Kuriozitete
Ujëvara, akullnaja dhe lugina mahnitëse/ Fotot që tregojnë madhështinë e terrenit malor të Kanadasë

Robin Williams e përshkroi Kanadanë si “si një apartament në papafingo për një festë vërtet të mrekullueshme”.
Fotografi amator James Cliburn , nga Vancouver, ka shkrepur imazhe të mrekullueshme, pasi ka kaluar pesë vitet e fundit duke eksploruar terrenin e egër të vendit të tij me kamer në dorë.
Dhe ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke kapur madhështinë epike të peizazhit nga Lugina e lartë e Dhjetë Majave në Parkun Kombëtar Banff tek akullnajat dhe ujëvarat.
38-vjeçari, i cili është gjithashtu bashkëthemelues i botimit online të udhëtimit Stade Magazine, i thotë MailOnline Travel: ‘Kanadaja ka një gamë të gjerë peisazhesh të bukura. Më pëlqen shumë të vizitoj shkëmbinjtë Kanadezë, kështu që parqet kombëtare të Banff, Jasper dhe Yoho do të ishin zgjedhja ime e peisazheve më piktoreske.
“Nëse bëni disa hulumtime, mund të largoheni nga kaosi dhe të përjetoni pak më shumë nga këto vende mahnitëse. Është një vend nga i cili nuk do të zhgënjeheni.”
Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

“Planeti i kuq” siç nuk e keni parë ndonjëherë/ NASA publikon imazhet e reja nga Marsi
Imazhe të reja nga Marsi të shkrepura nga roverja NASA Perseverance kanë zbuluar ngjyrën mbresëlënëse të sipërfaqes së planetit të kuq. Rover Mars Perseverance preku...

Gjendet tek ADN-ja/ Shkencëtarët zbulojnë gjenin që i bën njerëzit më të lumtur në martesë
Është identifikuar një gjen që i bën njerëzit më të lumtur në marrëdhëniet e tyre dhe më shumë të ngjarë të kenë një martesë të...