LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mediu dhe Idrizi jashtë pritshmërive të Bashës/ Negociatat e tij dëmtojnë koalicionin

20 Janar 2021, 20:21, Politikë CNA
Mediu dhe Idrizi jashtë pritshmërive të Bashës/ Negociatat e

Dy prej aleatëve të Lulzim Bashës, janë shprehur skeptikë lidhur me vazhdimësinë e koalicionit me Partinë Demokratike.

Bëhet fjalë për kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediun dhe për kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizin.

Mediu ka deklaruar sot për A2 se nuk e quan negociatë kur Basha vendos se Basha vendos se çfarë do i lërë Partisë Republikane.

?Nëse ju më thoni shiko se zoti Basha ka vendosur me grupin negociator se çfarë do i lërë Partisë Republikane, kjo nuk është negociatë, biles është në dëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe në dëm të koalicionit?, u shpreh ai, ndërsa të njëtën gjë pohoi edhe Idrizi.

?Ne e kemi ndarë që jemi me PD. Nëse na caktojnë ata, çfarë na lënë nuk është negocim, nuk i bën mirë koalicionit?, tha kreu i PDIU-së.

Ata kërkojnë më shumë se një mandate, pasi theksojnë se kanë peshë më të madhe elektorale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga