Connect with Us

Vaksinat e ndalin pandeminë, edhe pa frenuar plotësisht transmetimin e Covid-19

Blog

Vaksinat e ndalin pandeminë, edhe pa frenuar plotësisht transmetimin e Covid-19

Publikuar

-

Për të mposhtur Covid-19, do të duhet shumë më tepër sesa një vaksinë e re

Nga Stacey McKenna “Scientific American”

Më në fund po ndodh shpërndarja e vaksinave kundër Covid-19. Shumëkush shpreson që tashmë imuniteti i tufës – mbrojtja nga një sëmundje infektive që ndodh pasi një pjesë e mjaftueshme e popullsisë është vaksinuar ose infektuar – është në horizont.

Por edhe pse vaksinat e para që kanë marrë autorizimin e autoriteteve,janë shumë të efektshme në parandalimin e sëmurjes nga Covid-19, të dhënat nuk mund të na tregojnë ende nëse ato pengojnë transmetimin e SARS-CoV-2, virusit që shkakton sëmundjen.
Por dilema nëse imunizimi i parandalon marrësit të sëmuren dhe të infektojnë të tjerët, nuk është unike për pandeminë aktuale. Sipas Daun Baudish, profesor i patologjisë dhe mjekësisë molekulare në Universitetin Mekmaster, i ashtuquajtur ‘imunitet sterilizues’ ishte një faktor kryesor në eliminimin e sëmundjes së lisë.

Virusi i lisë, ose variolës, bëri kërdinë midis popullatave njerëzore për mijëra vjet, dhe kjo dëshmohet nga gjurmët e gjetura në mumjen 3.000-vjeçare të faraonit egjiptian Ramsesi V. Të dhënat tregojnë se virusi ishte përhapur globalisht në shekullin e parë të Erës Sonë, dhe në fund u bë një pandemi shekullore.

Historianët mendojnë se sëmundja vrau më shumë se 300 milion njerëz midis viteve 1900 dhe deri në çrrënjosjen e saj zyrtare në vitin 1980. “Sëmundja e lisë e ndryshoi historinë e botës, duke ndryshuar trashëgiminë mbretërore dhe rezultatet e luftërave që prekën fatet e vendeve të tëra”- thotë Natasha Kraukroft, këshilltare e vjetër teknike për fruthin dhe rubeolën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Edhe pse shumë vaksina të përdorura gjerësisht sot (për shembull kundër fruthit) prodhojnë një imunitet shumë efektiv sterilizues, të tjerat, si vaksina kundër hepatitit B, nuk e bëjnë këtë. Me këto vaksina, sistemi imunitar i një individi është trajnuar për të parandaluar sëmundjen, megjithatë patogjeni mund të vazhdojë të ekzistojnë trupin e atij personi, duke bërë që ata të infektojnë të tjerët.

Beteja me Covid-19/ Kina dhe SHBA në garë për vaksinën

Rasti i rotavirusit –që shkakton të vjella të rënda dhe diarre, është veçanërisht i rrezikshëm për foshnjat dhe fëmijët e vegjël – është mjaft i thjeshtë. Vaksinimi e kufizon, por nuk e ndalon patogjenin që të shumohet. Si i tillë, ajo nuk mbron nga prekja në formën e lehtë të sëmundjes.

Gjithsesi, duke e zvogëluar ngarkesën virale të një personi të infektuar, ajo zvogëlon transmetimin, duke siguruar një mbrojtje indirekte të konsiderueshme. Sipas Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), 4-10 vjet pas futjes në vitin 2006 në përdorim të një vaksine kundër rotavirusit në SHBA, numri i testeve pozitive për sëmundjen ra me 74-90 për qind .

Por mënyra e kontrollit përmes vaksinave të një sëmundje infektive, nuk është gjithmonë aq e drejtpërdrejtë. Tek e fundit nëse vaksina parandalon transmetimin apo jo, dhe në çfarë shkalle kjo varet nga vetë patogjeni, bartësi ose strehuesi që infekton, si dhe nga ndërveprimi midis të dyve, thotë Baudish.

Për shembull, vaksinat kundër Bordetella pertusis, bakteri kryesor që shkakton kollën e mirë, ose kollën e verdhë, bëjnë një punë të shkëlqyer në parandalimin e sëmundjes, por nuk e zhdukin plotësisht virusin. Përkundrazi, teksaB.pertusis shumohen në traktin e sipërm respirator, antitrupat e shkaktuara nga vaksinat ushtrojnë presion përmes seleksionimit natyror për të zhdukur bakteret dhe gjenet që shkaktojnë sëmundjen.

LEXO EDHE:  Taulant Balla e thotë hapur/ Ja për çfarë bie dakord me Lulzim Bashën

Për shkak se të njëjtat gjene janë përgjegjëse për pjesët e mikroorganizmave që janë në shënjestër të antitrupave, bakteret që i mbajnë ato joaktive e shmangin përgjigjen imune dhe qëndrojnë të padukshme në traktin e sipërm respirator, shpjegon Baudish.
Kjo gjë bëhet problem kur dikush që ka një sistem imunitar të dobët, si për shembull një foshnjë, preket nga patogjeni. Në mungesë të antitrupave, gjenet që shkaktojnë sëmundjen e B.pertusis aktivizohen sërish, duke shkaktuar sëmundjen.

Në një studim të botuar nëtetor 2020 në “American Journal of Preventive Medicine”, studiuesit modeluan atë që mund të nënkuptojë një vaksinë anti-Covid me lloje të ndryshme të mbrojtjes. Ata zbuluan se nëse një vaksinë mbron 80 përqind të atyre që janë të imunizuar, dhe vaksinohet 75 për qind e popullsisë, virusi mund të përfundojë kryesisht si një epidemi pa pasur nevojë për masa të tjera të tilla si distancimi social.

“Përndryshe, nuk do të jemi në gjendje të mbështetemi tek vaksina për të rikthyer jetën normale”-thotë Brus Li, bashkautor i studimit dhe profesor në Shkollën Pasuniversitare të Shëndetit Publik dhe Politikës Shëndetësore. Kjo do të thotë, që nëse vaksina parandalon vetëm sëmundjen ose zvogëlon derdhjen virale në vend se t`a eliminojë atë plotësisht, masat shtesë të shëndetit publik mund të jenë ende të nevojshme.

Sidoqoftë, Li thotë se një vaksinë e përhapur jo-sterilizuese,mund të zvogëlojë ende ngarkesën në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe të shpëtojë shumë jetë njerëzore. Dhe gripi mund të sigurojë modelin më të mirë të asaj që na pret. Në varësi të periudhës së vitit, vaksinat e gripit kanë treguar se reduktojnë me rreth 40 për qind shtrimet në spital të të rriturve, dhe me 82 për qind shtrimet në repartet e terapisë intensive.

Studimi mbi koronavirusët sezonalë, sugjeron se SARS-CoV-2 mund të zhvillohet në mënyrë të ngjashme për të shmangur sistemin tonë imunitar dhe përpjekjet e vaksinimit, edhe pse ndoshta me një ritëm më të ngadaltë. Dhe të dhënat për marrëdhënien midis simptomave, ngarkesës virale dhe infektivitetit,mbeten të përziera. Por precedentët, tregojnë se vaksinat e diktojnë kontrollimin e suksesshëm të sëmundjeve infektive, edhe kur nuk sigurojnë një imunitet sterilizues të përkryer.

“Fruthi, difteria, pertusis, poliomieliti, hepatiti B, që të gjitha këto janë sëmundje të prirura për epidemi. Por ato tregojnë se për të triumfuar mbi sëmundjet infektive,nuk kemi domosdoshmërisht nevojë për një efektivitet 100 për qind në uljen e transmetimit, apo efektivitet 100 për qind kundër sëmundjes”- thotë Kraukroft./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.scientificamerican.com/article/vaccines-need-not-completely-stop-covid-transmission-to-curb-the-pandemic/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Blog

Pse miliona doza të vaksinës AstraZeneca, mbeten të papërdorura në vendet e BE-së?

Publikuar

-

Nga

Pse miliona doza të vaksinës AstraZeneca, mbeten të papërdorura në vendet e BE-së?

Nga Ido Vock “New Statesman”

Javën e kaluar, nisën të bëheshin publike raporte mediatike, sipas të cilave vetëm një pjesë e vogël e dozave të vaksinës Oxford/AstraZeneca të shpërndara në vendet anëtare të BE-së po përdoren. Për shembull, Times raportoi se ishin realizuar vetëm 400 nga 3.800 vaksinimet e planifikuara ditore në aeroportin Tegel të Berlinit, i mbyllur kohët e fundit për fluturimet, dhe i përshtatur si një qendër vaksinimi. Natyrisht, ngaqë dua të vaksinohem, shkova në Tegel për të provuar fatin tim. Arsyetova se po të kryheshin vërtet vetëm 1/10 vaksinimeve të planifikuara ditore, ata me siguri që nuk do ta kishin problem t’u jepnin dozat rezervë njerëzve që paraqiten aty nga fundi i ditës.

Tek e fundit, dhe programet e suksesshme të vaksinimit, si ato në Izrael dhe Britani, u japin të tjerëve jashtë radhës dozat e mbetura për të shmangur shpërdorimin e tyre. Fatkeqësisht, ambicia ime për t’u vaksinuar bie ndesh me mentalitetin gjerman apo atë burokratik. Rojet e sigurisë jashtë Tegel, më thanë plot pasiguri që nuk do të vaksinohesha. PorTegel nuk është një rast i izoluar në Gjermani. Ministria gjermane e Shëndetësisë, tha javën e kaluar se kishte përdorur vetëm 15 për qind të dozave të AstraZeneca, ndërsa shumë njerëzit në vend po e refuzojnë këtë vaksinë. Në Saksoni, Kryqi i Kuq Gjerman i tha programit të lajmeve ZDF Heute se në këtë land kryheshin çdo ditë vetëm 20-30vaksinime me AstraZeneca.

Në mbarë Evropën, po ndodh një histori e ngjashme. Deri më 25 shkurt, Franca kishte injektuar vetëm 16 për qind të dozave të saj AstraZeneca. Italia renditej e pesta, ndërsa Spanja e treta. Ndërkohë, sipas të dhënave nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, një agjenci e BE së,marrja e vaksinës Pfizer është në nivelet 80  për qind. Një pjesë e problemit është se shumë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, kanë zgjedhur që ta kufizojnë përdorimin e vaksinës tek njerëzit nën moshën 65 vjeç, për shkak të mungesës së të dhënave të provave klinike mbi efektivitetin e saj tek të moshuarit. Kjo edhe pse Agjencia Evropiane e Barnave për BE-në, e ka miratuar vaksinës për përdorim tek të gjitha grupmoshat.
Tani, disa zyrtarë gjermanë po bëjnë thirrje që rregullatori kombëtar të përditësojë udhëzimet e tij, dhe ta miratojë vaksinën për të gjitha grupmoshat. Por edhe pasja e listave paralele për vaksinimin mund ta ketë komplikuar detyrën logjistike të administrimit. Ndërkaq, po aq domethënës kanë qenë edhe tituj mashtrues nëpër media dhe komentet negative të udhëheqësve politikë mbi këtë vaksinë.

Në fillim, një histori e raportuar gjerësisht në të përditshmen kryesore financiare gjermane“Handelsblatt”, sugjeroi se vaksina AstraZeneca ishte gjysmë e padobishme tek të moshuarit. Edhe pse më vonë u zbulua se ky pretendim ishte një mashtrim, artikulli pati gjithsesi si efekt ngulitjen e idesë tek njerëzit se AstraZeneca ishte qartazi një vaksinë e dorës së dytë që duhej shmangur. Për shembull, kjo situatë mund ta ketë nxitur pjesërisht, kreun e një sindikate të policisë gjermane të pretendojë se oficerët e policisë duhet të marrin “vaksinën më të mirë të mundshme”. Pra jo atë të AstraZeneca, të cilën policia thuhet se e ka refuzuar. Që atëherë kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë disa përpjekje për t’iu kundërvënë hezitimit të bashkatdhetarëve të saj, duke u thënë qytetarëve:“Kjo është një vaksinë e sigurt dhe shumë efektive”.

LEXO EDHE:  Taulant Balla e thotë hapur/ Ja për çfarë bie dakord me Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  Rama nga Korça/ Të hënën fillon furnizimi me vaksinën anti-covid nga Pfizer

Më pas ishte presidenti francez, Emanuel Makron, ai që bëri disa insinuata mbi efektivitetin e vaksinës, duke deklaruar muajin e kaluar se “problemi i vërtetë i vaksinës së AstraZeneca, është se nuk funksionon ashtu siç e prisnim atë … gjithçka tregon se nuk është efektive për njerëzit mbi 65 vjeç, disa thonë se duhet të jenë nën 60 vjeç”. Edhe ai ka ndryshuar tani qasje, duke pretenduar së fundmi se do ta merrte vetë vaksinën nëse i ofrohej. Vetëm AstraZeneca nuk do ta zgjidhte dot krizën e shpërndarjes së vaksinave në BE. Deri tani unioni ka vaksinuar vetëm 7 për qind të popullsisë, krahasuar me 23 për qind në SHBA dhe 31 për qind në Britani.

Por pas një mosmarrëveshje të ashpër midis Britanisë dhe Bashkimit Evropian, kur Brukseli kërkoi që AstraZeneca të ndërpriste furnizimin e Mbretërisë së Bashkuar, për të përmbushur angazhimet e saj ndaj bllokut, është e vështirë të mos e vëresh ironinë, kur mjaftuan vetëm disa javë keqinformime, që qytetarët evropianë ta refuzonin në masë këtë vaksinë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.newstatesman.com/world/europe/2021/03/why-are-millions-doses-astrazeneca-covid-19-vaccines-lying-unused-eu-countries

LEXO TE PLOTE

Blog

S’ka më dyshime/ Trump do të rikandidojë për president në vitin 2024

Publikuar

-

Nga

S’ka më dyshime/ Trump do të rikandidojë për president në vitin 2024

Nga Larry Bell “Newsmax”

Të gjithë oratorët e Konferencës së Veprimit Politik Konservator të mbajtur javën e kaluar, e njohur zakonisht si CPAC, i premtuan besnikëri ish-presidentit amerikan Donald J. Trump si kandidati i tyre i preferuar për në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Dhe ata kishin shumë mbështetës midis shumë pjesëmarrësve entuziastë në konferencë. Sipas një sondazhi të The Washington Times CPAC Straw 2024, 95 për qind e tyre duan vazhdimin e politikave të Trump, 7 në 10 të anketuar duan që ai të garojë sërish për president, ndërsa nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani 55 për qind e republikanëve favorizojnë Trumpin si kandidatin e tyre.

Guvernatori republikan i Floridës Ron DeSantis ishte zgjedhja e dytë si kandidat për president, me 21 për qind të preferencave. Ndërkohë, pas tij renditej guvernatorja republikane e Dakotës së Jugut Kristi Noem, me 4 për qind. Nëse Trumpinnuk do të garonte, DeSantis ishte zgjedhja e parë me 43 për qind, e ndjekur nga Noemi me 11 për qind. Senatori i Teksasit, Ted Kruz ishte i saktë kur i tha audiencës të premten “Më lejoni që t’ju them diçka:Donald Trump do të jetë këtu me ne”.

Duke mbyllur punimet e CPAC të dielën, ish-presidenti Trump dërgoi mesazhin e fortë se ndërsa ai mund të jetë për momentin jashtë Zyrës Ovale, ai nuk ka në plan të rrijë duarkryq.

“Amerika nuk ka qenë kurrë në një udhëtim kaq të suksesshëm, që është larg nga të qenit i përfunduar. Le të mos ketë asnjë dyshim:Amerika do të jetë më e mirë dhe më e fortë se kurrë më parë”- theksoi ish-presidenti.

Më tej Trump tha se pasi “fitoi 2 herë zgjedhjet”, ai mund të “vendosë qët’i mundë ata për herë të tretë”.Sikurse edhe pritej, Trump u tregua shumë kritik ndaj administratës së re të Xho Bajdenit, duke e cilësuar muajin e saj të parë në detyrësi “edhe më keq sesa e kisha imagjinuar” … më katastrofikja në historinë e vendit. Ndër shumë shembuj ai përmendi edhe anulimin që Bajden i bëri ndërtimit të gazsjellësit Keystone XL që i kushtoi vendit 42.00 vende pune; dhe se shkatërroi pavarësinë energjitike që kishe arritur administrata e Trump; teksa premton zbatimin e një politikë katastrofike Green New Deal të mullinjve të erës.

Sipas Trump, kjo lëvizje do të shkaktojë kriza energjitike si ato që kanë ndodhur tashmë në Kaliforni dhe Teksas, do të dëmtojë mjedisin dhe do të zërë sipërfaqe të mëdha toke, të mbuluara me struktura të kushtueshme jofunksionale që do të mbeten në mëshirën e ndryshkut.
Ndërsa administrata Trump e kishte siguruar kufirin jugor të Amerikës me gati 900 km mur të përfunduar, Bajden e ka ndaluar projektin; duke vetë-krijuar një kërcënim serioz për sigurisë kombëtare. Presidenti aktual ka vendosur lirimin e kriminelëve të rrezikshëm, ndërsa ka inkurajuar shtetet të jenë më liberale ndaj emigracionit ilegal.

LEXO EDHE:  Taulant Balla e thotë hapur/ Ja për çfarë bie dakord me Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  Dhjetor 1940/ Kur Gandi i lutej në një letër Hitlerit, t’i jepte fund luftës që sapo kishte nisur

Trump i kujtoi SHBA-së se ishte “Operacioni Warp Speed” i administratës së tij, ai që solli zhvillimin e tre vaksinave të mrekullueshme dhenë një kohë rekord, (përfshirë aprovimin e ri nga FDA-së të vaksinës së Johnson & Johnson). Njëzet milion vaksina iu injektuan njerëzve para se Trump të linte detyrën, përfshirë atë që mori vetë Xho Bajden në fund të dhjetorit 2020, por që tani duket se e ka harruar. Ironikisht, ndërsa Bajden po hap kufirin ndaj emigrantëve, ai iu është bindur kërkesave të sindikatës së mësuesve për t’i mbajtur shkollat të mbyllura. Por Trump mendon se është thelbësore që fëmijët të rikthehen menjëherë në shkollë. Ai paralajmëroi se tirania socialiste e “anulimit të kulturës” po sulmon vlerat thelbësore dhe liritë e Amerikës.

Ish-presidenti tha se amerikanët duhet ti kundërvihen sulmeve nga monopolet e Big Tech kundër fjalës së lirë; të mbrojnë të drejtat e Amendamentit të Dytë që janë nën sulmin e demokratëve; dhe të mbështesin zbatimin e ligjit. Trump gjithashtu bëri të qartë se zërat që kishin qarkulluar se ai mund të planifikojë të krijojë dhe të drejtojë një parti të re ishin sërish “lajme të rreme”. Nga ndarja e Partisë Republikane, paralajmëroi ai, do të përfitonte vetëm Partia Demokratike. Ai deklaroi se do të ketë një rol thelbësor në mbështetjen e udhëheqësve “të fortë”republikanë në zgjedhjet e mesit të mandatit të vitit 2022, duke theksuar se mbështetja e tij për kandidatët ishte thelbësore në fitoret e republikanëve në zgjedhjet e vitit 2020, në të gjitha 26 vendet e fituara në Kongres, si dhe në ruajtjen e një Senati të balancuar 50 me50.

Trump nuk la asnjë dyshim mbi qëllimin e tij për të nxjerr jashtë loje ata anëtarë të partisë së tij që bashkuan votat me demokratët për ta shkarkuar atë pas trazirave të 6 janarit në Kapitol Hill. Këtu përfshihen 10 republikanë në Kongres dhe 7 në Senat, të cilët ai i përmendi me emra. Një kritikë të veçantë ai pati për një figurat më të njohura pro fajësimit, kongresmenen republikane të Uajoming, Liz Çeni. CPAC shërben zakonisht si aktiviteti kryesor, prej nga ku nis maratona e gjatë dhe e lodhshme e fushatës së zgjedhjeve të mesit të mandatit. Në përgatitje, komiteti i fushatës së vitit 2020 është shndërruar dhe riemërtuar “Bëjeni Amerikën Sërish të Madhe”. Sa i përket planeve të tij për vitin 2024, Trump e përfundoi fjalimin duke iu referuar një kohe kur “një president triumfues do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë”, duke mos lënë asnjë dyshim mbi synimin e tij për të rikandiduar./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.newsmax.com/larrybell/2024-americafirst-future/2021/03/01/id/1011935

LEXO TE PLOTE

Blog

A kanë lidhje operacionet kirurgjikale çezariane me Jul Çezarin?

Publikuar

-

Nga

Operacionet kirurgjikale çezariane, kanë qenë një pjesë e kulturës njerëzore që prej kohërave antike. Ky operacion, që karakterizohet nga lindja e një foshnje përmes barkut të nënës, përmendet në folklorin e lashtë hindu, egjiptian, grek, romak, por dhe në folklorin tjetër evropian.

Por nga e ka origjinën ky term? Një teori e njohur është se termi “çezarian”, rrjedh nga lindja përmes këtij operacioni kirurgjikal i udhëheqësit të famshëm romak Jul Çezarit. Edhe pse origjina e saktë e kësaj teorie mbetet e panjohur, studiuesit thonë se ky term ndoshta nuk është emëruar sipas vetë sundimtarit të famshëm.

Origjina antike

Një enciklopedi historike bizantino-greke e shekullit të X-të e quajtur Suda, është një nga të dhënat më të hershme që thotë se prerja çezariane u emërtua në fakt sipas vetë Jul Çezarit. Aty thuhet:“Kur nëna e tij vdiq në muajin e nëntë, ata e hapën, nxorën jashtë foshnjen dhe e quajtën kështu; pasi në gjuhën romake vetë lloji i prerjes quhet “Çezar”.

Sidoqoftë, gjasat që kjo teori të jetë e vërtetë janë të pakta. Gjatë kohës së lindjes së Çezarit në vitin 100 Para Krishtit, prerjet çezariane kryheshin vetëm kur nëna kishte vdekur ose vdiste si një përpjekje për të shpëtuar jetën e fëmijës. Pavarësisht kësaj, nëna e Çezarit, Aurelia, vlerësohet se ka jetuar gjatë pushtimit të Britanisë me djalin e saj, duke e bërë
kësisoj shumë të vështirë që ai të kishte lindur përmes kësaj procedure.
Jo vetëm kaq, por praktika e nxjerrjes së foshnjes nga nëna e saj, ishte pjesë e një ligji të vendosur para lindjes së Çezarit. Kështu, edhe nëse Çezari kishte lindur përmes prerjes çezariane,ai padyshim nuk ishte i pari.

LEXO EDHE:  Rama nga Korça/ Të hënën fillon furnizimi me vaksinën anti-covid nga Pfizer

LEXO EDHE:  Rama nga Korça/ Të hënën fillon furnizimi me vaksinën anti-covid nga Pfizer

Më shumë se sa një Çezar

Nëse historia e origjinës së këtij termi është e gabuar, pse ky lloj operacioni lidhet ende sot me Jul Çezarin? Përgjigjja qëndron në origjinën e emrit “Çezar”, që vjen nga fjala latine për të prerë, ose caedere.
Autori romak Plini Plaku, hulumtoi origjinën e prerjeve çezariane në librin e tij “Historia Naturalis”. Ai sugjeron aty se Jul Çezari e mori emrin sipas një paraardhësi që lindi përmes operacionit çezarian. Por me kalimin e kohës, ky përfundim mund të jetë keqinterpretuar. Plini u referohej qartësisht paraardhësve të Jul Cezarit, megjithëse sot shumë besojnë se procedura i referohet vetë perandorit të njohur.

Operacionet çezariane sot

Për shekuj me radhë, lindja përmes prerjes çezariane, mbeti një procedurë e rrezikshme. Gjatë gjysmës së parë të shekullit XX-të, kjo lloj lindje përfundonte thuajse gjithmonë me vdekjen e nënës nga infeksionet apo hemoragjia.
Sot, mjekësia moderne dhe teknikat e përparuara kirurgjikale, i kanë reduktuar shumë ngjarje të tilla tragjike. Prerjet çezarian janë në rritje, dhe kryhen shpesh si një alternativë ndaj lindjes natyrale. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, numri i lindjeve me operacion çezarian ishte 31.9 për qind, ose 1.208.176 e lindjeve në vitin 2018. Pra, edhe nëse emri i procedurës nuk ka lidhje me vetë udhëheqësin romak, ajo do të vazhdojë që të jetë pjesë e praktikës moderne mjekësore – ashtu siç ishte edhe para se të lindte Jul Çezari./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:   https://www.discovermagazine.com/health/are-cesarean-sections-named-after-julius-caesar

 

LEXO TE PLOTE