LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentoi të trafikonte drejt Italisë 50 sirianë/ Arrestohet skafisti në Vlorë

20 Janar 2021, 07:41, Kronika CNA
Tentoi të trafikonte drejt Italisë 50 sirianë/ Arrestohet

Vijon puna për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandim të migrantëve dy javë më parë.

Shkon në tre numri i personave të arrestuar, të cilët janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Dy javë me parë, Policia ka vënë në pranga 2 personat përgjegjës për strehimin e shtetasve të huaj emigrantë, përkatësisht pronarin e një hoteli në Tiranë dhe pronarin e një banese në fshatin Trevllazër, Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandimin e migrantëve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të tretë të kësaj ngjarjeje, shtetasin:
E. L.(A.), 26 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas ka qenë drejtuesi i mjetit lundrues (skafisti), me të cilin migrantët nga vendet e treta do të largoheshin në drejtim të shtetit italian, më datë 08.01.2021.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit?./CNA.al

Lajmet e fundit nga