Aktualitet
Bashkëpunim PS-PD për shkërrmoqjen e LSI?/ Reagon Bardhi, tregon si qëndron e vërteta

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, i është përgjigjur homologut të tij të PS-së Taulant Balla, pas deklaratave të këtij të fundit se ka një marrëveshje PD-PS për ta çuar LSI-në për skrap.
Përmes një postimi, Bardhi i quan diversione idiote deklaratat e Taulant Ballës dhe shkaku i tyre sipas tij janë frika nga humbja e thellë në zgjedhjet e 25 prillit. Numri dy i selisë blu shton se modeli vetëm që do shkojë për skrap më 25 prill është ai i Ramës e Ballës që nuk do gëzojnë asgjë nga ato që kanë vjedhur.
“Diversionet idiote të Taulant Ballës për Opozitën e Bashkuar kanë vetëm 1 shkak: humbjen e thellë të pushtetit të korruptuar të Edi Ramës dhe Taulant Ballës më 25 Prill! Çdo sondazh i nxjerr humbës, sepse çdo shqiptar e di se Edi Rama dhe Taulant Balla kane vetëm 1 hall: të shtojnë pasuritë e tyre, llogaritë bankare, vilat e fshehura!
Ky është modeli që do të shkoj për skrap në 25 prill. Asgjë nuk do të gëzojnë! 25 prilli do të sjellë ndryshimin. Do të jetë pjesëmarrja më e madhe në histori në votim! Për ndryshimin! Për shpresën”, shkruan Bardhi./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

Video-Meta largon eskortat/ Vizitë misterioze në një banesë në Vlorë
Duke qenë se zgjedhjet po afrojnë dhe sondazhet treguan se LSI po shkon drejt shkrirjes, presidenti Ilir Meta është vënë në lëvizje për të shpëtuar...