Connect with Us

VIDEO-Isli Islami mposht Covid-19 dhe rikthehet në emision/ Shihni reagimin e Ori Nebijaj

Showbizz

VIDEO-Isli Islami mposht Covid-19 dhe rikthehet në emision/ Shihni reagimin e Ori Nebijaj

Publikuar

-

VIDEO-Isli Islami mposht Covid-19 dhe rikthehet në emision/ Shihni reagimin e Ori Nebijaj

Moderatori Isli Islami e ka mposhtur Covid-19. Isli është rikthyer sërish në emisionin e mëngjesit Ëake up. Këtë lajm e ka bërë të ditur moderatorja Ori Nebijaj, e cila duket shumë e lumtur për rikthimin e kolegut dhe mikut të saj.

“U kthye Isli Islami në Wake Up në Top Channel dhe unë i rikthehem Instagramit”, shkruan Ori krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  VIDEO-Rënia e natës në Uran dhe perëndimet e diellit në planetët e tjerë/ NASA tregon pamjet

Pak ditë më parë Isli tregoi se ishte infektuar së bashku me nënën e tij por fatmirësisht nuk ka patur probleme serioze me shëndetin./ CNA.al

Ori Nebijaj e mban fjalën/ Ja si e surprizon mikun e saj të infektuar me Covid-19
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Showbizz

“Ka hyrë në jetën e tij që kur ishte 3 vjeç”/ Çiljeta flet për marrëdhënien e Albanit me Fernandon

Publikuar

-

Nga

“Ka hyrë në jetën e tij që kur ishte 3 vjeç”/ Çiljeta flet për marrëdhënien e Albanit me Fernandon

Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha janë një nga çiftet më të komentuar dhe të pëlqyera të shoëbizit. Këngëtarja ka zbuluar se me Albanin janë në  një lidhje prej 5 vitesh.

E ftuar në emisionin “Jashtë loje”, Çiljeta tregoi më shumë për marrëdhenien me të dhe marrëdhënien e Albanit me Fernandon.

Xhilaga tregoi se Albani ka hyrë në jetën e Fernandos kur ishte 3 vjeç.

Fernandos sigurisht i ndikon prania e Albanit. Kur ishte më i vogël thoshte kur të rritem do pres topa si Albani, por tani ka ndryshuar, është më shumë tek muzika. Djali i Albanit është i lindur dhe i prerë për këtë gjë.Kur e merrja Fernandon me vete në stadium kur ishte më i vogël, hipte tek karriget dhe ja bënte me dorë: ‘Si nuk më shikon içik ky o ma?’ më thoshte mua.

Ata janë si shokë bashkë. Albani e merr shpesh të dy bashkë, i nxjerr, bëjnë muhabete burrash, mbajnë sekrete ndaj meje.Por Fernando si mban dot sekretet. Fernando ka qenë 3 vjeç kur Albani është bërë pjesë e jetës sonë. Sot është 8 vjeç dhe i thonë 5 vite, pra prezenca e Albanit ka ndikuar shumë në formimin e fëmijës”, është shprehur ajo.

Ndërsa për marrëdhënien e saj me Albanin ajo ka rrëfyer:

LEXO EDHE:  VIDEO- Françeska Jaçe provokon sërish/ Modelja tregon linjat perfekte para pasqyrës

LEXO EDHE:  Një sukses i vërtetë/ Pa kaluar 24 orë, Noizy thyen rrjetin me këngën e re “All Dem Talk”

Gjërat ndonjëherë janë të shkruara. S’e kishim menduar ndonjëherë. Vinim të dy nga marrëdhënie të mëparshme. As ai se mendonte që do njihte dhe do dashurohej dhe as unë se mendoja që do njihja dhe do dashurohesha.

Çdo marrëdhënie ka të mirat dhe të këqijat e veta. Ka ato ditët e bukura dhe ato peripecitë që kalon, por kur dashuria është e vërtetë dhe e fortë, çdo gjë kalohet edhe pastaj fillon merr një trajtë tjetër kur ti kupton që nuk rri dot pa tjetrin dhe aty ti merr një vendim me veten dhe e kalon gjënë në një tjetër nivel pastaj.

Albani është një djalë sentimental dhe besnik. Është një natyrë që aty ku merr ngrohtësi dhe aty ku është mësuar, aty rri. Është njeri familjar, ka sedër shumë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Rudina Magjistari tregon për eksperiencën e saj me Covid/ “Nuk ishte e lehtë, kanë qenë trajtime të forta dhe intensive”

Publikuar

-

Nga

Rudina Magjistari tregon për eksperiencën e saj me Covid/ “Nuk ishte e lehtë, kanë qenë trajtime të forta dhe intensive”

Pas disa ditësh në izolim prej Covid-19, Rudina Magjistari u rikthyer në ekran ku dhe ka treguar eksperiencën e saj.

Ajo zbuloi se ishte infektuar me virusin së bashku me bashkëshortin e saj dhe që në simptomën e parë kishte kërkuar këshillat e mjekëve.

Rudina tregon se fakti që e kaluan pa shumë vështirësi të mëdha fizike ishte falë trajtimeve të forta dhe intensive duke i zbatuar një më një.

Pata unë radhën për ta kaluar Covid-19. Për fat kaloi mirë. Ka qenë një histori jo dhe aq e lehtë sa duket në pamje të parë, por që unë nga eksperienca ime kam kuptuar diçka dhe dua ta ndaj me ju. Unë dhe bashkëshorti u infektuam të dy njëkohësisht me Covid dhe patëm fatin e madh që të mos vuanim shumë gjatë kësaj kohe, ama mjekimet i kemi marrë të gjitha.

Që nga shenja e parë që ne dalluam tek vetja jonë dhe një nga mesazhet që unë dua të jap sot, përveç reflektimin të madh që vjen që shëndeti është i pari dhe ne gjithmonë duhet të jemi të kujdesshëm. Flitet gjithë kohës, mbani maskën, ruhuni, ruani distancën. Asnjëherë nuk duhen harruar këto, janë fjalë të vërteta dhe Covid-i është real, pas dere dhe shumë i rrezikshëm.

Nga përvoja ime, asnjë shenjë nuk duhet neglizhuar, nëse ndjeni dhe shenjën më të lehtë në trupin tuaj që diçka nuk po shkon, ka shumë gjasa të jetë Covid, kështu që filloni masat t’i merrni menjëherë. Sa më shpejt të trajtoheni, të kuroheni aq më e lehtë do jetë beteja me Covid-19. Dhe unë besoj se kjo është një nga arsyet që ne e kaluam pa shumë vështirësi të mëdha fizike, por ndërkohë trajtimet kanë qenë të forta, intensive, të gjitha një më një”, shpjegoi Rudina./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Çiljeta Xhilaga rrëfen momentet e fundit me të atin: “I lashë një porosi”

Publikuar

-

Nga

Çiljeta Xhilaga rrëfen momentet e fundit me të atin: “I lashë një porosi”

Pak ditë më parë, Çiljeta Xhilaga bëri të ditur lajmin e hidhur për humbjen e babait të saj. Ai humbi jetën pas betejës së vështirë me Covid-19.

Së fundi, këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin Jashtë loje, ku ka rrëfyer momentet e fundit me babain e saj të ndjerë. Çiljeta u shpreh se para se ta përcillnin për në banesën e fundit i kishte lënë një porosi babit të saj.

Ndonjëherë nuk e besoj, sepse më duket sikur është akoma në shtëpi dhe do e marr në celular. Kam pasur një baba shumë fisnik. Kur ishte për t’u diskutuar më kollaj merresha vesh me babin se me mamin, ai thoshte gjithmonë 2 fjalë dhe të sakta. Nuk më ka lënë asgjë mangët, më çonte kudo. Gjithmonë thosha me regjimin që mbante do shkonte 100 vjeç.

Besimi në Zot më ka bërë shumë të fortë tek pjesa e vdekjeve, sepse më parë e kisha fobi të shkoja në varreza apo të shohë njerëz të vdekur. Nuk kam për ta harruar kurrë në jetën time, ditën që përcollëm babin për në banesën e fundit i thashë atij djalit kur e hapi arkivolin të lutem t’i lë një porosi babit. I lashë një porosi që e kisha shumë merak. I thashë babi mos harro kur të dalësh përpara Allahut mos harro 5 gjërat kryesore: Feja jote është Islami, Profeti yt është Muhamedi, Libri yt është Kurani dhe Feja jote është Islami”, tregoi këngëtarja.

LEXO EDHE:  Nënë për herë të katërt: Moderatorja shqiptare jep lajmin e ëmbël

LEXO EDHE:  VIDEO- Françeska Jaçe provokon sërish/ Modelja tregon linjat perfekte para pasqyrës

Çiljeta ka zbuluar se në të ardhmen ka bërë në jetë të hapë një pus për një qëllim shumë të madh.

Kam bërë në jetë që në të ardhmen të hapë një pus ujë dhe njerëzit të marrin ujë, sepse më kanë thënë që është gjëja më e mirë që mund të bëjë, domethënë kur prindi lë një fëmijë besimtarë mbrapa ja bën çdo gjë më të lehtë në botën tjetër”, u shpreh ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE