LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje të reja nga helmimi i nxënësve në Tiranë/ Shkolla përdorte bombël gazi të pa licensuar

20 Janar 2021, 12:41, Aktualitet CNA
Detaje të reja nga helmimi i nxënësve në Tiranë/

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga helmimi i nxënësve në një shkollë në ?Don Bosko? në Tiranë. Shkolla përdorte ngrohje me gaz propan dhe kishte një depozitë gazi 1000 litërshe të mbushur plot. Kjo depozitë ishte e pa certifikuar nga inspektorati shtetëror i enëve nën presion.

Depozita ishte e vendosur jashtë ambienteve të shkollës, por rrjedhja ka ndodhur në valvulën që lidh depozitën me pajisjen brenda shkollës.

Aktualisht po kryhet zbrazja e depozitës nga gazi. Për shkak të thithjes së gazit 6 nxënëse të moshave të ndryshme përfunduan në spital, fatmirësisht tani janë jashtë rrezikut për jetën./CNA.al

Lajmet e fundit nga