Sport
Gati katër sfidat e javës të 15-të, të gjitha ekipet publikojnë formacionet zyrtare

Java e 15-të e Kategorisë Superiore do të ngrejë sot siparin me 4 sfidat interesante që janë planifikuar të zhvillohen në orën 13:45.
Transfertë delikate për kryesuesit e Vllaznisë, që do të jenë mysafirë në Ballsh, përballë Bylisit të trajnerit Dovedan. Përballje tepër interesante pritet të jetë dhe ajo që do të zhvillohet në Krujë mes Teutës dhe Kastriotit.
Ndërkohë në 2 sfidat e tjera, Kukësi dhe Laçi vijnë si favoritë në letër, teksa do të kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive, respektivisht përballë Apolonisë dhe Skënderbeut.
FORMACIONET ZYRTARE:
APOLONIA-KUKËSI
Apolonia: Harizaj, Sota, Agiare, Repaj, Omeri, Smaçi, Jeboah, Haxhiu, Zaimaj, Levendi, Gjata. Trajner: Fabrizio Kamarata
Kukësi: Xhika, Kotobelli, Bytyçi, Lulaj, Demiri, Taipi, Limaj, Ibraimi, Peposhi, Gavazaj, Mateus Leiria. Trajner: Rraman Hallaçi
LAÇI-SKËNDERBEU
Laçi: Sherri, Selmani, Ignjatovic, Obanor, Marku, Lukas Ramos, Lushkja, Mazrekaj, Musta, Xhixha, Harmon. Trajner: Shpëtim Duro.
Skënderbeu: Dajsinani, Meksi, Bajrami, Sadriu, Zguro, Taipi, Douna, Dumfour, Mara, Pusi, Mensah. Trajner: Gentian Liço
KASTRIOTI-TEUTA
Kastrioti: Hidi, Neziri, Bojom, Çela, Rami, Nuriu, Deliaj, Mehmeti, Moraesh, Rezi, Devid Da Silva. Trajner: Ramazan Ndreu
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, Avdyli, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini
BYLISI-VLLAZNIA
Bylis: Qirko, Ymeralilaj, Stojanoviç, Hadroj, Janku, Ujka, Garsia, Ndreca, Lorran, Mehmetllari, Beji. Trajner: Vlejko Dovedan.
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Jonuzi, Marku, Imeri, Dilaver, Ardit Hoxhaj. Trajner: Thomas Brdariç
Lajme të Rekomanduara:

Firmosi në Poloni, zbulohet rroga e majme e Ernest Muçit
Ernest Muçi është zyrtarisht futbollisti më i ri që i bashkohet Legia Varshavës. Ish-sulmuesi i Tiranës firmosi dje për 4 vite e gjysmë me kampionët e...

Shorti i Kupës së Shqipërisë/ Goglat dhurojnë përplasje të forta mes pretendentëve, me fat Vllaznia
Është hedhur paraditen e sotme, shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2020-2021. Ky short u zhvillua në ambientet e stadiumit “Air Albania”, në...