Connect with Us

Zgjedhjet e 25 prillit/ Zotohet Çuçi: Do angazhohem që policia mos njolloset nga politika dhe grupet kriminale 

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Zotohet Çuçi: Do angazhohem që policia mos njolloset nga politika dhe grupet kriminale 

Publikuar

-

Zgjedhjet e 25 prillit/ Zotohet Çuçi: Do angazhohem që policia mos njolloset nga politika dhe grupet kriminale 

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, tha se roli i Policisë së Shtetit ditën e zgjedhjeve të 25 prillit, do të jetë i njëjtë me zgjedhjet e kaluara.

I ftuar në emisionin Përballë,  Çuçi u zotua për angazhim maksimal që emri i policisë të mos njolloset nga politika apo grupeve kriminale.

Edhe në këto zgjedhje nuk do të ketë një ndërhyrje te policisë. Unë do angazhohem maksimalisht që emrin e mirë të policisë të paktën për ditën e zgjedhjeve që ka bërë deri tani ta ruajmë edhe mos ta njollosim nga çdo tentativë qoftë nga politika qoftë edhe nga grupe të caktuar kriminale që mund të përdoren nga politika”, u shpreh ai.

Sipas ministrit të brendshëm, dosjet e famshme të Shijakut dhe Dibrës janë histori të shkëputura që nuk cënojnë integritetin e zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  Akuzohen për vepra të ndryshme penale, dy të arrestuar në Fier

Ato nuk tregojnë asgjë për integritetin e zgjedhjeve. Nuk cënojnë fare rezultatin dhe integritetin e zgjedhjeve. T’ia lëmë gjykatës çështjen konkrete që lidhet me ato përgjime. Nuk mund ta mbajë oeng zhvillimin e Shqipërisë një histori e shkëputur. Kudo në botë, sot janë bërë shum, madje janë bërë dhe vepra penale në Amerikë dhe nuk thotë njeri që zgjedhjet e Presidentit Biden janë të pavlefshme. “- theksoi Çuçi. Ministri Çuçi thotë se policia do të marrë masa për të parandaluar ngjarje të tilla. “Shqetësimi është gjithmonë prezent por ndaj është policia për të marrë masa t’i parandalojë ngjarje të tilla apo edhe për ti ndjekur ashtu siç ka ndodhur. Policia bën punën e vet”, theksoi Çuçi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Berisha feston ditëlindjen në Korçë/ Shpresë për “ringjalljen” e PD

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri dhe lideri historik i demokratëve, Sali Berisha pasditen e sotme do të zhvillojë “Foltoren” e radhës me demokratët e Korçës.

Por, mesa duket për demokratët e Korçës, sot do të jetë një festë e dy-fishtë. Kjo për shkak se Berisha sot feston edhe 77-vjetorin e lindjes.

Berisha ka zgjedhur pikërisht qytetin e Mësonjëtores dhe serenatave për “Foltoren” e radhës, që përkon pikërisht me ditëlindjen e tij.

Ish-kryeministri Berisha në vitet ’90 ka pasur edhe një shprehje, ku thoshte se “Po të do Korça, të do gjithë Shqipëria”.

Ndërsa sot ai po tregon pikërisht atë që ka thënë gati 30 vite më parë. Ai ka zgjedhur Korçën dhe demokratët e këtij qyteti për të festuar 77-vjetorin e lindjes.



Ndryshe nga Lulzim Basha, i cili Korçën nuk e deshi kurrë, por i la të papërfaqësuar, duke iu dërguar si përfaqësues sharlatanë politikë që nuk i voton as fshati i tyre, Berisha duket se ka një tjetër qasje ndaj qytetit të serenatave.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ CNA.al zbulon sondazhin e Tv Klan

LEXO EDHE:  Denoncimi / Ja si keqtrajtohen policët e thjeshtë nga qeveria dhe eprorët

Korça sot pret Berishën me shpresën se PD do të bëhet më e hapur dhe më e fortë.

Kujtojmë këtu se Berisha prej disa kohësh ka filluar takimet me demokratët në terren, në kuadër të “Foltores”, e cila ka si qëllim bashkimin e së djathtës dhe kthimin e saj në një parti fituese.

Ndërsa deri tani, Berisha ka zhvilluar takime në Tiranë, në Fier, në Vlorë, në Shkodër, në Durrës, në Gjirokastër dhe në Kukës, ndërsa sot do të jetë në Korçë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali KESH-NOA/ Një aferë korruptive, nga Benet Beci tek institucionet e përfshira

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

CNA.al prej disa ditësh, nëpërmjet dokumenteve zyrtare dhe ekskluzive ka denoncuar një skandal, në lidhje me një kontratë abuzive që KESH (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare) ka lidhur me një kompani private, NOA Energy, për shkëmbim e energjisë elektrike.

Bëhet fjalë për një kontratë abuzive, për faktin se nuk janë përcaktuar oraret e shkëmbimit të energjisë.

Sipas kësaj kontrate, KESH i jep energji kompanisë private NOA Energy në oraret e pikut, kur çmimi i energjisë është shumë herë më i lartë, ndërsa kjo kompani private ia kthen korporatës shtetërore, pas mesnate, kur kërkesa pëer energji është e ulët dhe çmimi është shumë herë më i ulët. ( Lexo këtu)

Pra, nga kjo kontratë kompania private, NOA Energy fiton mijëra euro, ndërsa KESH merr vetëm disa thërrime.

Kërkesa në KESH, tetë ditë gjithë proçedura

Kërkesa e parë e NOA-s është bërë me datën 4 Mars 2021, ndërsa z.Beci ka dhënë dorëheqjen me datë 5 Mars 2021.

Bëhet fjalë për një kërkesë në gjuhën angleze, drejtuar KESH-it, nga NOA Energy. ( Lexo këtu)

Më pas në datën 5 mars ka ardhur kërkesa e dytë, ku kompania NOA i ka kërkuar KESH-it, lidhjen e kësaj marrëveshjeje, duke vendosur kushte.

Referuar shprehjes së interesit për lidhjen e një marrëveshje për shkëmbim të energjisë elektrike dorëzuar pranë zyrave të KESH, me datë 05.03.2021, shoqëria NOA dorëzon draft-kontratën, bazuar mbi këtë propozim”, thuhet në kërkesën dërguar KESH-it, përkatësisht z.Benet Beci.

Më tej në kërkesë radhiten edhe kushtet nga NOA.

Kapaciteti me lëvrim –pranin 50 MW. Vëllimi në lëvrim-pranim 40 000 MW, orë në muaj. Me një njoftim paraprak jo më vonë se dhjetë ditë përpara fillimit të lëvrimit NOA do të dorëzojë për XX MW/h, një tarifë prej 0.15 euro MW/h në muaj”, thuhet më tej në akt marrëveshjen e përpiluar nga NOA. ( Lexo këtu)

Si u përfshi Autoriteti i Konkurencës në skandal

CNA.al gjithashtu po nëpërmjet dokumenteve zyrtare ka treguar sesi në këtë skandal është përfshirë edhe Autoriteti i Konkurencës.

Pra, sikurse e cilësuam edhe më lart, në datën 4 mars 2021, një kompani private NOA Energy i kërkoi KESH-it,  një marrëveshje, e cila ka të bëjë me depozitimin e energjisë.

Kërkesa e dytë për lidhjen e marrëveshjes është në datën 5 mars.

Më pas kjo marrëveshje detajohet dhe bëhet shprehje e interesit pikërisht në datën 8 mars. Tre ditë pasi drejtori i asaj kohe, Benet Beci kishte dhënë dorëheqjen. Por, vazhdonte të qëndronte në detyrë.

Po në datën 8 mars, administratori i KESH përgatit shkresën dhe në datën 9 ia çon kërkesën për shprehje interesi, Entit Rregullator të Energjisë dhe Autoritetit të Konkurencës.( Lexo ketu)

Megjithëse më përpara Autoriteti i Konkurencës kishte anulluar të tilla vendime, pra nga viti 2019 dhe shumë kompanive të tjera private nuk iu ishte dhënë kjo mundësi, me një shpejtësi të madhe për vetëm 48 orë, pra në datën 9 mars merren dokumentat, dhe brenda 48 orësh del me një vendim.

Vendimi mban datën 12 mars 2021, dhe thotë qartazi se i ka rekomanduar KESH-it që gjatë procedurave të interesit të garantojë përmbushjen e detyrimit për shërbimin publik, të respektojë parimet e leverdisshmërisë, nuk ka depozita kufizuese, detyron KESH-in si operator dominues për çdo kontratë e cila vendos të drejta të veçanta ekskluzive të kërkojë vlerësim paraprak nga Komisioni i Konkurencës, e kështu me radhë. ( Lexo këtu)

LEXO EDHE:  Denoncimi / Ja si keqtrajtohen policët e thjeshtë nga qeveria dhe eprorët

Pra, Autoriteti i Konkurencës i është përgjigjur KESH-it, për vetëm 48 orë, ndërkohë që institucionet shtetërore për të kthyer përgjigje për shkresa zyrtare që i kanë në protokoll duan një muaj.

