Sport
Oferta nga Serie A, Rei Manaj pranë rikthimit në Itali

Rey Manaja mund të rikthehet sërish në Itali. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është pjesë e Barcelona B dhe për momentin është kthyer në lojtar të rëndësishëm për këtë skuadër. Ekserpti i merkatos në Itali, Gianluca Di Marzio bën me dije se Manaj mund të rikthehet të luajë në Itali. Crotone, skuadër e Serie A ka kërkuar informacion për shërbimet e tij pasi kërkon të përforcojë sulmin.
Një tjetër ekip që ka shfaqur interesim për lushnjarin është edhe Pescara, skuadër ku luan edhe Memushaj, mesfushori i Kombëtares shqiptare. Manaj ka luajtur edhe më parë për këtë skuadër në sezonin 2016-2017 ku shënoi 2 gola në 12 ndeshje e ky do të ishte një rikthim për të te skuadra që këtë sezon militon në Serie B.
Lajme të Rekomanduara:

Firmosi në Poloni, zbulohet rroga e majme e Ernest Muçit
Ernest Muçi është zyrtarisht futbollisti më i ri që i bashkohet Legia Varshavës. Ish-sulmuesi i Tiranës firmosi dje për 4 vite e gjysmë me kampionët e...

Shorti i Kupës së Shqipërisë/ Goglat dhurojnë përplasje të forta mes pretendentëve, me fat Vllaznia
Është hedhur paraditen e sotme, shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2020-2021. Ky short u zhvillua në ambientet e stadiumit “Air Albania”, në...