LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti merr kthesë/ Sinoptikanët parashikojnë rritje temperaturash

20 Janar 2021, 18:16, Sociale CNA
Moti merr kthesë/ Sinoptikanët parashikojnë rritje temperaturash

Moti ka marrë një tjetër kthesë, duke lënë pas të ftohtin e acartë.

Shërbimi Meteorologjik parashikon rritje temperaturash dhe mot të paqëndrueshëm.

Ditën e nesërme dhe të premten reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët e përkohësisht mesatar.

Intensitet të lartë reshjet do të arrijnë në fundjavë me rrebeshe shiu të herëpashershme si dhe fillimin e javës së ardhshme. Reshjet e borës do të rikthehen në zonat malore, kryesisht në fundjavë deri në lartësitë 1000m.

Karakteristike do të jetë era e vrullshme jugore gjatë këtyre ditëve. Edhe pse dëbora do të jetë prezente në zonat malore, kjo erë do të sjellë shkrirje të dëborës në lartësitë deri 1500m dhe rritje temperaturash./ CNA.al

Lajmet e fundit nga