LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Klodian Rashës/ Çuçi: Një hetim model, dosja është gati për në gjykatë

19 Janar 2021, 21:15, Politikë CNA
Vrasja e Klodian Rashës/ Çuçi: Një hetim model, dosja

Hetimet për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një oficer policie ende nuk janë mbyllur.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, sqaroi në emisionin ?Përballë? se hetimet e SHÇBA-së lidhur me sjelljen e policit vijojnë, ndërkohë që dosja e ngjarjes është gati për në gjykatë.

?Çështja është në hetim. Një rast lidhet me marrëdhëniet drejtëpërdrejt dhe me ngjarjen me faktin me humbjen e jetës së Klodianit. Dhe kjo është mbyllur me prova të plota. I ka prokurori, i ka gati dhe do t?i çojë shumë shpejt në gjykatë.

Është një nga hetimet model. Dhe ka një çështje tjetër që lidhet me sjelljen e policisë. Pra janë dy të ndryshme. Për të parën kemi ecur me shpjetësi. Për të dytën vazhdon hetimi. Se nuk është thjesht për tu bërë?, tha Çuçi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga