Showbizz
Pse po heshtin Kim Kardashian dhe Kaney West për divorcin?

Kim Kardashian dhe reperi Kaney West kanë qenë në qendër të vëmendjes të mediave rozë pasi është raportuar se i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Pas kësaj thuhet se Kaney do të vendoset në Londër, ndërsa Kim do të vazhdojë t’i përkushtohet bizneseve të saj.
Gjithashtu mediat e huaja kanë raportuar se Kim dhe Kaney kanë hequr dorë edhe nga mundësia e fundit për të shpëtuar martesën e tyre, terapia në çift.
Por pse pas gjithë lajmeve që kanë qarkulluar në media dyshja nuk ka reaguar në asnjë mënyrë?
Së fundmi thuhet se te gjitha problemet dhe ajo që ka ndodhur mes tyre do transmetohet në episodet e fundit të “Keeping Up With the Kardashians”.
Page six shkruan se çdo arsye e ndarjes së tyre do ndahet me publikun në episodet e fundit të mbylljes përfundimtare të TKUWK./ CNA.al