Politikë
Kryemadhi i mburret banorëve të Vorës/ LSI është partia që di t’i mbajë premtimet

Kryetarja e LS, Monika Kryemadhi ka e ka nisur ditën e sotme me një takim me disa banorë të Vorës.
Gjatë fjalës së saj, kryemadhi nuk ka kursyer as mburrjet teksa shprehet se LSI është partia që di t’i mbajë premtimet.
“Ne e kemi shumë të qartë tashmë, jo vetëm fokusin dhe përqendrimin tonë, por kemi avantazhin kryesor, që është mbajtja e premtimeve. Kudo që takohemi me njerëzit, ne jemi aq ballëhapur me ta, që ne e mbajmë premtimin, që ne i qëndrojmë fjalës së dhënë, dhe kjo ka qëndruar, ka ekzistuar dhe ne duhet ta forcojmë dhe ta bëjmë akoma më prezentë. Unë e ndjej të domosdoshëm komunikimin me njerëzit, sidomos me pjesën më vitale të shoqërisë shqiptare, që janë të rinjtë dhe të rejat, jo se burrat dhe gratë nuk janë vitalë, përkundrazi ndonjëherë pensionistët janë më vitalë sesa disa të rinj dhe të reja që ne mendojmë se duhet të bëjnë ndryshimin, por plani i tyre për të ardhmen, plani i tyre për të rritur dhe krijuar hapësirat, jo vetëm për punësimin, por edhe për zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe për faktin se ato duan të ndërtojnë familjet e tyre në Shqipëri”, u shpreh Kryemadhi.
Gjithashtu, ajo nuk i ka ndalur akuzat për kryeministrin Edi Rama, për të cilin thotë se ka gënjyer prej 8 vitesh.
Kryeministri Rama vijon mashtrimet prej 8 vitesh dhe nuk di që të mbajë premtimet. Sondazhi më i mirë është takimi me qytetarët. Ky realitet duhet të ndryshojë.”, tha Kryemadhi./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

“Nëse Basha del forcë e parë ia japim mandatet”/ Topollaj: Marrëveshje me PD vetëm me një kusht
Anëtari i bordit drejtues në Bindjen Demokratike Fabjan Topollaj u shpreh se nëse kreu i PD Lulzim Basha merr mbështetje masive dhe mund të fitojë...