Connect with Us

Nga Astrit Patozi/ Sondazhet e shtuara janë lajm i mirë

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Sondazhet e shtuara janë lajm i mirë

Publikuar

-

Nga Astrit Patozi/ Sondazhet e shtuara janë lajm i mirë

Denduria e pazakontë sondazheve dhe sidomos diferencat e tyre të mëdha me njëra-tjetrën janë në fakt sondazhi më i mirë se të dyja blloqet e vjetra të politikës e kanë ndjerë se po u lëkunden themelet.

Ndaj mos u çudisni kur ato të shpeshtohen edhe më shumë me afrimin e datës së zgjedhjeve. As kur rezultatet e tyre të lëkunden si lavjerrës, herë nga e kuqja e herë nga e zeza, sikur të bëhej fjalë për dy vende të ndryshme dhe jo për të njëjtën Shqipëri.

Tek e fundit le të harxhohen pak më shumë se herët e tjera, se lekë korrupsioni i kanë. Dhe le t’i hakërrehen njëri-tjetrit si gjithmonë me fitoret në letër, si tigra prej letre që janë, se në fund fare bashkë do të jenë prapë.

Lajmi i mirë është që ata po djersisin, duke u kacavjerrë pas shifrave që i porosisin vetë, ngaqë janë në vështirësi.

LEXO EDHE:  Basha i përvishet Ramës/ Mos u fshi, do kesh fatin e Gruevskit

Ndaj edhe zero vëmendje dhe zero shqetësim për sondazhet e tyre, që thjesht demaskojnë merakun e madh që kanë për humbjen e supremacisë.

Shqiptarët e lirë e kanë kuptuar se vota kundër tyre më 25 prill është e vetmja mënyrë për nisjen e rënies së palavdishme të kryetarokracisë, si një sistem i deformuar politik në funksion të interesit personal dhe familjar të 3-4 individëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Andi BUSHATI/Opozita e përçarë (me arsye) në zgjedhje

Publikuar

-

Nga

Bushati zbulon “përçarjen” PD-LSI/ Haxhiu bën parashikim të fortë për 25 prillin

Sot kanë ndodhur dy ngjarje, në pamje të parë pa lidhje me njëra- tjetrën, por që tregojnë shumë për mënyrën sesi do të zhvillohet fushata elektorale që kemi në prag.

E para ka të bëjë me konfirmimin zyrtar se opozita do të hyjë e përçarë në zgjedhje, fiks ashtu sikurse e donte Edi Rama me grisjen e marrëveshjes së 5 qershorit dhe ndryshimet e njëanshme të kushtetutës. Koalicioni i dakordësuar në selinë e PD-së konfirmoi se në dokumentin që do të dorëzohet në administratën zgjedhore, LSI-a mungon.

E dyta ka të bëjë me konferencën e zhvilluar në presidencë, ku Ilir Meta i ktheu mbrapsht parlamentit votimin me aq vota sa do ta kishte zili edhe diktatura më e egër, për të zgjatur me 13 vjet afatin e koncesionit të aeroportit të Rinasit. Sipas kreut të shtetit, ky dyfishim periudhës së shfrytëzimit të një pasurie kombëtare, pa garë dhe tender, përbën një akt klientelist dhe preferencial, që shkel nëkohësisht ligjin dhe kushtetutën.

Duke parë se LSI ka mbetur jashtë koalicionit të cilit i prin PD- ja dhe duke vëzhguar se Ilir Meta, si lideri de fakto i saj, ndryshon shumë nga Lulzim Basha, në mënyrën se si e ka zhvilluar përballjen ndaj klientëve të Ramës, përfituesve të koncesioneve, favoreve apo privilegjeve që ai u ka shpërndarë, nënkuptohet edhe një arsye e shëndoshë se përse dy partitë e mëdha të opozitës sot nuk gjenden përkrah njëra tjetrës.

Ndërsa Ilir Meta po kthen mprapsht koncesionin e Rinasit, ndërsa pak kohë më parë ai hodhi të njëjtin hap për heqjen e rentës minerare, Basha është mjaftuar në këto raste vetëm me një deklaratë sa për të larë gojën dhe nuk e ka përdorur kurrë kazusin e fuqishëm që i ka ofruar presidenca, për ta shndërruar në argument politik.

LEXO EDHE:  Rama paralajmëron opozitën e Bashës/ “Parlamenti vendos më 30 korrik për ndryshimet me apo pa ju”

LEXO EDHE:  Braktisi Amerikën për Ramën/ Shpërblehet ish-Drejtoresha e Doganave

Ndaj nuk është aspak herezi të konstatosh se një nga arsyet se përse PD dhe LSI po dalin të përçarë në zgjedhje, duhet kërkuar në qëndrimin që ata mbajnë ndaj oligarkëve të Ramës.

Natyrisht, në këtë dyzim nuk mund të bëhet një ndarje me thikë, mes të mirit dhe të keqit, të moralshmit dhe të pa moralshmit. Qasja duket se është thjeshtë taktike.

Nga njëra anë Ilir Meta mendon se është e pamundur të përmbyset Rama pa luftuar oligarkët e tij. Ai është i qartë se çdo lloj indulgjence ndaj tyre është zvoglim trysnisë publike mbi kryeministrin, se ajo përkthehet në më shumë para për të blerë mediat dhe për të vjedhur votat, në favor të tij.

Me një naivitet proverbial (nëse nuk i besohet atyre që aludojnë për një pakt të fshehtë), Basha beson se mundet ti rëmbejë kolltukun Ramës duke kursyer kollonat financiare që e mbajnë në këmbë atë. Atij i mungon besimi dhe fuqia për të imagjinuar një opozitë të pa mbështetur nga klientët e regjimit e aq më tepër në një betejë të hapur me ta.

Natyrisht që ky nuk është hendek i vogël. Këto dy rrugë të ndryshme për të arritur tek i njëjti qëllim, e bëjnë të pamundur futjen në një llogore të LSI dhe PD. Përndryshe, brenda të njëjtit istikam ata do i binin, dikush gozhdës e dikush patkoit.

Prandaj sa herë që dëgjoni se demokratët dhe lësëistët po hynë veç në zgjedhje për të ruajtur identitetin politik mes të majtës dhe të djathtës, se ata po e bëjnë këtë për të maksimalizuar votën, mos harroni edhe një detaj: ata nuk janë bashkë, për shkak të qasjes së ndryshme ndaj oligarkëve të Ramës./ Lapsi

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Bejtja, premtimet elektorale dhe Ligji i Direktorit

Publikuar

-

Nga

Nga Klodian Tomorri/ Bejtja, premtimet elektorale dhe Ligji i Direktorit

Kolegu Andi Bejtja kishte nje shkrim provokativ nje dite me pare, i cili prek nje teme shume te rendesishme, por te nenvleresuar ne debatin publik; Pse premtimet elektorale te partive politike nuk targetojne te varfrit? Sado cinike te duket, pergjigja eshte shume e thjeshte. Arsyeja eshte teresisht elektorale.

Pese dekada me pare nje ekonomist nga Shtetet e Bashkuara i quajtur Aaron Director, elaboroi nje teze qe me vone do te njihej si Ligji i Direktorit. Sipas tij, grupi qe dominon procesin politik ne shoqerite e lira demokratike eshte gjithmone shtresa e mesme. Argumenti eshte shume i thjeshte.

Nje force politike, qe te marre pushtetin ka nevoje per 50 per qind plus 1 te votave. Nese sheh shperndarjen e popullsise sipas te ardhurave, zakonisht prevalon ligji 30-50-20, ku 30 per qind e popullsise jane te varfer, 50 per qind shtrese e mesme dhe 20 per qind te pasur. E thene thjesht, menyra me e lehte per te gjetur 50 per qind plus 1 te votave eshte shtresa e mesme. Rrjedhimisht premtimet elektorale, por edhe programet qeverisese dizenjohen ne menyre te tille, qe te perfitoje shtresen e mesme, nderda kostot te financohen permes taksave qe paguhen nga te pasurit dhe te varfrit.

I pari qe provoi empirikisht Ligjin e Direktorit ishte George Stigler. Permes nje paperi influencial ne vitin 1970, Stigler duke studiar buxhetet e dhjetra vendeve provoi se shpenzimet publike financojne kryesisht programet, nga te cilat perfiton shtresa e mesme, por kostoja e tyre financohet nga taksat e te pasurve dhe te varferve.

Tani te kthehemi ne Shqiperi. Kush jane perfituesit kryesore nga zerimi i taksave te biznesit te vogel? Kush jane perfituesit kryesore nga heqja e taksave mbi naften, qe premton opozita. Kush jane perfituesit kryesore nga subvencionimi i arsimit publik? Kush jane perfituesit kryesore nga rritja e pagave ne sektorin publik? Pergjigja eshte e lehte. Sa te varfer kane biznese? Sa prej tyre kane automjete? Dhe sa te varfer shkojne ne Universitet. Shume pak. Perfituesit kryesore jane gjithmone shtresa e mesme.

LEXO EDHE:  Rama del në mbrojtje të Carlo Bolinos/ Sulmi i Metës skandaloz, çfarë dreqin do akoma…

LEXO EDHE:  Braktisi Amerikën për Ramën/ Shpërblehet ish-Drejtoresha e Doganave

I vetmi program i shpenzimeve publike, qe targeton drejteperdrejte e varfrit eshte ndihma ekonomike. Vetem 40 milione dollare ne vit dhe me gjithe premtimet per dyfishim shkon ne 80 milione dollare ne vit. Me pak se 2 per qind e shpenzimeve totale te buxhetit.

Koalicioni me i madh politik ne vendet edemokratike do te jete gjithmone shtresa e mesme. Dhe ofertat politike te partive do te targetojne gjithmone shtresen e mesme. Madje edhe qeveria e Albinit, qe kolegu Bejtja e permend si qeveri pro te varferve. Ky eshte bast.

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Ditmir Bushati/ Përtej shkundjes së perëndimit

Publikuar

-

Nga

Një vit më parë, Konferenca vjetore e Sigurisë së Mynihut ishte ngjarja e fundit ndërkombëtare që ndodhi para se bota të mbyllej, si pasojë e COVID-19. Titulli kryesor i konferencës “Shkundja e Perëndimit” nuk mund t’i shkonte më për shtat fërkimeve dhe tensioneve brenda familjes euro-atlantike dhe rendit ndërkombëtar në një botë gjithnjë e më zeropolare.

Të premten që shkoi, udhëheqësit botëror u mblodhën sërish në Mynih, tashmë virtualisht, në një format më të ngushtë, për të diskutuar veçanërisht bashkëpunimin midis SHBA-ve dhe Europës, në epokën post-Trump. Kësaj radhe me një titull të ri, “Përtej shkundjes së Perëndimit” dhe pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Rusisë dhe Kinës. Një kthim pak a shumë në formatin e hershëm të Mynihut për trajtimin e sfidave të sigurisë brenda hapësirës euro-atlantike.
I.
Pjesëmarrësit në Konferencë mirëpritën kthimin e Amerikës dhe kontributin e saj të pazëvendësueshëm përsa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar. E dëshmuar kjo jo vetëm në mesazhin e përcjellë nga Presidenti Biden, por tek rikthimi i SHBA-ve në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Marrëveshjen e Parisit për Ndryshimet Klimaterike, sikundër premtimi për të kontribuar me 4 miliardë dollarë në skemën globale COVAX, për të siguruar shpërndarjen e drejtë të vaksinave COVID-19. Duhet pranuar se Pandemia i dha një goditje të rëndë multilateralizmit duke gërryer më shumë rendin ndërkombëtar ekonomik dhe treguar në të njëjtën kohë pafuqinë e tij për t’u përballur në mënyrë adekuate me COVID-19 apo ndryshimet klimaterike.
José Saramago në romanin e tij “Verbëria” tregon se epidemitë nuk i transformojnë shoqëritë, por ato na ndihmojnë të shohim të vërtetën rreth shoqërive tona. Kështu, shtetet u sollën në mënyrë Hobsiane, ndonëse jo duke drejtuar shpatat mes tyre. Përgjigjja ndaj virusit ishte në të shumtën e rasteve lokale, çka u ilustrua me mbylljen e kufijve, vendosjen e kontrollit mbi eksportet në fushën e shëndetësisë, grumbullimin e rezervave të pajisjeve mbrojtëse dhe politikën e vaksinimit, e cila mbetet e lidhur me nevojat e secilit shtet.
Megjithëse Pandemia na shtrëngoi të përfytyrojmë jetesën tonë në një botë të përbashkët, asnjëra prej Fuqive të Mëdha nuk kërkoi zgjidhje në sistemin shumëpalësh. Vështruar në këtë prizëm, konsensusi i Mynihut 2021, i mbështetur në devizën “Përtej shkundjes së Perëndimit” ka të bëjë me domosdoshmërinë e institucioneve shumëpalëshe dhe një rend ndërkombëtar që bazohet në rregulla të gjithpranuara, për të trajtuar sfidat me të cilat përballet bota.

