Showbizz
U përfol për një romancë me gazetaren seksi italiane/ Can Yaman ngacmon sërish fansat

Aktori me origjinë shqiptare Can Yaman dhe prezantuesja Diletta Leotta flitet se janë në një lidhje dashurie. Sipas mediave të huaja, Diletta dhe Can po takohen prej kohësh, madje thuhet se kanë kaluar 5 netë në një hotel në Romë.
Revista e njohur ‘Chi’ ka publikuar foto ku dyshja shfaqen në moment private duke u puthur dhe përqafuar.
Pas publikimit të fotove dhe lajmeve në media Can reagoi me një status ku shkruante: “Është punë për mua dhe pikë”.
Pas ndeshjes Romë-Inter, aktori shpërndau një shprehje shumë ngacmuese: “Pavarësisht shiut qielli mbi Romë mban erë ëndrrash”, duke bërë fansat të mendojnë se është një dedikim për Dilettën./ CNA.al