Connect with Us

Kosova ka një yll të ri, sulmuesi dardan shkëlqen ndaj ekipit polak

Sport

Kosova ka një yll të ri, sulmuesi dardan shkëlqen ndaj ekipit polak

Publikuar

-

Arbër Hoxha është rikthyer tek skuadra e Ballkanit pas lëndimit të gjatë që pati.

Sulmuesi i krahut duket se ka lënë pas problemet dhe është kthyer më i fuqishëm se asnjëher më parë.

22-vjeçari shkëlqeu edhe në sfidën e djeshme kundër skuadrës elitare polake, Jagellonias.

Në një sekuencë të ndeshjes, Hoxha shihet duke dribluar plotë gjashtë futbollistë kundërshtarë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Sport

“Afrimet e janarit s’na kanë ndihmuar”, suprizon Ilir Daja: Javën tjetër do kemi…

Publikuar

-

Nga

Partizani luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një kundërshtar i lehtë në letër. Para kësaj sfide në konferencë për shtyp foli trajneri i të kuqve, Ilir Daja.

“Barazuam me Laçin në ndeshjen e fundit, që është një prej pretendentëve. Ne jemi me të njëjtin kontingjent, përveç janarit, sepse afrimet e janarit nuk na kanë ndihmuar shumë, por nuk kanë qenë pjesë e rëndësishme e grupit. Kemi luajtur mirë dhe na jep garanci për të ardhmen.

Mendojmë se jemi në gjendje të mirë, por nuk ka ndeshje të lehta. Në fillim të këtij viti kemi barazuar në Elbasan. Atmosfera është e mirë, përveç lojtarëve të dëmtuar, që nuk do jenë pjesë e jona. Jemi mirë edhe psikologjikisht.

E vështirë do të jetë ta vlerësojmë Apoloninë, ashtu si çdo kundërshtar tjetër në Superiore sepse në fund çdo ndeshje vlen 3 pikë. Jemi ekipi që kemi shënuar më shumë gola deri tani. Duhet të jemi më cinikë përpara portës, por e rëndësishme është të krijojmë raste sepse goli do të vijë më pas.

Kemi situatë me bonus psikologjik sepse i bëjmë llogaritë me veten, jo me të tjerët. Kemi mbajtur vendin e dytë për kohë të gjatë dhe kemi më shumë pikë dhe lojë më të mirë. Përveç rinovimeve do e përmirësojmë grupin në pikat e dobëta. Kemi kohën e duhur. Duhet të nisë puna deri tani sepse janë lojtarë të rëndësishëm dhe duam t’i kemi në vazhdimësi.

Kemi nisur punën dhe para derbit drejtori dhe stafi do ulemi për të bërë të mundur rinovimet për vazhdimësinë. Asnjë i dëmtuar nuk rikuperohet për Apoloninë. Po stërviten të veçuar dhe këtë javë do jenë jashtë.

Mëllugja dhe Domingues po marrin formën e duhur për rolin në fushë dhe gjendjen fizike dhe duke parë ecurinë e lojës, mund të jenë në fushë ndaj Apolonisë. Vllaznia humbi në ndeshjen e fundit dhe ne nuk fituam, kështu që është më e rëndësishme të përqendrohemi te ndeshjet tona”, përfundoi Daja.

LEXO TE PLOTE

Sport

Dhunoi të dashurën, merret vendimi për Solomon. Ja kur do të dalë nga burgu

Publikuar

-

Nga

Ish-sulmuesi i Partizanit, Theofilus Solomon, u  arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit, nën akuzën “Dhunë në familje”. 25-vjeçari pati një debat të ashpër me partneren e tij në mes të lagjes ku banonin dhe është arrestuar.

Sulmuesi nigerian depozitoi ankimimin e tij në Gjykatën e Apelit, teksa zbulohet se Gjykata e Tiranës, lidhur me vlerësimet e ligjshme të arrestit në flagrancë, ka vendosur masën e sigurimit personal “Grancia Pasurore e parashikuar nga neni 236 K.Pr.Penale në shumën 300 mijë lekë, e cila duhet të paguhet brenda 5 ditëve.

Deri në shlyerjen e kësaj shume, Solomon, është i detyruar të qëndrojë në masën e sigurimit “arrest me burg”. Ish-sulmuesi i Partizanit mund të dalë nga burgu në momentin e depozitimit të grancisë pasurore.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E trishtë/ Ndërron jetë legjenda e Liverpulit

Publikuar

-

Nga

Bota e futbollit në zi. Legjenda e Liverpulit, Ian St Xhon ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare, i cili vuante prej një kohe të gjatë, nga një sëmundje e rëndë në prostë. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i kuq, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

“Ne jemi shumë të pikëlluar nga vdekja e një legjende të vërtetë si  Ian St Xhon. Mendimet e të gjithëve në klubin e Liverpulit janë me familjen dhe miqtë e Ian në këtë kohë të trishtuar dhe të vështirë”, shkruhej ndër të tjera në deklaratën ngushëlluese të klubit anglez.

Ish- sulmuesi skocez kishte fituar dy tituj të ligës së parë nën urdhrat e Bill Shanklit në Anflied në sezonet 1963/64 dhe 1965/66, derisa kishte shënuar edhe golin fitues në finale të FA Cup në vitin 1965.

Xhon gjithashtu kishte përfaqësuar Skocinë 26 herë, derisa më vonë ai u bë trajner i klubit të tij të fëmijërisë, Motheruell, si dhe Portsmuthi.

LEXO TE PLOTE