II.
Pas Luftës së Ftohtë, bota u vendos në një sistem të ri ndërkombëtar të shënuar nga tre forca: gjeopolitike, ekonomike dhe teknologjike. Përkatësisht, epërsia amerikane, tregu i lirë dhe revolucioni në hapësirën e internetit. Të gjithë dukej se punonin së bashku për krijimin e një bote më të hapur e më të begatë. Luftërat e përgjakshme në ish Jugosllavi, sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001 në SHBA, kriza financiare globale, kriza e paprecedentë e refugjatëve dhe tani Pandemia kanë tronditur themelet e rendit ndërkombëtar.
Megjithëse situata aktuale kërkon një vizion të përbashkët, të rrënjosur në vlerat liberale, kjo nuk mjafton për të sjell ndryshimin e nevojshëm që imponon trajtimi i sfidave të shekullit 21. Krahas konsensusit për nevojën e një bashkërendimi më të mirë të aktorëve kryesore të familjes euro-atlantike në trajtimin e çështjeve kyçe të sigurisë, Konferenca e Mynihut nxori në pah edhe zonat ku interesat dhe përparësitë e tyre ndryshojnë.
Presidenti i SHBA-ve Biden propozoi një partneritet të ri me Europën, një aleancë të demokracive në konkurrencë përkundrejt Kinës dhe Rusisë. Më shumë sesa shpalosje e veçantisë amerikane, mesazhi i fortë i Presidentit Biden dëshmoi para së gjithash pontecialin e SHBA-ve për të orientuar dhe drejtuar aleancën euro-atlantike drejt sfidave të së ardhmes.
Ndërkohë që Presidenti francez Macron vuri në dukje se, SHBA dhe Europa janë aleatë të ngushtë dhe ndajnë një botëkuptim të përbashkët, megjithatë, përparësitë e tyre nuk janë gjithmonë të njejta. Macron kujtoi se, SHBA-të që nga koha e Presidentit Obama, kanë kthyer vëmendjen gjithnjë e më shumë drejt Paqësorit, ndërsa Europa ka një gjurmë më të madhe në Mesdhe dhe Afrikë.
Duke pranuar këtë realitet, Presidenti Macron u rikthye tek tezat e tij për domosdoshmërinë e ndryshimit të “konceptit strategjik” të NATO-s, si kundërpërgjigje ndaj sfidave globale në evoluim të tilla si mbrojtja kibernetike, të dhënat dhe infrastruktura kritike, sikundër nevoja për reformimin e institucioneve dhe politikave europiane, në mënyrë që Europa të fitojë “sovranitetin ushtarak”.

LEXO EDHE:  Qorri dhe Organizata Politike, këta të pa udhë që po na turpërojnë Shqipërinë

LEXO EDHE:  Qorri dhe Organizata Politike, këta të pa udhë që po na turpërojnë Shqipërinë

III.
Konferenca e Mynihut dëshmoi se Europa ndjehet më e lehtësuar me Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë. Por vetëm një zhvendosje ingranazhesh politike dhe një rritje e retorikës shpresëdhënëse nuk mund të ndryshojë lojën. Sfidat e mëdha globale mbeten aty. Brenda një dekadë, çështjet e sigurisë do të jenë gjithnjë e më të mprehta e të lidhura me shumë me ndryshimet klimaterike, të dhënat, inteligjencën artificiale, mbrojtjen kibernetike, infrastrukturën kritike sesa me dislokimin e trupave ushtarakë apo kapacitetet detare. Megjithëse aleatët mund të mos bien dakord për çdo çështje, ato pajtohen plotësisht për parimet dhe vlerat themelore, të cilat duhen kultivuar, përkundrejt sfidimit që vjen prej vendeve si Kina, Rusia apo Irani. Le të shpresojmë se kjo do të përbëjë edhe bazamentin mbi të cilin do të ripërtërihet lidhja euro-atlantike. E në të njëjtën kohë, do të konkretizohet edhe në Ballkanin Perëndimor, jo vetëm si përballje me aktorët e tretë, por mbi të gjitha si një investim për procesin e ngecur të transformimit demokratik, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe anëtarësimit në BE.

LEXO TE PLOTE