Connect with Us

Basha emëron drejtuesin politik në qarkun e Beratit

Politikë

Basha emëron drejtuesin politik në qarkun e Beratit

Publikuar

-

“I jam lutur Edi Ramës”/ Basha e thotë hapur: Nëse do na kishte dëgjuar, nuk do ishim në kolaps

Kreu i PD, Luzlim Basha ka caktuar Tomorr Alizotin drejtues politik në qarkun e Beratit.

Po ashtu, dy ditë më parë PD caktoi nënkryetarin e kësaj partie, Edmond Spahon si drejtues politik për qarkun e Korçës. Drejtimin e qarkut të Lezhës Partia Demokratike i ka besuar ish-deputetit Mark Marku.

Kur kanë mbetur edhe tre muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, Partia Demokratike ka caktuar drejtues edhe në qarqet e tjera.

LEXO EDHE:  Rama-Basha drejt takimit në vjeshtë/ LSI e alarmuar, paralajmëron luftë me qeverinë

Kështu, në Durrës është vendosur Edi Paloka, në Elbasan Gazment Bardhi, në Shkodër Helidon Bushati, në Vlorë Bujar Leskaj dhe në Fier Enkelejd Alibeaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me ‘Lëvizjen për Ndryshim’

Publikuar

-

Nga

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me 'Lëvizjen për Ndryshim'

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Report tv, ku ka folur për situtën parazgjedhore.

Ai tha se partia e tij do të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit, por do të ketë një bashkëpunim taktik para elektoral me partinë e Jozefina Topallit.

“Unë dhe topalli nuk jemi kaq të mërzitu, ne jemi në komunikimin, kemi pasur takime dhe jemi përpjekur të arrijmë një rezultat, qëllimi ynë është i përbashkët, synimet e njëjtat por vendosëm që të kandidojmë me lista të veçanta.

Ne kemi një marrëveshje do të kemi një bashkëpunim taktik para elektoral, ku gjatë zgjedhjeve do të përpiqemi të mos i prishim punë njëri-tjetrit por ta mbështesim në qarqe sipas rastit”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Meta në merak për rezultatin e zgjedhjeve”/ Patozi: Ka shfaqur nervozizëm ekstrem

Publikuar

-

Nga

“Meta në merak për rezultatin e zgjedhjeve”/ Patozi: Ka shfaqur nervozizëm ekstrem

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ishte i ftuar pasditen e sotme në Report tv, ku mes të tjerave ka komenuar dhe deklaratat e fundit të presidentit Ilir Meta, i cili është shfaqur gjithnjë e më tepër i nervozuar lidhur me zhvillimet elektorale.

Patozi tha se Meta është njeriu që duhet të jetë më pak i interesuar në rezultatin e zgjedhjeve, por në fakt është më i axhituari.

 “Janë shenja të qarta të një nervozizmi ekstrem, unë nuk e kuptoj arsyen, në fakt e kuptoj, njeriu që duhet të jetë më pak i interesuar në rezultatin e zgjedhjeve është më i axhituari. Ai s’është në zgjedhje, gruaja e tij është, edhe Lulzim Basha është më i qetë. Pas Ilir Metës është më i nervozuar Sali Berisha. Këta duhet edhe të mësojnë nga politika, një njeri që shfaqet nervoz i tradhëton merakun që ata kanë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, të bëjnë edhe gjoja fundja. Por ne s’na intereson se ne kemi betejën tonë”, tha Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërmeti i fuqishëm në Greqi/ Xhaçka: Shqipëria e gatshme të ndihmojë

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i fuqishëm në Greqi/ Xhaçka: Shqipëria e gatshme të ndihmojë

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur sot Greqinë, lëkundjet e të cilit u ndien edhe në vendin tonë.

Tërmeti me magnitudë 5.9 të shkallër Rihter zonën e Larisas në Greqi ka shkaktuar dëme të shumta pranë epiqendrës, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetet sociale.

Xhaçka shprehet se Shqipëria është në solidaritet të plotë me Greqinë, duke shtuar se Tirana është e gatshme që të ndihmojë, në rast se është nevoja.

LEXO EDHE:  Akuzat e Bashës/ Përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Rama

LEXO EDHE:  Akuzat e Bashës/ Përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Rama

“Solidaritet i plotë me # Greqinë! Zemrat dhe mendjet tona shkojnë te fqinjët tanë grekë në këtë moment të vështirë! 🙏

Shqipëria është gati të ndihmojë, nëse paraqitet nevoja.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE