Connect with Us

COVID-19 shkatërron Europianin e ëndrrave, plani i UEFA-s drejt dështimit

Sport

COVID-19 shkatërron Europianin e ëndrrave, plani i UEFA-s drejt dështimit

Publikuar

-

EURO 2020 duhej të ishte një nga aktivitet unike në historinë e futbollit botëror. Një aktivitet madhor futbollistik që zhvillohej në 12 vende të ndryshme ishte një iniciativë e jashtëzakonshme dhe kërkonte një organizim të pashoq. UEFA ia doli të ndërtonte një formulë që mund të bënte të mundur një organizim të tillë në të gjithë kontinentin.

Por COVID-19 shkatërroi çdo plan, duke filluar nga shtyrja me një vit e turneut, që tashmë do të ndryshojë plotësisht. Sipas Karl Hainz Rumenige, plani për ta zhvilluar këtë turne në 12 shtete të ndryshme, po bëhet gati të anullohet nga UEFA, e cila në mars do të votojë për zhvillimin e tij në një vend të vetëm.

“Nuk duhet të harrojmë se ideja e këtij aktiviteti të veçantë erdhi në një periudhë kur koronavirusi nuk ekzistonte. Në atë kohë ishte një iniciativë e Bashkimit Europian i cili dëshironte të kishte futbollin në të gjithë kontinentin. Por unë e di që presidenti Aleksander Çeferin, i cili është jashtëzakonisht i kujdesshëm ndaj koronavirusit, po mendon nëse do të kishte më shumë kuptim që të luhej turneu në një vend të vetëm”, tha Rumenige.

Sipas mediave të ndryshme ndërkombëtare, UEFA nuk ka ndër mend që të anullojë turneun, edhe nëse do të jetë e detyruar që ta zhvillojë pa tifozë, pasi përndryshe do të pësonte humbje kolosale financiare. Por zhvillimi në një vend të vetëm, me Anglinë në vendin e parë mes preferencave, është një prej hipotezave më të mundshme në këtë moment ku në të gjithë kontinentin mbizotëron pasiguria për shkak të pandemisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Seria A

Juventusi po vjen, mposht Spezian dhe afrohet me kreun

Publikuar

-

Nga

Juventusi është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur ditën e sotme Specian me rezultatin 3-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të.

Bardhezinjtë marrin kështu një fitore shumë të rëndësishme, e cila i dërgon në kuotën e 49 pikëve, 3 më pak se Milani i vendit të dytë dhe 7 më pak se Interi kryesues.

Për të kaluar te ndeshja, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ku bardhezinjtë kishin disa raste shënimi, por nuk ia dolën të shënojnë.

Pjesa e dytë ishte një tjetër histori, teksa ndeshjen do ta zhbllokonte Alvaro Morata, i cili  1 minutë pasi ishte aktivizuar, ia doli të shënojë në minutën e 62’. 9 minuta më vonë mendoi Kieza për të dyfishuar shifrat she për të qetësuar Pirlon.

Megjithatë ndeshjen e vulosi Kristiano Ronaldo, i cili pasi ishte ndalur te shtylla në pjesën e parë, në minutën e 89’, shfrytëzoi në maksimum një asist të Bentakur, për të shënuar golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Merret vendimi zyrtar për ndeshjen Lazio-Torino

Publikuar

-

Nga

Ka ardhur komunikimi zyrtar nga gjyqtari Piccinini, ndeshja Lazio – Torino nuk luhet sepse Torino nuk u shfaq as pas 45’ minutave nga koha kur loja duhej të startonte.

“Granata” nuk u nisën për në Romë sepse ishin në izolim, sipas parashikimeve të autoritetit shëndetësor lokal.

Por ndeshja e planifikuar për në orën 18:30 nuk është shtyrë sepse Lega Calcio beson se “Toro” ka përdorur tashmë bonusin e një shtyrje sezonale për ndeshjen kundër Sassuolos. Është një rast i ngjajshëm më atë të Juventus – Napoli.

Tani mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Federatës së Futbollit të Italisë në lidhje me këtë çështje.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Rastet me “Covid-19”, Torino nuk del në fushë, Lazio e pret

Publikuar

-

Nga

Tetë rastet me “COVID-19” në ekipin torinez, madje me variantin britanik, i bënë autoritetet të mos bënin ndonjë lëshim, ndaj edhe Torino nuk u paraqit sot në ndeshjen me Lazion në Romë.

Takimi Lazio-Torino ishte parashikuar të niste në orën 18:30, por që tashmë i takon federatës italiane të futbollit që të vendosë për këtë sfidë…, me institucionin e futbollit që ka kërkuar që sfida të luhet.

Pas ndeshjes me Sasuolon, kjo është ndeshja e dytë që Torino nuk zbret në fushën e lojës.

LEXO TE PLOTE