Connect with Us

Rama e Manastirliu në Rrogozhinë/ E vijuam programin e rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore

Politikë

Rama e Manastirliu në Rrogozhinë/ E vijuam programin e rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore

Publikuar

-

Rama e Manastirliu në Rrogozhinë/ E vijuam programin e rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë inspektuar qendrën e re shëndetësore në Rrogozhinë, e sapo rikonstruktuar, në kuadër të programit kombëtar të 300 qendrave shëndetësore.

“Kjo qendër shëndetësore 24 orëshe ofron shërbim për 14 mijë banorë dhe në kuadër të programit tonë të 300 qendrave shëndetësore, tashmë është rehabilituar. Edhe në kohë pandemie, ia kemi dalë që gjatë 2020-ës, të vijonim me programin tonë të rehabilitimit dhe tashmë kjo qendër është transformuar totalisht”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit, Ministrja e Shëndetësisë tha se po kryhet organizimi për të shtrirë në mënyrë kapilare vaksinimin në të gjithë rrjetin e qendrave shëndetësore.

“Kushtet e zinxhirit ftohës janë edhe në këtë qendër. Por në fakt, edhe në situatën e Covid dhe tani me fillimin e vaksinimit, përveç qendrave të përqendruara të vaksinimit, në varësi të llojit të vaksinave, jemi organizuar që i gjithë zinxhiri ftohës i temperaturave 2-8 gradë të jetë funksional”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Gjekmarkaj sfidon Ramën/ "Nëse propozimi për 15 vite burg bëhet realitet, jam i pari që do thyej karantinën"

Aktualisht Shqipëria ka kapacitetet e zinxhirit ftohës për secilën nga vaksinat antiCOVID. Nga masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë, kapacitetet aktuale për ruajtjen e vaksinave në temperaturën -70 °C janë për 250,000 doza vaksine njëherësh, për vaksinën e Pfizer. Për vaksina si ajo e Modernës, që kërkojnë një temperaturë ruajtje -20 °C, kapacitetet janë për të pritur 950,000 doza vaksine njëkohësisht.

Ndërsa përsa i përket kapaciteteve të zinxhirit ftohës, për vaksina si Astra Zeneka, etj, që kërkojnë temperaturë 2-8 °C, janë kapacitetet për të pritur deri në 7 milion doza, me shtrirje kapilare në të gjithë vendin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me ‘Lëvizjen për Ndryshim’

Publikuar

-

Nga

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me 'Lëvizjen për Ndryshim'

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Report tv, ku ka folur për situtën parazgjedhore.

Ai tha se partia e tij do të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit, por do të ketë një bashkëpunim taktik para elektoral me partinë e Jozefina Topallit.

“Unë dhe topalli nuk jemi kaq të mërzitu, ne jemi në komunikimin, kemi pasur takime dhe jemi përpjekur të arrijmë një rezultat, qëllimi ynë është i përbashkët, synimet e njëjtat por vendosëm që të kandidojmë me lista të veçanta.

Ne kemi një marrëveshje do të kemi një bashkëpunim taktik para elektoral, ku gjatë zgjedhjeve do të përpiqemi të mos i prishim punë njëri-tjetrit por ta mbështesim në qarqe sipas rastit”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Meta në merak për rezultatin e zgjedhjeve”/ Patozi: Ka shfaqur nervozizëm ekstrem

Publikuar

-

Nga

“Meta në merak për rezultatin e zgjedhjeve”/ Patozi: Ka shfaqur nervozizëm ekstrem

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ishte i ftuar pasditen e sotme në Report tv, ku mes të tjerave ka komenuar dhe deklaratat e fundit të presidentit Ilir Meta, i cili është shfaqur gjithnjë e më tepër i nervozuar lidhur me zhvillimet elektorale.

Patozi tha se Meta është njeriu që duhet të jetë më pak i interesuar në rezultatin e zgjedhjeve, por në fakt është më i axhituari.

 “Janë shenja të qarta të një nervozizmi ekstrem, unë nuk e kuptoj arsyen, në fakt e kuptoj, njeriu që duhet të jetë më pak i interesuar në rezultatin e zgjedhjeve është më i axhituari. Ai s’është në zgjedhje, gruaja e tij është, edhe Lulzim Basha është më i qetë. Pas Ilir Metës është më i nervozuar Sali Berisha. Këta duhet edhe të mësojnë nga politika, një njeri që shfaqet nervoz i tradhëton merakun që ata kanë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, të bëjnë edhe gjoja fundja. Por ne s’na intereson se ne kemi betejën tonë”, tha Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërmeti i fuqishëm në Greqi/ Xhaçka: Shqipëria e gatshme të ndihmojë

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i fuqishëm në Greqi/ Xhaçka: Shqipëria e gatshme të ndihmojë

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur sot Greqinë, lëkundjet e të cilit u ndien edhe në vendin tonë.

Tërmeti me magnitudë 5.9 të shkallër Rihter zonën e Larisas në Greqi ka shkaktuar dëme të shumta pranë epiqendrës, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetet sociale.

Xhaçka shprehet se Shqipëria është në solidaritet të plotë me Greqinë, duke shtuar se Tirana është e gatshme që të ndihmojë, në rast se është nevoja.

LEXO EDHE:  Studimi i ekspertëve britanikë/ Varianti i ri i Covid është për 56% më infektues dhe shumë më lehtë i transmetueshëm

LEXO EDHE:  Investoi 200 milionë euro në kompani offshore?/ Zbardhet pasuria e kryeministrit Rama

“Solidaritet i plotë me # Greqinë! Zemrat dhe mendjet tona shkojnë te fqinjët tanë grekë në këtë moment të vështirë! 🙏

Shqipëria është gati të ndihmojë, nëse paraqitet nevoja.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE