Connect with Us

Rriten temperaturat/ Parashikimi i motit për sot

Politikë

Rriten temperaturat/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Dita e sotme nis me kthjellime dhe vranësira të lehta në vendin tonë, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat malore.

Pasditja sjell shtim të vranësirave në të gjithë vendin ndërsa reshje të pakta shiu e dëbore do ketë ne skajet veri-jugperëndim.

Temperaturat e ajrit rriten me të paktën 3 gradë në në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -8°C në 10°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

LEXO EDHE:  Moti merr kthesë të papritur/ Si parashikohen temperaturat për javën e ardhshme

Rajoni dhe Europa; Masat ajrore verilindore do të diktojnë mot të kthjellët por të ftohtë në pjesën më të madhe të kontinetit. Konkretisht në Jug, Qëndër dhe Lindje. Ndërsa vranësira dhe reshje shiu vijon Europa Perëndimore. Po ashtu me reshje dëbore mbeten Vendet Nordike./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Publikuar

-

Nga

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka prezantuar kandidatin për qarkun e Vlorës, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Bëhet fjalë për Arjan Devollaj, biznesmen i suksesshëm në Gjermani dhe në Shqipëri.

“Mirë se vjen Arjan Devollaj!

Ndjehem i nderuar që arjan devollaj do të jetë pjesë e skuadrës sonë të kandidatëve për qarkun e vlorës.

Një djalë i ri dhe i realizuar vlonjat, biznesmen i suksesshëm në gjermani dhe në shqipëri, ai synon të japë kontributin e vet për projektin tonë politik, që synon ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin.

Arjan Devollaj, vlerë e shtuar e bindjes demokratike për Vlorën dhe Shqipërinë.”, shkruan Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Votimi dhe numërimi elektronik/ KQZ ndryshon zonat e aplikimit

Publikuar

-

Nga

Votimi dhe numërimi elektronik/ KQZ ndryshon zonat e aplikimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektihn pilot për numërimin dhe votimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit.

Në mbledhjen e sotme, KQZ ka vendosur të ndryshojë zonat se ku do të aplikohet projekti pilot.

Sipas KQZ votimi dhe numërimi elektronik do të aplikohet në zonën e administrimit numër 40, në Njësinë Bashkiake nr.10 në Tiranë.

Kujtojmë që pak kohë më parë PD dhe PS patën përplasje sa i takon aplikimit të projektit pilot.

LEXO EDHE:  Moti merr kthesë të papritur/ Si parashikohen temperaturat për javën e ardhshme

LEXO EDHE:  Reshje bore në lartësinë mbi 600 metra/ Si do jenë temperaturat nesër

PD propozoi Korçën dhe Fierin, ndërsa PS bie deri diku dakord me PD për Korçën, por e propozon si Bashki dhe jo si qarku, teksa në anën tjetër propozon edhe Bashkinë e Tiranës, vetëm në disa Njësi Administrative të saj.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme, KQZ ka regjistruar edhe koalicionin opozitar, “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Iu kërkoj votën sepse…”/ Kush është kandidati i pavarur i qarkut të Beratit

Publikuar

-

Nga

"Iu kërkoj votën sepse..."/ Kush është kandidati i pavarur i qarkut të Beratit

Plarent Aleksi është kandidati i pavarur për qarkun e Beratit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Përmes një postimi, Aleksi u ka kërkuar qytetarëve të  këtij qarku t’i besojnë votën, kundër aleancës së krimit, ashtu siç ai cilëson PD,PS dhe LSI.

Kandidati i pavarur Plarent Aleksi beson se ai është njeriu i duhur për të përfaqësuar vendin e tij me argumentin se ka studiuar në Perëndim dhe ka një jetë të pastër dhe pa rekorde kriminale.

Un jam Plarent Aleksi, Doktor në Shkenca Sociale dhe Filozofi: Kandidat për Deputet në Qarkun BERAT ( Kuçovë + Urë Vajgurore + Berat + Çorovodë) ju flas drejt dhe sinqerisht, ju kërkoj votën sepse vetëm kështu mund të përfundoj betejën që kam filluar kundër aleancës së krimit (PD+PS+LSI).

Un jam kandidati juaj më i mirë në Qarkun e Beratit nëse kërkoni një kandidat të shkolluar në Perëndim, pa CV kriminale, Atdhetar dhe me vullnet të fortë për të luftuar hajdutërinë në politikë. Un jam i sinqertë, mos u besoni më atyre që shkojnë pas politikës së Korruptuar në Shqipëri”, shkruan Plarent Aleksi./CNA.al

LEXO TE PLOTE