Connect with Us

I akuzuar për pengmarrje/ Kapet më Kosovë 33 vjeçari shqiptar

Kronika

I akuzuar për pengmarrje/ Kapet më Kosovë 33 vjeçari shqiptar

Publikuar

-

I akuzuar për pengmarrje/ Kapet më Kosovë 33 vjeçari shqiptarë

Vijon bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit me homologët dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për lokalizmin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës, Fast Albania dhe  Fast Kosova  është  bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit.

Nga Njësia Speciale Fast Kosova, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Fast Albania, u arrestua në Suarekë, Kosovë, shtetasi shqiptar S. L., 33 vjeç, banues në Burrel.

Për këtë shtetas, në datën 08.11.2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, ka caktuar masë sigurimi “Arrest në burg” për veprat penale ”Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

“Më datë 17.10.2019, Policia e Komisariatit Mat ka marrë informacion se në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, po ndodhte një konflikt mes disa personave. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet për verifikimin e rastit. Nga hetimet rezultoi se shtetasi S. L., në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, dyshohet se për shkak të një konflikti të hershëm, nën kërcënimin e armës ka marrë me forcë në automjet, një shtetas, dhe më pas e ka dërguar në një banesë në fshatin Batër e Madhe, Burrel.

LEXO EDHE:  Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses/ Në pranga 36-vjeçari

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë së Matit u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi  i  armës së zjarrit tip kallashnikov që ishte përdorur nga këta shtetas”.

Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrasja e Behar Sofisë/ Artan Hoxha zbulon mesazhin e fshehtë të autorëve

Publikuar

-

Nga

Vrasja e Behar Sofisë/ Artan Hoxha zbulon mesazhin e fshehtë të autorëve

Gazetari investigativ Artan Hoxha e krahasoi vrasjen e Behar Sofisë që tronditi sot Tiranën me atë të Artan Sanots.

Hoxha tha në emisionin “Opinion” se kjo vrasje përmban brenda saj një mesazh, ndërsa pretendon se qëllimi i autorëve nuk ka qenë vetëm eleminimi i viktimës.

Sipas tij, mesazhi është që nuk keni ku të fshiheni kudo që të futeni.

Për mua kjo është e ngjashme edhe për orarin kur është zgjedhur, me vrasjen e Artan Santos. Kjo është vrasje me mesazh. Vrasje me mesazh, qëllimi nuk është vetëm eliminimi i viktimës, por dhe futja e tmerrit e të tjerëve pas viktimës. E çuditshme si ka ndodhur vrasje, nuk ka zonë më të mbrotjur dhe më të sigurt se kjo. Mesazhi është ky, nuk keni ku të fshiheni kudo që të futeni.

Enigma e madhe është të gjesh saktësisht sot se kush e ka urdhëruar vrasjen. Vrasësi ka qenë me pagesë. Kjo është vrasje kirurgjikale, për saktësinë që kanë pasur. I vetëm në këmbë dhe e ka qëlluar. Mund të vritet në rrugicë, por ata e kanë lënë që të lëviz dhe e kanë ekzekutuar. Ky është tentuar dhe më parë që të vritet. Për mua ka ardhur këtu për të garantuar siguri dhe paprekshmëri. Ky është një personazh të paktën me 25 vite aktivitet në botën e krimit”, theksoi Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Lala bën deklaratën e fortë/ Behar Sofia i përfshirë në fushatë elektorale, do hapte thesin për…

Publikuar

-

Nga

Lala bën deklaratën e fortë/ Behar Sofia i përfshirë në fushatë elektorale, do hapte thesin për…

Gazetarja Klodiana Lala, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme për vrasjen e Behar Sofisë në mes të Tiranës, i njohur ndryshe si “padrino i drogës”.

Lala tha se Sofia ishte i përfshirë në fushatë elektorale, por nuk preferoi të tregojë se cilën parti politike mbështeste.

Ajo deklaroi në emisionin “Opinion” se konkretisht Sofia ishte i përfshirë në fushatë në zonën e Kombinatit dhe sipas saj ishte gati të hapte thesin me para.

Së fundmi ishte i përfshirë në fushatë elektorale në zonën e Kombinatit. Kjo është arsyeja pse ai rezultonte zyrtarisht i regjistruar si banor i rrugës së Qelqit. Se për cilën parti politike unë nuk mund ta them se nuk kam dokument ta them, por ju garantoj se ishte i përfshirë në fushatë dhe priste të hapte thesin për fushatën. Kam informacion dhe të dhëna nga policia që ishte i përfshirë në fushatë elektorale”, theksoi gazetarja.

LEXO EDHE:  Rita Ora rrëfen si u largua nga Kosova për të shpëtuar nga lufta dhe ndihmon femrat e vendit të saj

LEXO EDHE:  Tentoi të korruptonte policinë në Rinas me 50 euro/ Arrestohet 36-vjeçari

Behar Sofia i ekzekutuar sot paradite, njihej si njeri i afërt me persona me lidhje të forta me Ilir Metën dhe LSI./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U ekzekutua sot në mes të Tiranës/ Artan Hoxha: Bujar Sofia ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura

Publikuar

-

Nga

U ekzekutua sot në mes të Tiranës/ Artan Hoxha: Bujar Sofia ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura

Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme për atentatin që tronditi sot Tiranën, ku u vra në mes të kryeqytetit Behar Sofia, i njohur ndryshe si Fatmir Sofia.

Hoxha tregoi në Abc News se Sofia ka qenë emër i njohur për blutë, pasi më parë ai ka qenë anëtar i Forcave të Armatosura.

Ngjarja e sotme është shumë e rëndë për mënyrën si ndodhi, orarin dhe vendi., Këto janë vrasje me mesazh brenda. Mesazhi në këtë rast nuk ka objektiv vetëm ekzekutimin e viktimës. Më duket e ngjashme me vrasjen e bankierit Santos, para bankës për t’i çuar mesazh objektivit. Kjo është tipike vrasje mafioze me vrasës të paguar ku ezkekutori nuk ka lidhje me viktimën. Në vendin e ngjarjes është parë një qitës i vetëm.

Kjo mund të jetë bërë për lehtësi për ta nxjerrë atë nga vendi i ngjarjes. Ajo që është fakt është se kemi të bëjmë me një vrasës të vetëm. Është një nga personazhet më të vjetër në qarkullim. Ka qenë aktiv për më shumë se dy dekada. Pas ardhjes së demokracisë, ai është me të kaluar ushtarake. Ka qenë pjesë e FA dhe pastaj është larguar drejt Turqisë. Për herë të parë ka dalë me emrin Fatmir Sofia në vitin 1998. Ka qenë një emër në qarkullim që askush nuk i afrohej”, theksoi gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE