemi dhe kemi marrë maksimumin, edhe sot jemi një nga ekipet e ndërtuar për Kupat e Europës dhe objektivi i parë janë Kupat. Nëse kapim trofe është mirë për ne. Askush nuk ka përmendur që do të dalim kampion apo kemi dalë më deklarata. Jemi ekip që ka mundësi të krijojmë shumë probleme.

Bonuse? Kemi njerëz që nuk dalin në media, por që pas ndeshjeve vijnë e japin para nga xhepi për ekipin, si premio. Vijnë pas ndeshjeve e japin para nga qejfi”, tregoi Djarmati.

LEXO TE PLOTE

Sport

Largimi i Moreiros, te Dinamo gjejnë trajnerin e ri

Publikuar

-

Nga

Olsi Uku mund të jetë trajneri i ri i Dinamos. Klubi e pati paralajmëruar që dje që do t’i besohet një shqiptari dhe kandidati më potencial është pikërisht ai. Sot ndoshta do të mësohet diçka më shumë, pasi koha nuk premton.

Jo më larg se nesër, blutë do të presin në Pezë-Helmës Veleçikun për llogari të javës së 13-të. Drejtuesit mendojnë se ai është i duhuri jo vetëm se është një ish-lojtar i bluve, por ka edhe një të shkuar në pankinë.

Në kohën e Fabricio Kamaratës, ai ka qenë zv.trajner dhe më vonë iu bashkua Nevil Dedes në të njëjtin rol te Tirana. Kur pjesa dërrmuese e lojtarëve nuk kanë ndryshuar, askush më mirë se ai nuk mund ta marrë përsipër këtë detyrë.

E megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që klubi të zgjedhë dikë tjetër. Ajo që është e sigurt, Dinamo ka hequr përfundimisht dorë nga italianët.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Ibra dhe trajneri i Serisë A në Sanremo, zbulohet kënga që do të këndojnë

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç dhe trajneri i Bolonjës, Sinisha Mihajloviç, këtë të enjte do të jenë prezent në Festivalin e Sanremos, i cili zhvillohet nga 2 deri më 6 mars.

Prezantuesi i Festivalit, Amadeus, në një konferencë zbuloi edhe këngën që do të këndojë sulmuesi i Milanit, së bashku me trajnerin Mihajloviç, një mik të vjetër të tij. Kënga që do të këndojnë është “Io Vagabondo”, e kënduar nga grupi Nomadi në vitin 1972.

Suedezin do e shikojmë kështu në një version ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë më parë, ku pas shkëlqimit në fushat e lojës, tani do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë edhe në mikrofon.

LEXO TE PLOTE