Ndërsa në rastin e KESH dhe Autoritetit të Konkurencës kthimi i përgjigjes ka qënë në “perfeksion”. Është shteti që duam. Përgjigja ka ardhur për vetëm 48 orë, gjë që nuk ndodh në asnjë institucion shtetëror.

LEXO EDHE:  Denoncimi / Ja si keqtrajtohen policët e thjeshtë nga qeveria dhe eprorët

Levat e shtetit kanë funksionuar perfekt dhe natyrshëm sjell një pyetje.

Çfarë vaj korrupsioni i ka lëvizur hekurat e ndryshkura të shtetit shqiptar?

Sepse qartazi duket se me urdhër nga lart gjërat kanë lëvizur me shpejtësi skëterrë.

Një drejtor i dorëhequr firmos, më pas vjen shprehja e interesit, kërkesa i dërgohet Autoritetit të Konkurencës, dhe përgjigja e këtij të fundit vjen për vetëm 47 orë.

Por, sikurse thotë edhe një “Ujku mjergull do”, dhe gjithçka ka lëvizur me shpejtësi.



ERE paralajmëron skandalin

Një ditë më parë, CNA.al publikoi dy dokumente të tjera, që vërtetojnë skandalin dhe që shtojnë dyshimet. Dhe është pikërisht përgjigja e ardhur nga Enti Rregullator i Energjisë.

Ashtu sikurse e cilësuam edhe më lart. Në datën në datën 9 mars, KESH i ka dërguar kërkesën për shprehje interesi, Entit Rregullator të Energjisë dhe Autoritetit të Konkurencës.

Por, ndërsa përgjigja e Autoritetit të Konkurencës ka ardhur me datë 12 mars, Entit Rregullator të Energjisë i është dashur një muaj për të kthyer përgjigje.

Në dokumentin që ka siguruar CNA.al, përgjigja e ERE është kthyer me datën 9 prill 2021. Pra, përgjigja e këtij institucioni nuk vjen tre ditë pas, por gati një muaj më vonë. (Lexo këtu)

Që duket se ERE ka qënë jashtë skemës dhe procedura ka qënë normale. Ose ka “gënjyer” me kohën duke marrë të gjithë proçedurën dhe duke kthyer përgjigje KESH-it, një muaj më vonë.

Ndërsa me KESH dhe Autoritetin e Konkurencës gjithçka zgjidhet me “çelësin e artë”. Përgjigja vjen menjëherë dhe gjithçka është gati.

Nesër CNA.al do të publikojë kontratën e plotë, ku dokumentet qartazi tregojnë se është bërë një marrëveshje në favor të një kompanie private dhe në kurriz të KESH./CNA.al

Kontrata kriminale/ KESH, humbje miliona euro me shkëmbimin e energjisë

Thellohet skandali/ KESH humbet miliona euro nga shkëmbimi i energjisë

Zbardhen të tjera detaje nga abuzimi i KESH/ CNA.al sjell dokumentet, dy institucione përfshihen në skandal

Dokumenti/ Si filloi afera KESH-NOA

Afera KESH-NOA/ Zbulohen të tjera dokumente

Benet Beci përfshihet në skandal/ Firmosi kërkesën për kontratën abuzive në KESH

Thellohet afera KESH-NOA/ Si u përfshi Autoriteti i Konkurencës në skandal

Pas Autoritetit të Konkurencës, ERE paralajmëron skandalin e kontratës KESH-NOA energy

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Çfarë “halli” apo lobimi e vuri kundër”/ Deputeti 360 votash sulmon “Venecian”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti me vetëm 360 vota, Petrit Vasili ka sulmuar Komisionin e Venecias, pas publikimit të draft-opinionit, i cili i cilësonte si brenda kuadrit kushtetues zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se është dukshëm një opinion i mbërthyer nga një “hall” i madh sepse opinioni i kundërvihet hapur dhe në mënyrë vetëvrasëse raportit final të ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Sipas tij, zgjedhjet moniste të 30 qershorit u zhvilluan pa dekret të Presidentit, me bojkotimin e 85% të popullit, me një votë të hapur dhe jo të fshehte, pra ishin zgjedhje partiake të rilindjes dhe jo zgjedhje të përgjithshme lokale.

Çfarë “halli” apo lobimi e vuri Venecian kundër ODIHR dhe kundër vetes!?
Venecia ka bërë opinionin e saj ndaj kërkesës së Shoqatës së Kryetarëve të Bashkive për zgjedhjet lokale moniste të 30 qershorit.

Ë shtë dukshëm një opinion i mbërthyer nga një “hall” i madh sepse opinioni i kundërvihet hapur dhe në mënyrë vetëvrasëse raportit final të ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit 2019 i cili thotë qartë:

“Pasiguria u rrit më tej nga mosmarrëveshja midis palëve të interesuara zgjedhore në lidhje me ndarjen e përgjegjësisë midis Gjykatës Kushtetuese, si organi i vetëm i mandatuar për të vendosur mbi kushtetutshmërinë e dekreteve presidenciale, dhe Kolegjit Zgjedhor që ka mandat të mbikëqyrë ligjshmërinë e procesit zgjedhor.
Vetëm Gjykata Kushtetuese është e autorizuar të gjykojë mbi kushtetueshmërinë e dekreteve të Presidentit të Republikës.”
Por Venecia sërish nën ngerçin e “hallit” del edhe kundër vetes sepse në Opinionin Final nr. 959/2019 thotë:

“Dekreti i Presidentit nr. 11199, datë 10.6.2019 dhe Dekreti Nr. 12211, datë 27.6.2021 2019, nuk u kundërshtua siç duhet përpara ndonjë gjykate sipas procedurave kryesore (as përpara Kolegjit Zgjedhor dhe as Gjykatës Kushtetuese). Presidenti nuk kishte asnjë qëndrim dhe nuk u dëgjua në procedurat para KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor. Këto organe e konsideruan Dekretin e tij të pavlefshëm, për t`u dukur i parëndësishëm”.
Ndërsa në opinionin e dy ditëve më parë të 13 tetorit 2021 Venecia në një kontradikte vetëvrasëse thotë:
“Vendimi i kolegjit zgjedhor që konstaton pavlefshmërinë dekretit të PR për shtyrje zgjedhjesh dhe pse s’është objekt shqyrtimi në GJK nuk mund të nënvlerësohet e të mos konsiderohet”.

Ndërsa ODIHR në opinionin final për zgjedhjet e 30 qershorit 2019 thotë:

“Duke iu referuar rastit të kërkesës së Partisë së Uniteti Kombëtar për t’u tërhequr nga zgjedhjet, dhe vendimeve përkatëse të Kolegjit Zgjedhor dhe KQZ, u vërejtën me shqetësim:
mungesa e paanshmërisë së KQZ dhe votimi i anëtarëve të saj mbi linja partiake;
fakti që gjykatësit e Kolegjit Zgjedhor janë subjekt i procesit të vettingut, që mund të ndikojë sigurinë e mandatit të tyre dhe potencialisht pavarësinë e tyre në vendimmarrje”.



LEXO EDHE:  Denoncimi / Ja si keqtrajtohen policët e thjeshtë nga qeveria dhe eprorët

LEXO EDHE:  Akuzohen për vepra të ndryshme penale, dy të arrestuar në Fier

A i mban mend Venecia Opinionin e saj nr.959/2019 dhe Raportin final te eksperteve te pranuar ndërkombëtarisht të ODIHR?
Përgjigja është sigurisht: PO!

Atëherë Pyetja e madhe, që shtron kushdo është:
Çfarë halli apo ç’lobim e vuri Venecian në këtë pozicion vërtetë qesharak sa që e detyron t’i kundërvihet ODIHR dhe vetes??
Zgjedhjet moniste të 30 qershorit u zhvilluan pa dekret të Presidentit, me bojkotimin e 85 % të popullit, me një votë të hapur dhe jo të fshehte, pra ishin zgjedhje partiake të rilindjes dhe jo zgjedhje të përgjithshme lokale.”-shkruan Petrit Vasili./CNA.al

Venecia le Metën e Bashën me gisht në gojë

Venecia: Kushtetuesja s’ka kompetencë për të shqyrtuar vendoret e 30 Qershorit

Venecia si “grusht” për Bashën dhe Metën

LEXO TE PLOTE