Sport
Zgjidhja gjeniale e Skënderbeut, “maskon” tifozët si… VIP-a

Skënderbeu dhe Partizani zhvilluan një ndeshje shumë të luftuar në Korçë. “Panorama Sport” ju sjell pikantet dhe të veçantat e këtij takimi, që ishte i pari për këtë sezon që u luajt në një terren të mbuluar nga bora.
* Skënderbeu-Partizani është zhvilluar në një terren të rënduar nga bora e rënë në juglindje gjatë ditëve të fundit. Ka qenë Cjapi, së bashku me Jorgjin, që 10 minuta para startit të ndeshjes, pasi ekipet kishin zhvilluar nxehmjen, kanë testuar terrenin. Kryesori, së bashku me arbitrin e katërt janë ndalur veçanërisht në zonat e rreptësisë, si dhe në fashat anësore të fushës. Pasi kanë konstatuar gjendjen, kanë dhënë OK-in për fillimin e ndeshjes.
* Jasir Asani ka qenë protagonist i këtij takimi, që prej hyrjes në stadium e deri në fund. Sulmuesi i të kuqve menjëherë sapo ka dalë nga tuneli është kthyer nga tribunat, duke bërë gjeste joetike ndaj personave të ndodhur në tribunën VIP. Pas provokimit, një lumë ofendimesh janë vështruar drejt tij gjatë gjithë takimit.
* I çuditshëm ishte fakti që Partizani luante në fushën e mbuluar nga bora me uniformë të bardhë. Një gjë e tillë, nuk i ka bërë përshtypje as kryesorit Cjapi.
* Në mungesë të përfaqësuesve të klubit, të cilët prej javësh nuk janë prezent në Korçë, drejtuesit kanë vendosur që vendet e lëna bosh, të mbushen me përfaqësues të tifogrupit zyrtar të Skënderbeut. Një gjë e tillë, ndodhi edhe në ndeshjen me Partizanin, teksa tifozët korçarë nuk reshtën së mbështeturi ekipin gjatë gjithë ndeshjes. Ky shihet si një faktor që i jep moral ekipit në fushë.
* Kjo ka shkaktuar edhe acarimin e delegatit Besnik Çela, i cili fillimisht është përplasur me tifozërinë, duke u ndeshur me ofendimet e këtyre të fundit. Kjo solli humbjen e kontrollit nga Çela që më pas u acarua edhe me gazetarët e ndodhur në tribunën e mediave. Duke shkuar edhe më tej, sa shkrepi foto për të dokumentuar dhe evidentuar nëse bëhej fjalë për punonjës të mediave apo jo.
* Disavantazhi i dy golave step Skënderbeun, ndërsa tifozët herë pas here i bënin thirrje Liçit. “O Liçi o ujk, hyr ti dhe mësoi këta se si luhet dhe fitohet në borë”.
* Në momentin e zëvendësimit, Asani sërish ka vijuar me gjeste ofenduese karshi tifozëve që ndodheshin në tribunë. Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Ilir Dajës, që i ka tërhequr vëmendjen lojtarit të tij duke i thënë. “Ulu në stol, s’ke pse ofendon dhe replikon me tifozët”.
* Në fund të sfidës, Ilir Daja ka takuar të gjithë ishlojtarët e vet duke i përqafuar dhe iu uruar suksese. Jo vetëm kaq, por më pas është ndalur para tribunës VIP duke vënë dorën në zemër në shenjë respekti dhe vlerësimi për atë periudhë të artë të kaluar në Korçë.
Lajme të Rekomanduara:

Firmosi në Poloni, zbulohet rroga e majme e Ernest Muçit
Ernest Muçi është zyrtarisht futbollisti më i ri që i bashkohet Legia Varshavës. Ish-sulmuesi i Tiranës firmosi dje për 4 vite e gjysmë me kampionët e...

Shorti i Kupës së Shqipërisë/ Goglat dhurojnë përplasje të forta mes pretendentëve, me fat Vllaznia
Është hedhur paraditen e sotme, shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2020-2021. Ky short u zhvillua në ambientet e stadiumit “Air Albania”, në...