Seria A
Juventusi fiton Superkupën e Italisë

Juventus ka arritur që ta mposhtë klubin e Napolit me rezultat minimal 2-0 pas golave të Cristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata.
Pjesa e parë u mbyll 0-0 me të dyja skuadrat duke kërkuar golin dhe ishte një pjesë e barabartë
Në pjesën e dytë, Ronaldo 64’ shënoi golin e parë në ndeshje. Në anën tjetër, Lorenzo Insine ka humbur penalltinë në minutën e 80-të.
Epilogun përfundimtar kësaj ndeshje ia dha Alvaro Morata duke shënuar në minutën e 90-të.
Ky është trofeu i parë për Andrea Pirlon si trajner, ndërsa i nënti i Super Kupës së Italisë për Juventusin.