Politikë
“Krisje” mes Bashës dhe aleatëve/ Berisha: Nuk jam pjesë e negociatave

Prej disa CNA.al ka raportuar se mes Lulzim Bashës ka pasur disa mosmarrëveshje përsa i përket kandidimit në zgjedhje, ndërsa disa prej tyre janë shprehur skeptikë.
Për këtë është pyetur mbrëmjen e sotme edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se nuk është pjesë e procesit të negociatave.
Berisha tha në Abc News se është i bindur që PD dhe aleatët do të arrijnë në ujdi për të hyrë bashkë në zgjedhje.
“Së pari dua të theksoj se absolutisht nuk jam pjesë e procesit të negociatave. Negocviatat kanë baza mbi të cilat zhvillohen. Une jam i bindur se PD dhe aleatët do të arrijnë në ujdi që t’i presin biletën përfundimisht regjimit.
Siç kanë dëshmuar pollet (sondazhet), aleanca është fituese. Sipas polleve, kjo aleancë i duhet sot çdo demokrati, çdo anëtari të partive opozitare, çdo qytetari”, deklaroi ai./ CNA.al