LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të dënuar për trafik droge/ Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të Sokol Markut dhe vëllait të tij

20 Janar 2021, 19:34, Kronika CNA
Të dënuar për trafik droge/ Prokuroria kërkon sekuestrimin e

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot vendosjen e sekuestros perventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të Sokol Markut dhe vëllait të tij E. Marku.

Mësohet se Sokol Marku, i biri i Lazdër dhe i Gjela, i datëlindjes 05.07.1988, lindur në Mirditë dhe banues, në Tiranë, me kombësi e shtetësi shqiptare, është i dënuar më 11 mars të vitit 2013 me 5 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Gjithashtu gjykata e ka dënuar me 1 muaj burg për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”. Nga të dhënat e marra, Marku merret dhe me trafik të lëndëve narkotike në Itali.

Prokuroria e Tiranës, në bazë të materialeve të dërguara nga Seksonit për Hetimin e Pastrimit të Parave & Aseteve Kriminale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ka bërë rregjistrimin e Procedimit penal 4257 viti 2019 për veprat penale ?Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale? parashikuar nga neni 287, ku janë sekuestruar 18 automjete duke vazhduar nga PORSH, BMË etj, dy aktivitete biznesi lokale si dhe 10 pasuri re paluajtshme si njësi tregtare vila, apo apartamente me një vlerë rreth 5 milonë euro përafërsisht.

Në Tiranë emër të Sokol Markut dhe familjarëve të tij figurojnë pasuritë e rregjistruara si më poshtë:

ZK 8370 volumi 26, faqe 154, njësi me sipërfaqe 53.6 m2.

ZK 8340 volumi.23, faqe 67, truall me siperfaqe 1261 m2.

ZK 8340 volumi 24, faqe 67, ndërtesë me sip. 150 m2.

ZK 3866 volumi 33, faqe 118, apartament me sip.50 m2.

ZK 8120 volumi 48, faqe 57, truall me sip.412.3 m2 dhe ndërtësë me sip.173.8 m2. apartament ne kavaje me sip 70 m2 ne zk3101 qerret lavajr pasuri a me nr 14 /229. Biznesi bar kafe me adrese ne rrugen dora distra godine dy kateshe me

Nje siperfaqe trualli 3600 m2 dhe ndertim 260 m2 per kat me emrin Hoë  higt dhenemer tregtar viteli bar. Bisnesi bar kafe ne rrugen Shaqir hoshafi me nje siperfaqe 115 m2 me nipt l62115036h pasuria me nr 3/257 zk 8150 . objekt trenkatesh ne rrugen e dibres ne proces legalizimi me sip 160 m2 per kat dhe papafongo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga