LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Votimi me postë/ Balla: Keqardhje që PD dhe LSI janë kundër votës së emigrantëve

19 Janar 2021, 18:39, Politikë CNA
Votimi me postë/ Balla: Keqardhje që PD dhe LSI janë kundër

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga qarku i Elbasanit,ka deklaruar se ndjen keqardhje që PD dhe LSI janë kundër votimit me postë për emigrantët.

Balla tha se emigrantët kanë të drejtë të votojnë aty ku jetojnë e punojnë.

?Emigrantët kanë të drejtën të votojnë atje ku jetojnë dhe punojnë, keqardhje që këtë e kundërshton Partia Demokratike dhe LSi-ja. Ekonomia shqiptare nuk do të ishte kjo që është, nëse nuk do të ishin emigrantët, ndërsa votimi me postë është një procedurë që ndiqet në të gjithë botën pasi është një proces i sigurtë. Bashkëbisedimi me banorët e njësisë 3 në Elbasan u fukusua edhe në problematikat e këtyre banorëve, por edhe në projektet e investimeve publike në këtë zonë gjatë muajve në vijim.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga