Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha janë një nga çiftet më të komentuar dhe të pëlqyera të shoëbizit. Këngëtarja ka zbuluar se me Albanin janë në një lidhje prej 5 vitesh.
E ftuar në emisionin “Jashtë loje”, Çiljeta tregoi më shumë për marrëdhenien me të dhe marrëdhënien e Albanit me Fernandon.
Xhilaga tregoi se Albani ka hyrë në jetën e Fernandos kur ishte 3 vjeç.
“Fernandos sigurisht i ndikon prania e Albanit. Kur ishte më i vogël thoshte kur të rritem do pres topa si Albani, por tani ka ndryshuar, është më shumë tek muzika. Djali i Albanit është i lindur dhe i prerë për këtë gjë.Kur e merrja Fernandon me vete në stadium kur ishte më i vogël, hipte tek karriget dhe ja bënte me dorë: ‘Si nuk më shikon içik ky o ma?’ më thoshte mua.
Ata janë si shokë bashkë. Albani e merr shpesh të dy bashkë, i nxjerr, bëjnë muhabete burrash, mbajnë sekrete ndaj meje.Por Fernando si mban dot sekretet. Fernando ka qenë 3 vjeç kur Albani është bërë pjesë e jetës sonë. Sot është 8 vjeç dhe i thonë 5 vite, pra prezenca e Albanit ka ndikuar shumë në formimin e fëmijës”, është shprehur ajo.
Ndërsa për marrëdhënien e saj me Albanin ajo ka rrëfyer:
LEXO EDHE: Fakte të pabesueshme për seksin
“Gjërat ndonjëherë janë të shkruara. S’e kishim menduar ndonjëherë. Vinim të dy nga marrëdhënie të mëparshme. As ai se mendonte që do njihte dhe do dashurohej dhe as unë se mendoja që do njihja dhe do dashurohesha.
Çdo marrëdhënie ka të mirat dhe të këqijat e veta. Ka ato ditët e bukura dhe ato peripecitë që kalon, por kur dashuria është e vërtetë dhe e fortë, çdo gjë kalohet edhe pastaj fillon merr një trajtë tjetër kur ti kupton që nuk rri dot pa tjetrin dhe aty ti merr një vendim me veten dhe e kalon gjënë në një tjetër nivel pastaj.
Albani është një djalë sentimental dhe besnik. Është një natyrë që aty ku merr ngrohtësi dhe aty ku është mësuar, aty rri. Është njeri familjar, ka sedër shumë”./ CNA.al