Connect with Us

Rrëfimi i aktorit të njohur/ Në Amerikë punoja roje shkolle, ma vodhën 5 herë brenda javës

Sociale

Rrëfimi i aktorit të njohur/ Në Amerikë punoja roje shkolle, ma vodhën 5 herë brenda javës

Publikuar

-

Xhevahir Zeneli: Në Amerikë punoja roje shkolle, ma vodhën 5 herë brenda javës

Aktori i madh i humorit Xhevahir Zeneli ka rrëfyer ngjarje nga jeta e tij artistike por edhe personale.

I ftuar në A-Show me gazetarin Adi Krasta, ai tregoi se është nga fshati Luaras i Kolonjës, që ka nxjerrë 3 mësues të shquar, ku në filmin e tij të parë me regji të Vladimir Priftit, kishte pikërisht rolin që duhet të vriste mësuesin e shquar të fshatit të tij, Petro Nini Luarasin.

‘Unë jam nga Luarasi i Kolonjës, fshati i mendjes nga ku kanë dalë tre mësues të mëdhenj. Madje në filmin tim të parë me regji të Vladimir Priftin unë kisha rolin që të vrisja mësuesin, Petro Nini Luarasi”, u shpreh Zeneli.

Gjithashtu ai ka treguar edhe për jetën e tij në Amerikë, ku punonte si roje shkolle.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Amos Zaharia rrëfen sekretet për "CityNews". Emocionet nga dasma mbretërore tek dashuria

Në Amerikë punoja roje shkolle, por brenda javës ma vodhën shkollën 5 herë. Unë në shkollë nuk kam qenë ndonjë me mesatare të mire, por kisha një kryetar Komiteti që më tha ti do shkosh në shkollë. Birçe Hasko më vonë më tha që ke qenë në teh të thikës edhe mund të të flaknim jashtë. Por unë nuk kam pasur mik, pasi unë kam qenë djalë i një polici dhe i një nëne që ishte kamariere”, tregon ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Aktualitet

Nis vaksinimi në Lezhë/ Manastirliu lajmëron ardhjen e 8000 dozave të tjera nga Pfizer

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme ka nisur vaksinimi për të moshuarit mbi 90 vjeç në Lezhë. Të pranishëm ishin dhe Kryeministri Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta

Manastirliu, e cila ka lajmëruar se në 15 mars priten të vijnë dhe 8000 diza të tjera nga vaksina Pfizer.

“Kemi arritur 15 mijë vaksinime, 12 mijë janë personel shëndetësor. Bëjmë çdo ditë të paktën 1000 vaksinime dhe besoj se do të bëjmë akoma më shumë me ardhjen e vaksinave nga Pfizer. Me datë 15 Mars vijnë rreth 8000 vaksina nga Pfizer”- tha Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Humbi jetën nga Covid-19/ Zbulohen detaje të reja për 27-vjeçaren nga Berati

Publikuar

-

Nga

Kurba nuk njeh ulje/ Konfirmohen 851 raste të reja, ja sa kanë humbur jetën sot

Detaje të reja janë zbardhur mbi vdekjen e 27-vjeçares nga Berati, si pasojë e Covid-19.

Mësohet se Arjola Cakollari mbërriti në gjendje të rënduar në spital dhe pasi ju dha ndihma e parë dhe ju bënë ekzaminimet rezultoi që covid i kishte prekur 90% të mushkërisë. Mjekja infeksioniste në Repartin Covid-19 të Spitalit Rajonal të Beratit, Etleva Vila deklaroi se pasi u pa se gjendja e saj ishte kritike u vendos që vajza të dërgohej drejt spitalit Infektiv të Tiranës për mjekim të specializuar, megjithatë e reja nuk ja doli dot.

27-vjeçarja ishte kthyer në Berat për t’u shërbyer prindërve të saj, të infektuar me Covid-19, por u infektua dhe vetë, duke humbur dhe jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rriten temperaturat/ Parashkimi i motiti për sot

Publikuar

-

Nga

Keni bërë plane për ditën e sotme?/ Ky është parashikimi i motit

Orët e para të ditës janë dominuar nga kthjellimet në të gjithë Shqipërinë.

Sipas Metoalb, pasditja dhe nata sjellin kalime vranësirash nëpër territor, ku më të shpeshta vranësirat paraqiten në zonat jugore-juglindore. Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C minimumi deri në 18°C maksimumi.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët./CNA.al

LEXO TE PLOTE